Kosova e Danimarka nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë

E premte, 19 Prill, 2024

Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për investime në energjinë e ripërtërirë dhe bashkëpunimin politik. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe homologu i saj danez Flemming Moller Morteensen, ministër i Bashkëpunimit Zhvillimor.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja Rizvanolli tha se kjo marrëveshje hap rrugën për një bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe në fushën e energjisë për dy shtetet.

Rizvanolli u shpreh se sektori i energjisë përballet me sfida të shumta dhe kriza e fundit energjetike ka treguar brishtësinë e sistemit energjetik në Kosovë. Ajo tha se kriza energjetike ka treguar se sa e rëndësishme është që të ketë siguri të furnizimit dhe të ketë diversifikim të prodhimit të energjisë elektrike.

“Në strategjinë tonë të energjisë 2022-231 diversifikimi i burimeve të energjisë me fokus të veçantë në rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërirë të energjisë në prodhimin e energjisë elektrike janë ndër qëllimet kryesore të kësaj strategjie. Ne do të jemi ambicioz në këtë aspekt duke synuar që deri në vitin 2050 ta de-karbonizojmë sektorin e energjisë. Për ne si shtet ky tranzicion energjetik do të jetë sfidues, nga ana tjetër e kemi Mbretërinë e Danimarkës, e cila është një ndër shtetet liderë në kuptim jo vetëm të vënies së objektivave ambicioze për mbrojtje të klimës dhe për energji të ripërtërirë, mirëpo edhe për hulumtim e zhvillim në këtë fushë dhe në gjetjen e zgjidhjeve dhe implementimin e zgjidhjeve për të rritur pjesëmarrjen e burimeve të ripërtërirë. Andaj, konsideroj që të kemi shtetin e Danimarkës përkrah në këtë tranzicion, të kemi një bashkëpunim më të thellë me ta në fushën e energjisë do të jetë tejet e rëndësishme për ne si shtet të na e bëjë më të lehtë këtë tranzicion energjetik”, tha Rizvanolli.

Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor në Danimarkë, Flemming Moller Morteensen, tha se sot është ndërmarrë një hap shumë i rëndësishëm për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.

“Do të punojmë për së afërmi së bashku në agjendën e gjelbër, përshirë në eficiencën e energjisë dhe burimet e ripërtërirë të energjisë. Kam kënaqësinë që Danimarka mund të mbështesë Kosovën së bashku me partnerët ndërkombëtarë, shumica e kornizës sonë për pesë vitet e ardhshme do të jetë për energjinë e ripërtërirë dhe financimi i furnizimit me energji këtu dhe agjenda e gjelbër është më e rëndësishme se kurrë me parë. Aktualisht e shohim ndikimin e çmimeve të larta të energjisë në mbarë Evropën dhe kemi kërkesa që po tejkalon ofertën duke pasur pasoja të rënda për aspektet politike-ekonomike. Ky është besimi im që tranzicioni i gjelbër është pjesë e zgjidhjeve afatgjate që duhet t’i gjejmë, tranzicioni i gjelbër në Danimarkë edhe një herë do të përshpejtojë… Mezi pres që të punojmë për së afërmi me qeverinë këtu në Kosovë, me ministrat e juaj, më të vërtetë besoj që mund t’i zgjidhim disa nga çështjet globale vendimtare kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike dhe nevojën për energjinë e ripërtërirë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.