Itali/“Diaspora dhe Gjuha Shqipe” fokusi i Federatës FNAI e lidhjes së mësuesve

E enjte, 25 Prill, 2024

Federata Kombëtare Shqiptare “FNAI” në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë dhe Shoqatën e Avokatëve Shqiptarë në Itali, organizoi në datën 19 dhjetor konferencën “Diaspora dhe Gjuha Shqipe”. Konferenca u realizua pjesërisht online ndërmjet platformës “Zoom” dhe në lidhje direkt me sallën ku u zhvillua konferenca në Rezzato të Italisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kryesore shtetërore dhe shoqatave lokale shqiptare, si dhe me emra të njohur në fushën e mësimdhënies së gjuhës shqipe, si:
Dr. Mimoza Hysa (drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën), Ing. Luljeta Çobanaj (oficere për Diasporën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano), dr. Ariana Kosova Hoxha (kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali), prof. Francesco Altimari (anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës), avokati Gentjan Alimadhi me eksperiencë në të drejtat penale, civile, emigracion dhe asistencë për të gjitha shërbimet ligjore, si dhe përfaqësues i kryesisë së Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, profesor Ndue Shabaku (mësues i gjuhës shqipe, redaktor, korrektor letrar e publicist) etj.

“Kultivimi i identitetit kombëtar është e drejtë themelore njerëzore. Në nenin 22 të Kartës së të drejtave themelore të Bashkimit Evropian vihet theksi në respektimin e diversiteteve kulturore, fetare dhe gjuhësore. Kjo e fundit, e drejta për të respektuar gjuhën amtare të shtetasve evropianë, si dhe nevoja për mbështetjen e shumë gjuhësisë në vendet e BE, e konfirmuar përmes disa rezolutave të rëndësishme në dy dekadat e fundit, përbëjnë dhe bazën ligjore nga ku mund të nisë puna për miratimin e marrëveshjeve mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane për lehtësimin e kushteve të mësimdhënies së gjuhës shqipe në Itali”, u shpreh drejtoresha e Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, në fjalën e saj.
Në këtë konference u diskutua për situatën e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Itali, rolin e shoqatave dhe Lidhjes së Mësuesve në këtë sipërmarrje, rolin e përfaqësive shqiptare dhe institucioneve shtetërore në mbështetje të mësimit të gjuhës amtare.
Konferencën e përshëndetën drejtues dikasteresh, studiues e veprimtarë nga Italia, Norvegjia, Kanadaja, Suedia, si edhe përfaqësues nga trupi diplomatik i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 