Britani/ “Një zemër për shqiptarët”, nisma në ndihmë të bashkatdhetarëve

E enjte, 28 Mars, 2024

Kristo Papa, mjeku shqiptar që jeton në Londër ka ndërmarrë një nismë mjaft të veçantë për të ndihmuar shqiptarët që përballen me probleme shëndetësore. “Një zemër për shqiptarët” quhet fondacioni i kardiologut, për të cilin ndau më shumë detaje gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Nuk jemi të fokusuar jo vetëm te fëmijët por dhe te të rriturit. Është për të gjithë shqiptarët. Përpiqemi që të zgjedhim rastet më të vështira dhe të shikohet mundësia që nëse mund të operohen në Britani ose në vendet që kanë anë logjistike. Një gjë që besoj unë në të ardhmen mbase me bashkëpunimin e ministrisë së Shëndetësisë por dhe me dashamirësit shqiptarë, kam ëndërr që të bëhen transplante të zemrës.”, u shpreh mjeku.

Papa foli mes të tjerash për një rast që i kishte ndodhur teksa udhëtonte në avion, duke i shpëtuar jetën një shtetasi irlandez. Ai tregoi se personi në fjalë kishte pësuar infarkt dhe e kishte arritur ta shpëtonte falë masazheve derisa kishin mbërritur në aeroport.

“Më thanë që një pacient irlandez kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë. Kam nxituar, unë isha në mesin e avionit, ai ishte në karriget e para. Kishte pësuar infarkt, kisha çantën me pajisjet, pashë që nuk kishte puls, kisha mjekimet dhe fillova manovrat reaminatore. Thashë sa larg jemi nga aeroporti më i afërt, më thanë po të sforcoj motorët mund të arrij për 20 në Verona.

Thashë se dua të flas me qendrën e aeroportit, do të më lidhësh në telefon me emergjencën e Veronës. Ka qenë një pacient që kishte pasur më përpara probleme kardiake. Fati i tij që në një kohë të shkurtër, varet dhe si bëhet masazhi, nëse je efikas, dhe kjo mësohet në praktikë.”, tregoi ai. /abcnews.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.