Të ardhurat nga puna jashtë vendit iu kthyen rritjes në 2021

E enjte, 25 Prill, 2024

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit i janë kthyer rritjes këtë vit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2021 kishin vlerën e 161 milionë eurove, në rrritje me 3.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur sidomos gjatë tremujorit të tretë të vitit, kur të ardhurat ento nga puna jashtë vendit arritën vlerën e 72 milionë eurove, në rritje me 10.8% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afat-shkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Të ardhurat nga puna kanë qenë një burim të ardhurash në rritje të vazhdueshme deri vitin e kaluar. Veç punësimit klasik sezonal, kjo mund të lidhet me zgjerimin e punësimit në distancë, kryesisht në formën e kontraktimit të shërbimeve outsourcing. Kjo formë punësimi është në rritje, sidomos në shërbimet e lidhura me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit.

Por, viti i pandemisë solli një rënie të fortë të të ardhurave në këtë zë. Megjithëse këtë vit të ardhurat nga puna i janë kthyer rritjes, shifrat janë ende larg niveleve të para pandemisë. Nëse përjashtojmë vitin e kaluar, shifra e 9-mujorit të këtij viti prej 162 milionë eurosh është më e ulëta që prej vitit 2015.

Në analizat e institucioneve, shpesh, të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkangjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale të remitancave në ekonomi. Nëse dërgesat e emigrantëve nuk e kanë ndjerë efektin e pandemisë, të ardhurat nga puna duket se kanë pasur një efekt të ndjeshëm. Për 9-mujorin e vitit 2019, të ardhurat nga puna përbënin rreth 42% të dërgesave të emigrantëve. Për të njëjtën periudhë të vitit 2020, pesha e tyre në raport me remitancat ka rënë në rreth 33%, ndërsa këtë vit pesha e tyre specifike ka pësuar një rënie të mëtejshme në më pak se 30%.  /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 