Një shqiptare në programin e Biologjisë Molekulare në Universitetin e Arkansasit

E hënë, 15 Gusht, 2022

Rinalda Proko, doktorante dhe asistente kërkuese shkencore në Programin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e Arkansasit flet për “Diellin” e Vatrës në New York. Në këtë rrëfim kërkuesja shkencore Rinalda Proko shpalos natyrën e kërkimit në Programin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e Arkansasit me fokus investigimin e ndërveprimit të proteinave të citoskeletit në pathogjenë fungale duke përdorur metodat inovative proteomike dhe mikroskopi fluoreshente.
NJË SHQIPTARE NË PROGRAMIN E BIOLOGJISË MOLEKULARE DHE QELIZORE NË UNIVERSITETIN E ARKANSASIT
Rinalda Proko, doktorante dhe asistente kërkuese shkencore në Programin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e Arkansasit. Fusha e saj e kërkimit shkencorë konsiston në investigimin e ndërveprimit të proteinave të citoskeletit në pathogjenë fungale duke përdorur metodat inovative proteomike dhe mikroskopi fluoreshente. Ndërkohë njëkohësisht zotëron pozicionin e Presidentes së Organizatës Studentore të Biologjisë Qelizore dhe Molekulare, që përfshin studentë nga 15 departamente dhe 4 kolegje të ndryshme në Universitetin e Arkansasit dhe anëtare e komitetit të Postdoktoranteve dhe Studentëve ne Shoqatën Amerikane të Biologjisë Qelizore (ASCB). Fituese e çmimit të publikut në konkursin e “3 Minutes Thesis” në Universitetin e Arkansasit dhe fituese e vendit te dytë ne “Elevator pitch”, konkursin vjetor kombëtar të Shoqatës Amerikane të Biologjisë Qelizore (ASCB). Ka mbaruar studimet bachelor në Biologji dhe master shkencor në Biologji Molekulare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës. Nga viti 2014-2017, ka punuar si biologe molekulare në Institutin e Shëndetit Publik në Departamentin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Tiranë, me fokus të vecantë në vëzhgimin e sëmundjeve virale dhe të vlerësimit të rrezikut të biosigurisë.
SHQIPTARJA QË HULUMTON “VRASËSIN GLOBAL TË DRITHRAVE”
Fusha ime e kërkimit shkencor konsiston në kontrollin qelizor të proteinave septin të citoskeletit në kërpudhën, Magnaporthe oryzae. M.oryzae e quajtuar ndryshe “Vrasësi global i drithrave”, dëmton orizin dhe së fundmi edhe grurin. Orizi është ushqimi kryesor për më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Kërpudha M.oryzae ka një rëndësi shumë te madhe për sigurinë globale ushqimore, pasi prek orizin. Dëmet e shkaktuara janë aq të mëdha sa janë të barabarta për të ushqyer 60.000.000 njërëz në vit në mbarë botën. Arkansasi është shteti i Nr.1 në Shtetet e Bashkuara te Amerikës për prodhimin e orizit dhe prandaj është me rëndësi studimi i kësaj sëmundje të shkaktuar nga M.oryzae. Duke patur parasysh një nga sifdat që po hasim sot në botë siç është rezistenca ndaj fungicideve (përbërje kimike ose organizma biologjike që vrasin kërpudha parazitare ose sporet e tyre), lind nevoja të zhvillohen fungicide të reja sa me funksionale dhe për këtë duhen më shumë kërkime shkencore për të kuptuar dhe për zbuluar mekanizmat molekular infektues të M.oryzae.
PROTEINAT SEPTIN DHE STUDIMI I MOLEKULAR I TYRE
Sipas studiuesve, për të shkaktuar infeksion, kjo kërpudhe formon një strukturë infektuese që quhet apresoria. Apresoria gjeneron në brendësi një trysni të mjaftueshme për të hyrë në brendësi të qelizave. Në bazën e apresoria janë të vendosura proteinat septin, thelbësore për infeksionin, që vendosen pranë njëra tjetrës si pjesëzat e legos. Proteinat septin janë zbuluar rreth viteve ’70 si përgjegjëse për ndarjen qelizore, ato gjenden në të gjenden në të gjitha qelizat eukaryote me përjashtim të qelizave bimore. Për më tepër, duke qenë proteinat septin janë te pranishme edhe tek qelizat e njeriut, studimi i molekular i tyre paraqet rëndësi në kuptimin e sëmundjeve si kanceri, çrregullimet neurologjike dhe infeksionet e ndryshme. Deri tani ka pak njohuri në lidhje me strukturën dhe dinamikën e funksionimit të tyre. Prandaj qëllimi i fushës ime sime kerkimore është të përpiqemi të zbulojmë mekanizmat molekular të infektimit, duke studiuar mekanizmat se si këto proteina septin bashkëpunojnë me njëra me tjetrën por edhe në identifikimi i proteinave të tjera ndërvepruese të pazbuluara deri tani, që do të kontriubuojne në njohuritë për dizenjimin e mjeteve efikase për të kontrolluar kërpudhën, M.oryzae, që përbën rrezik për sigurinë globale ushqimore.
IDENTIFIKIMI I PROTEINAVE NDËRVEPRUESE
Muajt e parë që nisa studimet e doktoraturës doli një artikull shkencor nga Massachusets Institute of Technology për një teknikë inovative me bazë enzimatike, që ishte efektive dhe jo toksike për identifikimin e proteinave ndërvepruese. Menjëherë i kontaktuam dhe mezi prisnim ta vinim në zbatim. Kur përgatitja mutantet kam qen në ankth pasi nuk dihej nëse do të funksionte për kërpudhen që po studioja, pasi zbulimet ishin bërë në modele të ndyshme organizmash. Pasi e vumë në zbatim tekniken e re dhe patem rezultatet e para, ishte një eufori me plot emocione fantastike.
ORGANIZATA STUDENTORE E BIOLOGJISË QELIZORE DHE MOLEKULARE
Krahas punës kërkimore në laborator, një pjesë të kohës sime ja dedikoj shërbimit në komunitet. Aktualisht mbaj pozicionin e Presidentes së Organizatës Studentore të Biologjisë Qelizore dhe Molekulare dhe kryetares së komitetit të shëndetësisë në GPSC (Graduate Professional Student Congress) në Universitetin e Arkansas. Unë e shoh shërbimin në komunitet si një përgjegjësi morale. Unë dhe besoj fort se duke frymëzuar, shërbyer dhe motivuar njëri-tjetrin ne krijojmë një ndjenjë përkatësie dhe kjo është e vetmja mënyre për ti shërbyer më mire komunitetit ku jetojmë, për ta berë atë më funksional dhe më përfshirës.
SHOQATA AMERIKANE E BIOLOGJISË QELIZORE (ASCB)
Aktualisht jam anëtare e COMPASS (komitetit te Studenteve dhe Postdoktoranteve) në Shoqatën Amerikane të Biologjisë Qelizore (ASCB) dhe shërbejë njëkohësisht në dy nën komitetet e COMPASS: Outreach dhe Karrierës. Aty përpiqemi të inkurajojmë vazhdimisht shkencëtarët e rinj që ta bëjnë kërkimin shkencor të kuptueshëm për publikun dhe shërbejmë për rritjen e mundësive për bashkëpunim, advokim dhe promovim të shkencës. Koha ime e lirë jashtë laboratorit është e përkushtuar në ciklizëm, hiking, kamping, coneoing, dhe lexim. Kontributet e mia në COMPASS janë si më poshtë:
1. E ftuar për të folur në Festivalin e shkencës ne Cambridge,USA, në eventin “Pikëpamjet e ndryshme mbi shkencën në lajme” (https://cambridgesciencefestival.org/)
2. Bashkëorganizim i webinarit “Si të jesh një mentor i mirë”
3. Bashkëorganizim i webinar “Zgjidhja e konflikteve- në Lab dhe me bashkëpunëtorë.
4. Përgatitja një artikulli për faqen e ASCB “Rëndësia e komunikimit efektiv shkencor gjatë pandemisë COVID-19”
5. Shqyrtimi propozimeve për grante
SHQIPTARËT NË UNIVERSITETIN E ARKANSAS
Në Universitetin e Arkansas jemi vetëm unë, im vella Jani Proko (Msc in Computer Science), Korab Vranovci (PhD candidate ne Environmental Dynamics department), Prof. Sandra Eksilogu (Industrial Engineering).
PUBLIKIMET SHKENCORE TË RINALDA PROKO
Proko R. ASCB WICB 50th Favorite: Regulation of distinct septin rings in a single cell by Elm1p and Gin4p kinases. Mol Biol Cell. 2021 Oct 1;32(20): fe1. doi: 10.1091/mbc. E21-06-0290. PMID: 34499530.
Proko, R., Dulal, N., Liyanage, R. and Egan, M. (2020), Dissecting the Cellular Control of Septin Organization in a Global Cereal Killer. The FASEB Journal, 34: 1-1
Dulal N., Rogers A., Proko R, Bieger B., Liyanage R., Krishnamurthi V., Wang Y., Egan M., Krishnamurthi V, Turgor-dependent and coronin-mediated F-actin dynamics drive septin disc-to-ring remodeling in the blast fungus.
Journal of Cell Science 2021: jcs.251298 doi: 10.1242/jcs.251298 /Dielli/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 