Historia e 20-vjeçares durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Xhulia, 20-vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë.

Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo WiFi.

Historia e saj e suksesit u publikua sot nga Kryeministri Edi Rama.

“Të zgjedhësh një gjuhë programimi është si të zgjedhësh një gusto tënden në meny. Të jep lirinë e mundësinë të komunikosh me të tjerët pa kufizim. Modeli im i suksesit është Stiv Jobs. Do të doja të arrija në hapat e tij”, shprehet Xhulia.

Pasioni i ka lindur që kur ishte ende e vogël.

“Qasja në internet ka qenë e hershme, në fëmijëri, në internet kafenë e babait tim, ku mësova hapat e parë të programoja. Internet pa WiFi do të jetë i pranishëm në të ardhmen tonë së shpejti”, thotë ajo.

Konkursi botëror i projekteve teknologjike, ku Xhulia zuri vendin e dytë, u patronazhua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Teknologjisë Digjitale gjermane dhe mbështet inovacionin në vitin 2020-2021.

“Ishim 10 mijë finalistë. Në fund u zgjodhën 2 pjesëmarrësit më të mirë të garës”, tregon Xhulia.

Prototipi për internet pa WiFi do të jetë së shpejti në treg.

“Së shpejti prototipi do të jetë në treg, i aksesueshëm nga çdo individ, nga çdo lloj klase shoqërore, pasi tregun duhet ta shikojmë në mënyrë sa më fleksibël, që të jetë i aksesueshëm nga çdo individ, që të ketë mundësinë e të parit të botës në një këndvështrim ndryshe”, shprehet Xhulia.

Xhulia do të zbulojë projektin e saj të ri këtë javë pranë qeverisë gjermane, që lidhet me burimet energjetike.

“Kam marrë vlerësim direkt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Teknologjisë Digjitale, në Gjermani. Më datë 2 dhjetor do të jem në këtë ministri për të prezantuar projektin për burimet energjetike në fushën e inovacionit. Do të doja të ishte kjo një arritje tjetër e punës sime”, thotë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 