Një traditë që vazhdon prej 9 vitesh. Universiteti Europian i Tiranës ka mbyllur dje punimet e Edicionit të nëntë të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore: “Albanian Studies Days”, DSSH 2022!
Në panelin e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit: “New Economic Model”, u paraqiten punime dhe artikuj interesante qe lidhen me realitetet e reja ekonomike dhe institucionale në Shqipëri dhe Kosovë.
E pranishme në këtë edicion ishte edhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Kryetari i saj Z. Ardian Lekaj ishte folësi kryesor në panelin “Modeli i Ri ekonomik”.
“Një falenderim për të gjithë pjesëmarrësit, akademikët dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, si dhe z. Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, për pjësëmarrjen si folës kryesor në këtë panel” ka shkruar dekani i UET, Prof. Dr. Elvin Meka. Të pranishëm të tjerë ishin Selami Xhepa i cili foli mbi rritjen ekonomisë dhe institucioneve në dy dekadat e fundit, Anida Osmanagio dhe Adriana Galvan që diskutuan mbi Rekuperimin pas shkatërrimit social, etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.