Ambasada e Shqipërisë në Sofje së bashku me komunitetin shqiptar dhe stafin e Ambasadës së Kosovës në Bullgari kanë festuar festën e pavarsisë në një nga parqet kryesore të Sofjes.
“Ambasada e Shqipërisë në Sofje së bashku me komunitetin shqiptar dhe stafin e Ambasadës së Kosovës në Bullgari u mblodhën në një nga parqet e qytetit për të festuar Ditën e Flamurit shqiptar, duke u ndjerë shumë krenarë që jemi shqiptar!
Kalimtarët dhe turistët ndaluan për të parë bukuritë e Shqipërisë dhe produktet “Made in Albania” në një ekspozitë të organizuar me këtë rast! Ata mësuan më shumë për vendin e shqiponjave dhe historinë e flamurit të saj!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, shkruhet në urimin e Ambasadës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.