Është çelur më 29 prill në “Galleria Bianca” në Parma në bashkëpunim me “Loppis” ekspozita personale e artistit shqiptar Erjon Nazeraj.
Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 5 qershor 2022, çdo ditë ora 10:00 me 19:00 paraqet punët më të fundit të artistit Erjon Nazeraj, një seri tablosh me bojëra uji që modelojnë trupa që bien, të varura në sfondin e bardhë të letrës poroze. Titulli i referohet lëvizjes së cilës i nënshtrohet trupi, këmbët, krahët, gjoksi që përdridhen në forma plastike. Rënie që nuk parashikojnë zbarkim, sepse janë figura të lira, emigrantë, trupa që kërkojnë perspektiva të reja, iluzione të reja pa gjetur kurrë një qetësim vendimtar.
Akuareli, nëpërmjet rrjedhshmërisë së lëngshme që e karakterizon, nënvizon humbjen e ekuilibrit dhe paqëndrueshmërinë e gjestit.
Punimet e Erjon Nazerajt shfaqen si shtresime të lehta, vëllime të mbivendosura, në një proces transformimi të përhershëm. Vetëm iluzioni i vizatimit lejon një pauzë, Nazeraj kthen kornizat në të cilat trupi duket se gjen pozicionin e tij të saktë dhe të pafuqishëm, por është vetëm një ushtrim i përkohshëm, i zhdukur si piktura.
Mbi artistin
Erjon Nazeraj u lind më 12 tetor 1982 në Fier dhe aktualisht jeton në Parma Itali. Në vitin 2001 diplomohet në liceun artistik “Jakov Xoxa” në Fier. Më pas vazhdon studimet në Itali, ku në vitin 2008 diplomohet për skulpturë në Akademinë e ARTEVE TË Bukura në Bolognia.
Ekspozita personale
2018 Memorie, Spazio Arte Farioli, Busto Arsizio, Varese.
Habitus, Oratorio San Quirino, Parma.
2015 Performance Sindone-Contemporary Shroud, The Gallery on The Corner, Londra, në bashkëpunim me BAG Gallery
2014 Inscape brenda kuadrit të evetit Caratteri, kuruar nga Andrea Tinterri, Palazzo del Governatore, Parma.
2013 Inside/Rinascite, Spazio Pasubio Parma, bashkëpunim me Associazione Culturale Lunatici Parma.
2011 Flert, Associazione Culturale Made in Art, Parma.
2008 Installazione monumentale Upstream mbi fasadën e një pallati në Bologna, event i kuruar nga Isabella Falbo.
Ekspozita kolektive
2021 Çfar mbetet e pandryshiueshme gjate ndryshimit ?, Çmimi Idromeno-edicioni VI, Galeria e Arteve Shkoder, Albania.
2018 Maledetti Albanesi, Casa del Mantegna, Mantova.
Edicioni i dytë i Shenja e re Shpiptare, Galeria e Artit Fier, Albania.
2017 Museo Storico Archeologico di Nola, Napoli.
2016 Rrugetimi i gjate dhe i bukur , Galeria e Artit Fier, Albania;
Il mondo numero Zero, Galleria Artasylum, Fermo;
Ëopart, Ëoek on paper Fair, Lugano;
Albania / Knots. 163 Contemporary Artists from Albania” akademia e Tiranës Aula Magna, AL (Collezione Luciano Benetton).
2015 Hit Parade di Paratissima, Museo Nazionale del’Automobile, Torino.
2014 Beyond the Border, kuruar nga Domenico Russo e Giulia Daolio, Reggio Emilia.
2013 Destinazioni, Arte Fiera a Padova.
2012 515’, projekt nga Federica Bianconi, Arte Accessibile Milano.
2011 Draëings Ëall, Galleria d’Arte Paolo Maria Deanesi, Rovereto.
2011 Flert, Associazione Culturale Made in Art, Parma.
Cmime / Konkurse
2020 Lo spazio vissuto – Cambi di prospettiva per il decennio che verrà, Istituto Italiano di Cultura Tirana, Tirana.
2017 Çmimi Arte Carlo Farioli, Palazzo Marilena Cicogna, Busto Arsizio, Varese;
Premio OfficineArs, Associazione Villa Sistemi Reggiane, Reggio Emilia.
2015 Fitues i çmimit special i manifestimit Paratissima 11, Torino.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.