Faleminderit Shtëpisë Botuese “Shkronjë pas shkronje” dhe z. Roland Çano

E premte, 29 Mars, 2024

Ata të cilët e kuptojnë rëndësinë e përhapjes së diturisë në  gjuhën amtare lajmërohen vetë. Këta janë lajmëtar të diturisë, të cilët mundohen të japim gjithçka që kanë në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. E tillë është Shtëpia Botuese “Shkronjë pas shkronje” dhe vetë drejtuesi i saj z. Roland Çano, i cili ditë më parë i dhuroi “Shkollës Shqipe” në Zvicër 100 abetare dhe 100 fletore pune, të autorëve Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj me qëllim që t`iu shpërndahen nxënësve të shkollave shqipe.

Këto libra të Shtëpisë Botuese “Shkronjë pas shkronje” tani më janë në duart e fëmijëve të cilët edhe pse të lindur larg atdheut, gjuhën shqipe e duan dhe dëshirojnë ta ruajnë

Fakt është se “Shkolla Shqipe” në Zvicër gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit ka bërë një kthesë të shkëlqyeshme në hapjen e pikave të reja shkollore në mbarë Zvicrën. Qindra pika shkollore dhe qindra e qindra nxënës të cilët për herë të parë u ulën në bankat shkollore për të mësuar në gjuhën amtare janë lajmi më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare. Dhe ky fakt jo vetëm që ka gëzuar një numër të madh të prindërve, veprimtarëve dhe intelektualëve kombëtarë, por ka motivuar edhe emra të njohur të botimit të librit shqip si dhe pedagogë të shquar të arsimit shqip. Në rrugëtimin tonë për ta shpërndarë sa më shumë dhe sa më gjerë dritën e diturisë në gjuhën shqipe kemi takuar miq dhe veprimtarë të devotshëm,  të cilët vullnetarisht i bashkëngjiten angazhimit dhe përpjekjeve tona me qëllim që të kemi sa më shumë pika shkollore në gjuhën amtare dhe natyrisht sa më shumë fëmijë, të cilët në mënyrë të organizuar mundohen ta mësojnë gjuhën e bukur shqipe.

Dhe fare në fund, duhet të theksohet se z. Roland Çano miku i shkollave shqipe në mërgatën shqiptare, i cili ka dhuruar gjatë viteve libra jo vetë në Zvicër por në shumë shtete të botës ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, ka vënë urë komunikimi në mes mësuesve, pikave shkollore ku zhvillohet mësimi në gjuhën amtare dhe mbi të gjitha urë komunikimi në të folurit shqip me qindra e qindra fëmijë shqiptarë, të cilët kanë përfituar nga shpirtgjerësia e tij, librat falas. Ata që kanë vizion për të ardhmen sponsorizojnë në gjuhë dhe kulturë kombëtare. Dhe ne, mësuesit e Shkollës shqipe në Zvicër, nxënësit e saj e themi me plot gojën: Faleminderit Shtëpisë Botuese “shkronjë pas shkronje” dhe drejtuesit të saj Roland Çano duke i dëshiruar shumë suksese në veprimtarinë botuese, që të botojë sa më shumë libra dhe përralla për fëmijët e diasporës sepse kemi shumë nevojë.

Ata të cilët e bënë të mundur që nxënësit e shkollave shqipe t`i kenë sot librat në duar. Drejtuesi i Shtëpisë Botuese “Shkronjë pas shkronje” z. Roland Çano  dhe pronari i Kompanisë (I – Kompani) nga Struga, z. Imit Istrefi, që e bëri transportin e librave nga Tirana në Zvicër.  Ju themi publikisht, se shkolla shqipe ka shumë miq dhe në mesin e tyre, ju do të jeni ndër të nderuarit dhe të respektuarit. Ju faleminderit!

Zyrih, 15 maj 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 