Intervista/ Ismail Kadare: Kultura shqiptare është pjese e kulturës europiane

E martë, 23 Prill, 2024

“Ndërrimi i kombësisë nuk është krim natyrisht, por nuk është as ndonjë gjë për t’u lakmuar. Kombësia është një gjë objektive e njeriut. Është si të ndërrosh nënën dhe babanë me dhunë. Të thuash, s’kam këta, por kam dy të tjerë. Çdo njeri ka të drejtë të zgjedhë shtetin ku banon, shtetësinë e vet, vendin e vet, edhe kombësinë mund ta ndryshojë, natyrisht. Unë fola për ndërrime të shkaktuara nga mllefi dhe nga ndjenja negative”, kështu shprehet  ndër të tjera në intervistë shkrimtari Ismail Kadare.

Pyetje: Zoti Kadare, si do ta karakterizonit kulturën shqiptare?

Ismail Kadare: Kultura shqiptare është si të gjitha kulturat e popujve europianë. Ka gjëra që e dallojnë, ka gjëra që e bashkojnë me to. Për shembull, një gjë që e bashkon: ka një periudhë në letërsinë shqiptare që ajo ka ekzistuar në dy gjuhë, në shqip dhe në latinisht. Ata shkrimtarë që dinin latinisht botonin në dy gjuhë. Është karakteristikë e pjesës më të madhe të vendeve europiane, sidomos në shekujt e 15-të, 16-të, 17-të. Nuk është fjala vetëm për letërsi të mirëfilltë, është kryesisht për letërsi iluministe, filozofike, eseistike. Ajo që e dallon është identiteti i kulturës ballkanike dhe shqiptare njëkohësisht. Gjithë kultura ballkanike ka një ndryshim nga kultura europiane, në këtë sens, ka koloritin ka ngjyrat e saj, ka një dramacitet të veçantë. Kultura shqiptare është pjesë e këtij mozaiku.

Pyetje: Por çfarë do të veçonit si veti të kulturës ballkanike?

Ismail Kadare: Popujt e Ballkanit kanë një epizëm më të theksuar në kulturën e tyre, kanë të përzier shpesh kulturën me probleme të kombit, të historisë, të patriotizmit, të çlirimit. Kjo, për arsye, siç duket, të rrethanave historike. Është një anakronizëm i detyruar, me sa duket, nga kushtet historike. I gjithë gadishulli i madh, i nënshtruar nën një perandori obskurantiste, tepër të errët, tepër barbare, vetvetiu gjeti tek kultura një nga faktorët për çlirim, i vuri këtë mision, që është një mision shumë i rëndë për një kulturë, një mision që mund ta dëmtojë atë, megjithatë ka qenë, me sa duket, i domosdoshëm për këta popuj.

Pyetje: A është ky sfondi, që shpjegon edhe përkrahjen, që i bëni ju patriotizmit të shëndoshë?

Ismail Kadare: Patriotizmi, e kam thënë shumë herë, është një ndjenjë nga më njerëzoret, nga më të shëndetshmet, është një ndjenjë që ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmonë në botë. Nuk ka qenie njerëzore normale, që të mos dojë familjen e vet, njerëzit e vet, vendin ku banon, popullin që e lindi. Vetëm ka njerëz, sigurisht, me një prapështi shpirtërore, me defekte të rënda, të cilët mllefin për këto defekte e shkarkojnë mbi njerëzit në përgjithësi, ose mbi popullin e vet.

Për shembull, ka disa raste në letërsinë shqipe, që të dështuarit fillojnë e mallkojnë në fillim kolegët e tyre, pastaj mallkojnë vendin e tyre, pastaj mallkojnë gjuhën shqipe, që nuk i bëri shkrimtarë të mëdhenj dhe për çudi mallkojnë edhe kombin dhe disa prej tyre, ka pasur raste të rralla, që kanë ndërruar kombësi.

Pyetje: Sipas mendimit tuaj, ndërrimi i kombësisë është një akt që duhet dënuar moralisht?

Ismail Kadare: Ndërrimi i kombësisë nuk është krim natyrisht, por nuk është as ndonjë gjë për t’u lakmuar. Kombësia është një gjë objektive e njeriut. Është si të ndërrosh nënën dhe babanë me dhunë. Të thuash, s’kam këta, por kam dy të tjerë. Çdo njeri ka të drejtë të zgjedhë shtetin ku banon, shtetësinë e vet, vendin e vet, edhe kombësinë mund ta ndryshojë, natyrisht. Unë fola për ndërrime të shkaktuara nga mllefi dhe nga ndjenja negative.

Pyetje: Çfarë qendron në bazë të atdhedashurisë, pra patriotizmit, familja, vendlindja, populli, kombi? Për shembull, nëse dikush ka lindur në Shqipëri, a i dedikohet atdhedashuria e tij edhe Kosovës?

Ismail Kadare: E para, atdhedashuria, pavarësisht nga keqkuptimi i disave që kujtojnë se janë shumë të mençur, kurse në të vërtet janë fare të pa mençur, është një gjë absolutisht e njohur dhe e fuqishme në Europë -po marrim Europën dhe Shtetet e Bashkuara që janë pjesa  më perëndimore dhe më moderne e botës. Disa nga të rinjtë tanë intelektual, ose gjysmë të rinj, për të shitur mend përpara shqiptarëve, kujtojnë se hiqen moderne duke mohuar vendin e tyre, duke pasur nje zemërim  të vazhdueshëm ndaj gjithçkaje që është shqiptare. Kjo është një ndjenjë, do ta quaja, perverse. Nuk ekziston në asnjë vend, siç kujtojnë ata. Të shkosh të jetosh në Francë, ka një patriotizëm francez shekullor, i cili ka qenë shpesh i tepruar, siç kanë qenë shumë patriotizma edhe në Ballkan ka pasur patriotizëm të tepruar, disa herë me lajle e lujle. Edhe në Shqipëri ka dhe mund të ketë, d.m.th. ka një patriotizëm që quhet folklorik, primitiv, me ato britmat dhe mburrjet e kota, kurse ka edhe një patriotizëm diskret, të natyrshëm, që nënkupton lojalitetin ndaj popullit që i përket.

Pyetje: A vini re ndonjë prirje të caktuar të zhvillimit të letërsisë shqiptare në kohërat e sotme?

Ismail Kadare: Kam vënë re thjesht një zhvillim. Zhvillimi në vetvete është gjë e mirë. Nuk është e thënë që të duket kudo prirje. Prirja e vetme pozitive është, që ajo ecën përpara, zhvillohet dhe lexuesi ka filluar të ketë një kontakt me letërsinë shumë më aktiv se përpara. Është rigjallëruar kontakti, është rigjallëruar kontakti, është rigjallëruar  leximi, shitja e librit, është gjallëruar interesimi i publikut mbi librin.

Shkëputur nga libri “Kadare ndryshe”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 