“Aleksandër Xhuvani në leksikografinë shqiptare”, Fjalori prezantohet në Elbasan

E shtunë, 20 Prill, 2024

Vepra e Aleksandër Xhuvanit (1880-1961), e shtrirë në gjashtë dhjetëvjeçarë pune të pareshtur për gjuhën e shqiptarëve dhe shkollat e tyre, qëndron e kthjellët dhe e vlefshme sot e gjithë ditën për kulturën tonë, kur bëhen 60 vjet nga vdekja e gjuhëtarit. Fjalori i Gjuhës Shqipe u prezantua në vendlindjen e tij, Elbasan.

Fjalori, i përgatitur për botim nga Engjëllushe Karaj (Ma, ASA) u promovua dje në simpoziumin shkencor “Aleksandër Xhuvani në leksikografinë shqiptare”, në universitetin që mban emrin e Xhuvanit.

Në fjalor kanë zënë vend një pasuri me rëndësi gjuhësore kombëtare, që shkon në rreth 45.000 skeda.

Prof. dr. Valter Memisha bëri një përqasje mes veprave të Xhuvanit dhe Kristoforidhit.

“Fjalor i Gjuhës Shqipe” i Xhuvanit ose “Kristoforidhi i vogël”, ashtu si vepra e Kristoforidhit, të cilin e përgatiti për botim Xhuvani dhe u botua më 1961, është mbledhje e fjalëve dhe shprehjeve frazeologjike shqipe, kryesisht nga goja e popullit. Xhuvani ka regjistruar saktë fonetikisht dhe semantikisht njësitë, ashtu si i ka dëgjuar, një kriter i patjetërsueshëm i punës në terren dhe i leksikografisë dialektore. “Dhe përsëri përqasja me Kristoforidhin”, vëren prof. dr. Memisha, “i cili sipas Xhuvanit, ka qenë një vërejtës i mirë dhe ka pasë vesh të një fonetikani të mirë”.

Kujtojmë se më 1909, ai u bë një nga mësuesit kryesorë të Shkollës së re Normale të Elbasanit, që pati për drejtor Luigj Gurakuqin e më pas vetë Xhuvanin për disa dhjetëvjeçarë. Këtu ai jo vetëm që dha mësim për brezat e mësuesve të ardhshëm të Shqipërisë e Kosovës, por hartoi edhe një numër librash shkollorë, gramatikash e tekstesh pedagogjike, të gjitha në idiomën e vet të natyrshme që ishte gegënishtja e Elbasanit, siç po e vijonte nga mësuesi i vet Kristoforidhi.

Prof. dr. Artur Lama duke e analizuar fjalorin si një dokument me të dhëna etno-sociolinguistike, theksoi se Xhuvani ka ecur në të njëjtën udhë me dialektologët dhe leksikografët e kohës në Evropë. “Interpretimi i mëtejshëm i lëndës së begatë leksikore që përmban ky fjalor, mund të bëhet sipas përvojave vetjake e kulturore, besimeve e rregullave implicite, që i lejojnë bashkëfolësit të shqipes të realizojnë ndërkëmbimet gjuhësore dhe veprimet e tyre në një situatë të dhënë”.

Në ligjëratën e prof. asoc. dr. Teuta Toska, e cila ka marrë në analizë shtresën e leksikut fetar të Fjalorit, gjejnë përgjigje pyetjet: Si ishte shqipja para ndalimit të fesë në vitin 1967? Si ishte tingulli i fjalive me urime shpirtërore dhe mallkime me autoritet hyjnor? Sa kishin arritur të hynin në leksikun e popullit fjalët e lëvruara të përkthimeve fetare që nga Buzuku dhe sa fjalë të leksikut popullor ishin terminologjizuar në terma fetarë prej përkthyesve, lëvruesit historikë të shqipes së shkruar? Sa janë ende sot të gjalla në shqipen e përditshme dhe të diskursit fetar termat e këtij fjalori dhe të kësaj gjuhe të humbur prej dhunës së një sistemi ideologjik?

Toska ka vlerësuar fjalë që “shënojnë koncepte të realitetit fetar, por edhe shpirtëror, duke e përdorur “shpirtëroren” këtu për të shënuar realitetet përtej fizikes, natyrores, fe politeiste, që shfaqen me rudimente të tyre në besëtytni ose koncepte pagane të botës shqiptare”.

Disa nga ligjëratat e tjera ishin: “Kur e bukura në gjuhë nxit guximin shkencor” nga prof. dr. Tomorr Plangarica; “Prania e fjalësit të Xhuvanit në fjalorët e gjuhës shqipe dhe fushat e përdorimit” nga prof. asoc. dr. Rozana Rushiti; Vendi i letërsisë artistike në “Fjalorin e gjuhës shqipe” nga prof. asoc. dr. Juljana Kume; Elbasanizmat në “Fjalorin e gjuhës shqipe” nga prof. asoc. dr. Meleq Shopi; Foljet që shprehin lëvizje në “Fjalorin e gjuhës shqipe” nga dr. Lura Turhani, dr. Resul Telhaj, dr. Aurela Basha; Etnobiologjizmat në veprën leksikografike “Fjalori i gjuhës shqipe” nga Engjëllushe Karaj.

Aktiviteti u organizua nga departamenti i Leksikologjisë, Terminologjisë dhe Gjuhësisë së Zbatuar i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Shkencave Humane, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 