Takimi i Dhomës së Biznesit për Pavarësinë:Bashkëpunim dhe rrjetëzim në Diasporë

E martë, 23 Prill, 2024

Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z.Lazim Destani dhe Kryetari z.Ardian Lekaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe Anëtarët e Dhomës së Biznesit kremtuan mbrëmjen e djeshme në një takim online 28 Nëntorin. Datë simbolike e cila përkon edhe me themelimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Përveç urimeve për festat kombëtare, nuk munguan edhe dedikimet në shenjën e kësaj dite për fillimin e një historie të re për përforcimin e bashkëpunimit, për zhvillimin dhe rrjetëzimin e sipërmarrjes së Diasporës Shqiptare kudo në botë!

Në fjalën e tij hyrëse z. Lekaj theksoi se në këtë ditë të shënuar nuk kremtojnë vetëm 109 vjetorin e Pavarësisë për të festuar, por edhe 2 vjetorin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. “Lindëm në mes të tërmetit dhe po mbijetojmë në Periudhën e Pandemisë. Një përvojë dy vjeçare, por shumë e vyer dhe me shumë rezultate”, tha ai.

Urime dhe përshendetjet nuk munguan edhe nga të zv. Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kosovë znj. Liza Gashi e cila tha se 28 Nëntori është dita më ndriçme dhe më e rëndësishme e Rilindjes tonë kombëtare. “Shpallja e pavarësisë ishte një akt shumë i rëndësishëm dhe jetik për popullin shqiptar, por ecja përpara për ta angazhuar popullin vazhdon të jetë një prej shtyllave kryesore që mban komunikimin tonë të  përbashkët. 28 nëntori si dita e flamurit kombëtar do të jetë përherë pika jone e referencës, por edhe pika jonë frymëzuese dhe orientuese për të gjithë shqiptarët për të vazhduar në të ardhmen e sidomos për ti kaluar vlerat te brezat e rinj. Shpresoj që bashkarisht të mundemi të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe koordinojmë rolin tonë të përbashkët në të ardhmen”, u shpreh Gashi.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës z. Mark Gjonaj tha se: “Gjeografia na ndan, kombi na bashkon traditat na lidhin sëbashku dhe të gjitha interesat që Dhoma e Biznesit të Diasporës përfaqëson. Por të mos harrojmë që dita e flamurit nuk ka ardhur falas. Kanë paguar për këtë ditë. Është paguar me gjak, për dekada me radhe, me sakrifica, madje edhe me jetë. Dhe nuk mund ti harrojmë këto sakrifica kurrë. Dhoma e Biznesit të Diasporës që përpiqet të na bashkojë, dhe dua të përmend një proverb që thotë “ Nëse doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm, nëse doni të shkoni larg shkoni së bashku. Dhoma e biznesit po na bashkon që kombi jonë të shkoj më larg”.

Ndërsa kryetari i rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër, z. Qamil Jusufi tha se: “Do të ishte mirë të ishim në shërbim të atdheut tonë edhe më shumë. Pandemia na ndau dhe na e vështirësoi shumë punën këto dy vite, por uroj që  vitit që vjen të kemi punë edhe më të medhaja. Urime dhe suksese”.

Presidenti i Nderit z.Lazim Destani u shpreh ndër të tjera se: “28 nëntori është festa jonë më e madhe, është më e rëndësishmja, dhe si e këtillë do të mbetet përgjithmonë, thellë në mendjet dhe në zemrat tona.

Fjala e plotë e z.Lazim Destani

“Përshëndetje bashkëkombës, mikesha e miq të dashur!

Gëzohem shumë që po ju shoh kaq shumë pjesëmarrës, afaristë e përfaqësues të Odave Ekonomike e Tregtare, sipërmarrës të rinj e përfaqësues të qeverive të vendeve tona, ju anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Gëzohem që Dhoma e Biznesit të Diasporës në këtë ditë feste sonte na bën bashkë ashtu siç na ka bërë bashkë flamuri ynë kombëtar gjithmonë e kudo që jemi.

Dita e sotme, 28 Nëntori, është Dita e Pavarësisë, është Dita e Flamurit tonë kombëtar, andaj ky është dhe motivi i takimit tonë sot. Ndër shumë festa që ne kemi, 28 Nëntori është më e madhja festë e jona, është më e rëndësishmja, dhe si e këtillë do të mbetet përgjithmonë, thellë në mendjet dhe në zemrat tona.

Ishte pandemia ajo që, si në shumë raste tjera, nuk na lejoi të mblidhemi fizikisht bashkë por ja ku jemi sonte në këtë takim virtual për t’ia kushtuar kësaj feste nderimin e merituar.

Atëherë mikesha e miq të nderuar, Ju uroj nga zemra të gjithëve,

Gëzuar Dita e Pavarësisë, Gëzuar Dita e Flamurit tonë Kombëtar!

Le ta shënojmë me krenari e plot gëzim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Le ta mbajmë lart këtë flamur që heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti e ngriti në kalanë e Krujës më 28 Nëntor të vitit 1443, dhe pastaj shekuj më vonë, Ismail Qemali në Vlorën heroike më 1912. Kjo festë e jona, gjithsesi është një ditë që na i kujton gjithë ato luftëra heroike të popullit tonë për liri e pavarësi, na i kujton përpjekjet e sakrificat e paraardhësve tanë brez pas brezi. Le ta nderojmë të kaluarën tonë të lavdishme.  Por nderimin më të madh ne atyre ua bëjmë kur gjithsecili prej nesh sot i përkushtohet punës apo detyrave të veta me profesionizëm e me përgjegjësi, me nder e me korrektësi.

Patriotizmi sot matet me punën që bëjmë, me detyrat që jemi ngarkuar, me profesionin që ushtrojmë. Puna që bëjmë, pavarësisht profesionit, qoftë mësues apo mjek, qoftë një teknik apo inxhinier, qoftë punonjës administrate apo mjeshtër i një zanati, afarist apo i përfshirë në aktivitete shoqërore çfarëdo qofshin ato, kur gjithsecili e bën punën e vet me nder e korrektësi, me disiplinë e përkushtim, atëherë nuk ka pse mos të vijë zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendeve tona.

Me këtë rast sot, të gjithë Ju sipërmarrësve nga diaspora e nga vendet tona Ju përgëzoj për punën dhe arritjet tuaja.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, për një kohë të shkurtër nga themelimi i saj, ka shënuar rezultate të shkëlqyera në përmbushjen e misionit të saj. Si urë lidhëse e sipërmarrësve nga diaspora, Dhoma ka krijuar frymë mbarëshqiptare të bashkëpunimit ekonomik, duke treguar rezultate në rritjen e investimeve të diasporës në atdhe.

Në këtë frymë, gëzohem që edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës janë shumë aktive dhe të strukturuara mirë. Prandaj dua t’i përgëzoj ato për forcimin e bashkëpunimit me Dhomën e Biznesit të Diasporës duke e forcuar këtë trekëndësh bashkëpunimi mes vete.

Pra është tejmase i rëndësishëm dhe me interes për trojet tona bashkëpunimi i mirëfilltë mes Dhomave të biznesit e ato ekonomike nga të gjitha trojet tona, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e nga Mali i Zi.

Si për ta përfunduar fjalën time, në këtë ditë feste do të doja të shpreh kënaqësinë time për takimin në Elbasan të dy qeverive, Shqipërisë e të Kosovës. Marrëveshjet e reja të nënshkruara në këtë mbledhje na gëzojnë të gjithëve. Ato heqin pengesa kufijsh duke e bërë gjithnjë e më të lehtë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ato paraqesin hapa përpara drejt bashkimit tonë kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 