Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur, Edi Luarasi

E enjte, 25 Prill, 2024

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur e teatrit, Edi Luarasi.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miqtë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Profesori Përparim Kabo shkruan në një postim në Facebook se pushoi zemra e një gruaje fisnike, që i bëri ballë diktaturës.

“Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj… Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…

Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike…

Panteoni të pret Mihali të pret….” shkruan Kabo.

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Që në moshë të re debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Një jetë artistike, e cila që në fillimet e saj do ti falte vlerësime, për t’u ndërprerë më pas nga regjimi, për aktoren Edi Luarasi nëse do të kishte vijuar ajo si artiste do të kishte bërë shumë më tepër. E njohur për aktivitetin me këngën në rininë e saj, më pas rolet që dhuroi në teatër apo dhe në filma, aktorja Edi Luarasi vlerësohet dhe ka zënë një vend nderi në artin shqiptar.

Roli i parë që bëri në teatër pas ’90 ka qenë ai në shfaqjen “Vizita e damës plakë”. Edi Luarasi gëzon disa tituj për kontributin në jetën artistike. “Medalje ari” për rolin e Leas në shfaqjen “Njollat e murrme”, për të vijuar më pas dhe me “Naim Frashëri”, “Artiste e Merituar” dhe i fundit “Mjeshtre e Madhe”. Në kinematografi realizoi disa role, ku më i rëndësishmi ishte roli i Afërditës në “Ngadhënjim mbi vdekjen”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin. Pranë Teatrit Popullor, luajti mbi 30 r?l? në vepra si “Kordelia”, “Mbreti Lir”, “Rrugë të tërthorta”, “Shtëpia në bulevard”, “Doktor Aleksi”, etj. Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, “Gjurmët”, dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”, Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik dhe dallohej për temperamentin e fuqishëm, imagjinatën artistike si dhe për një botë të pasusur shpirtërore. U largua me pengun që në jetën artistike  nuk arriti te luaj  rolin e Eliza Dulitëll tek drama “Pigmaljoni” e Bernard Shout.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 