Revista letrare “Pena” në numrin e saj të 9-të

E enjte, 18 Prill, 2024

Organi letrar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, revista “Pena”, vjen para lexuesit të saj në numrin e nëntë për vitin 2021.

Në 195 faqet e “Penës” gjejmë strukturën tashmë të konsoliduar të kësaj reviste por me rastin e largimit nga jeta të poetit Luigj Cekaj, i është rezervuar një hapësirë e veçantë.

Tek “Pena” e këtij viti, lexuesi do të komunikojë me 24 autorë: Agim Xh. Dishnica, Naum Prifti, Mëhill Velaj, Yllka Filipi, Istref Haxhillari, Dalan Luzaj, Julia Gjika, Xhevdet Bajraj, Faruk Myrtaj, Vaid Hyzoti, Ramiz Gjini, Kostaq Duka, Përparim Kapllani, Visar Zhiti, Raimonda Moisiu, Namik Selmani, Iliriana Sulkuqi, Astrit Lulushi, Gjekë Marinaj, Kozeta Zylo, Adnan Mehmeti, Sokol Paja, Arjeta Ferlushkaj dhe Shani Pnishi.

“Pena”, edhe në këtë numër, hapet me zhanrin kritikës, e cila na prezantohet me: një analizë të përgjithshme për Fishtën dhe veprën e tij nga Agim Xh. Dishnica; një shkrim përkujtimor nga Naum Prifti me rastin e 35-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Bilal Xhaferri dhe tre recensione, konkretisht: Mëhill Velaj për librin “The old bridge-Ura e vjetër” me autore Arjeta Ferlushkaj, Yllka Filipi për librin “Simfonia e udhëtimeve” me autor Adnan Mehmetit dhe Istref Haxhillari për librin “Ujëvarat e mallit” të Fuat Memellit.

Rubrika e poezisë në këtë numër përfaqësohet nga poetët: Dalan Luzaj me “Dhimbja që vret”, “E njoh një të vërtetë”, “Pranë harresës”, “Sokëllime labërie”; Julia Gjika me poezitë “Miku im është një zog”, “Le të ëndërrojmë”, “Harrim”, “Dikur”, “Një forcë më shtynte përpara”, “Ti, e bukura toka jonë”; Xhevdet Bajraj me poezitë “Gruaja dhe zogjtë”, “Sa herë hyn ajo në shtëpi”, “Ëndrra e pemës”, “Ora”, “Sa herë e kujtoj atdheun”, “Dielli”, “Lisat e atdheut”; Faruk Myrtaj me poezitë “Vendlindja në shitje”, “Më-në-fund-ja”, “Në vendlindje jetojnë vetëm njerëz të bukur (meditime emigranti)”, “Ne, salmonët”, “Është vonë, shumë vonë?”, “Emigrant do të thotë të lindësh sërish” dhe Vaid Hyzoti me poezitë “Mplakja”, “Halloëeen”, “Shoh…”, “Marrëzitë më lënë pa gjumë”, “Shita shtëpitë”, “Padurim për një takim”, “Do rrosh më gjatë”, “Ku je?”.

Kurse në zhanrin e prozës, revista “Pena” na vjen me tri të tilla: “Trokitjet” nga Ramiz Gjini, “Hiri” nga Kostaq Duka dhe “Byzylyku” nga Përparim Kapllani.

Intervista e këtij numri ka në fokus shkrimtarin Visar Zhiti dhe marrëdhënien e tij me librat. Në këtë bashkëbisedim me shkrimtarin Zhiti, njihemi me librat që atij ia kanë ndryshuar jetën, që kanë ndikuar më shumë tek ai, librin që do të kishte dashur të shkruante, etj. Zhiti gjithashtu shpreh mendimin edhe për librin, që sipas tij është më i nënvlerësuari: “Kam një romancier që më dhimbset: Astrit Delvina. Por ne kemi një letërsi të gjithën që duket si e nënvlerësuar, zyrtarisht të paktën, padrejtësisht, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet si një letërsi tjetër”.

Rubrika e esesë vjen me pesë të tilla: “Poetët” nga Raimonda Moisiu, “Në kujtim të shkrimtarit me origjinë çame Bilal Xhaferri” nga Namik Selmani, “Në prag fluturimi” nga Iliriana Sulkuqi dhe “Vend i çuditshëm” nga Astrit Lulushi.

Si në çdo numër, redaksia e revistës përfshin gjithnjë informacion për fituesin e çmimit Nobel në letërsi. Për vitin 2021, ky çmim u fitua nga shkrimtari Abdulrazak Gurnah.

Komuniteti i krijuesve shqiptarë në diasporë humbi shkrimtarin Luigj Çekaj. Në këtë numër, revista “Pena” vjen me një “In memoriam” në nderim të tij, fillimisht me shkrimin redaksional “Lamtumirë poeti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Luigj Çekaj”. Gjithashtu, vjen Gjekë Marinaj me shkrimin “Poeti dhe vëllai im Luigj Çekaj e mori jetën me vete dhe dha shpirt”; Mëhill Velaj me “Ndër sytë e poetit”; Kozeta Zylo me “Poezia e Luigj Çekaj, një hartë me metafora plagësh” si dhe Nikolla Spathari “Doli nga shtypi libri ‘Një shkrelas në Manhattan’ i poetit Luigj Çekaj”(post mortum).

Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishme rubrikën e kronikës, ajo nuk mungon as në këtë numër dhe përmes saj ne njihemi me angazhimet dhe aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Kryefjala për këtë vit ka qenë 20-vjetori i SHSHAA-së ndaj edhe kjo rubrike mbulohet me shkrime që i përkasin këtij evenimenti, i cili ka ardhur mjaft i pasur në organizim nga kryesia dhe anëtarët e kësaj shoqate. Janë zhvilluar aktivitete si ekspozita libri, takime me shkrimtarë, ndarje cmimesh për anëtarët, performanca artistike, etj.

Gjithashtu, në këtë numër njoftohemi edhe për rizgjedhjen e Mëhill Velaj kryetar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Një ngjarje që spikat është nderimi me çmimin letrar ndërkombëtar që i është bërë Gjekë Marinaj. Shkrimtari Marinaj u vlerësua në Korenë e Jugut me Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Changwon KC” për kontributin jetësor dhe etikën kulturore në letërsi me motivacionin se “i vendos njerëzit në qendër të punës së tij, inspiron paqen përmes poezisë dhe këndon për përmirësimin dhe sjelljen e shpresës në botë.”

Në këtë numër të revistës, lexuesi ka mundësi të njihet me fjalimin e rastit që shkrimtari Marinaj mbajti në pranimin e këtij çmimi.

Vend të rëndësishëm në këtë kronikë zënë edhe promovimet e librave. Shkrimtari Visar Zhiti ka promovuar në disa qytete në Shqipëri botimet më të fundit, si: “Kartela të realizmit të dënuar” dhe “Dorëshkrime të fshehta të burgut”.

Promovime të librave të anëtarëve të Shoqatës që janë bërë në Shqipëri/Kosovë ku përmendim librin e studiuesit Thanas L. Gjika “Ecja drejt së dhjathtës-dëshmi morale dhe mencurie”; promovimi i librit të shkrimtares Iliriana Sulkuqi “Qyteti im”; botimi në anglisht i romanit “Një grua midis dy burrash”: “A Woman Between Two Man” me autore shkrimtaren amerikane Carrie Hooper; promovimi në Bilisht i librit “Ujëvarat e mallit” me autor Fuat Memelli; promovimi në Gjirokastër i librit “Triumf” i shkrimtarit Xhevat Limani.

Shoqata ka organizuar promovime edhe në SHBA, nga ku përmendim promovimin e librit “The Old Bridge-Ura e vjetër” në New York, me autore Arjeta Ferlushkaj.

Në rubrikën e kronikës kemi kënaqësi të lexojme për një tjetër çmim të fituar nga një autore shqiptare në SHBA. Bëhet fjalë për shkrimtaren Ani Gjika, e cila është vlerësuar me çmimin “New Immigrant Writing” nga Restless Book, Boston.

Për të gjithë dashamirësit e letërsisë dhe sidomos për krijuesit dhe lexuesin e diasporës, rubrika e botimeve të reja pritet gjithnjë me interes. Për vitin 2021 SHSHAA-ja numëron këto botime të reja:

  1. Pena, nr.9: Revistë letrare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adriatic Press, New York, 2021.
  2. Adnan Mehmeti: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë (2001-2011)” dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2012-2021)”, publicistikë, Adriatic Press, New York, 2021.
  3. Adnan Mehmeti: “Simfonia e udhëtimeve”, udhëpërshkrime, UET Press, Tiranë, 2021.
  4. Besa Rexhepi: “Vaji i nënës”, poezi, Intergraf, Ferizaj, 2021.
  5. Bexhet Asani: Zjarri arbëror i pashuar” (Profile, studime, skica letrare).

“Il fuoco arberesh inestinguibile” (Profili, studi, cchizzi letterari), Botimet Barleti, Tiranë, 2021.

  1. Bora Balaj: “Twenty years silence”, novel, “Bogdani”, Prishtinë, 2021.
  2. Carrie Hooper&Skifter Këllici: “A woman between two men”, novel, Lulu, 2021.
  3. Fuat Memelli: “Ujëvarat e mallit”, poezi, Korçë, 2021.
  4. Hys Hasa:”Gjurmë vlerash jetësore në Vilë”,1-2, monografi, Botimet Eneas, Tiranë, 2021.
  5. Hys Hasa:”Vlera intelektuale kuksiane “vëllimi i 4-rt, Eneas, Tiranë, 2021.
  6. Hys Hasa:”Gjurmë vlerashë kuksiane”,vëllimi i 2-të, Eneas, Tiranë, 2021.
  7. Iliriana Sulkuqi: “Gjithnjë zë i vendit tim…”,poezi shqip- anglisht,Botimet M&B, Tiranë, 2021.
  8. Iliriana Sulkuqi: “Qyteti im”, antologji poetike-grafike, Tiranë, 2021.
  9. Istref Haxhillari: “Mërmërima e kroit të moçëm”, rrëfim i ilustruar, Albas,Tiranë, 2021.
  10. Istref Haxhillari: Hije në mur, tregime të zgjedhura, Emal, Tiranë, 2021.
  11. Julia Gjika: “Poezi dhe prozë e zgjedhur”, Amanda Edit Verlag, Bukuresht, 2021.
  12. Kostaq Duka: “Horoskopi i qytetit”, Tregime, Lulu, 2021.
  13. Luigj Çekaj: “Një shkrelas në Manhattan”, vargje humori, “Jozef”, Durrës, 2021.
  14. Mëhill Velaj: ”Errësirë e shekullit të qytetëruar (Covid- 19)”, poezi, Lena, Prishtinë, 2021
  15. Mëhill Velaj: “Rilindje në kujtesë”, tregime, Jakup Ceraja, Prishtinë, 2021
  16. Namik Selmani:”Jehona e urtësisë dibrane”, antologji, Shtëpia Botuese MB, Tiranë, 2021.
  17. Namik Selmani:“Kosova, bajrak i fjalës”, poezi, Shtëpia Botuese ENJA,Tiranë, 2021.
  18. Sami Milloshi: “Ora e murit”, tregime, UETPress, Tiranë, 2021.
  19. Sami Repishtit: “IN THE SHADOË OF ROZAFA CASTLE” (A Lived Narrative), “Adriatic Press”, New York, 2021.
  20. Skifter Këlliçi: “C35 US” rënë në tokën shqiptare”, roman, “Toena”, Tiranë, 2021.
  21. Skifter Këlliçi: “14 veç dhëndër në Nju Jork”, roman humoristik, “Jolanda”, Tiranë, 2021.
  22. Skifter Këlliçi: “Katër dhe një qenush pas gjurmëve”, roman për fëmijë, “Jonalda”, Tiranë, 2021.
  23. Thanas Gjika: “Ecja drejt së djathtës–dëshmi morale dhe mençurie”, publicistikë, JOZEF, Durrës, 2021.
  24. Visar Zhiti: “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, Onufri, Tiranë, 2021.
  25. Xhevat Limani: “Triumf”, “roman” jetësor, “Triumph”,life “novel”, Botimet Barleti, Tiranë, 2021.

Kjo listë botimesh i shtohet fondit të krijimtarisë letrare të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, por jo vetëm.

Në revistë, për të gjithë të interesuarit, në çdo numër përfshihet nga redaksia informacioni rreth kritereve të anëtarësimit në Shoqatë por edhe vazhdimisht iu rikujton atyre moton e saj: “t’i sjellim komunitetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari të cilësisë së lartë në përputhje me standardet bashkëkohore të botës ku jetojmë”.

Dr. Arjeta Ferlushkaj

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 