Forum/ 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Olimbi Velaj

E enjte, 28 Mars, 2024

Në javën kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell mendimin e specializuar të gjuhëtarëve, studiuesve dhe lëvruesve të njohur të gjuhës.

Përmes një interviste të shkurtër, figura të rëndësishme të gjuhës shqipe, u përgjigjen pyetjeve lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nëse nevojiten politika shtetërore në këtë drejtim dhe sesi duhen orientuar ato etj.

OLIMBI VELAJ: “Sigurisht që duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe botë. Në këto dekada pas ndryshimit të sistemit, gjuha shqipe është më e rrezikuara dhe dëmi i madh ndaj saj vjen edhe prej moskokëçarjes së qeverive. Nuk mund të punohet me fushata dhe me veprime të pjesshme që varen vetëm nga dëshirat e ndonjë lideri ose ish-lideri, por duhet një vizion i qartë, i sinqertë dhe i përhershëm. Jemi në një kohë kur 40% e shqiptarëve që jetojnë në Ballkan janë në emigracion. Raporti mes shqiptarëve të emigruar nga Republika e Shqipërisë me ata që jetojnë aktualisht këtu, është gjithnjë më i keq, duke shkuar çdo ditë në favor të atyre që largohen.

Është domosdoshmëri ekzistenca dhe vijimësia e një politike të gjithhershme shtetërore në lidhje me mbështetjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë.”

OLIMBI VELAJ: “Gjuha shqipe është esenca e identitetit tim, është vendi ku merr formë ekzistenca ime dhe njëherësh ajo është puna dhe përgjegjësia ime e përhershme.”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Ruatja e gjuhës shqipe nga brezat e rinj të shqiptarëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk duhet vënë në diskutim. Nuk mendoj se është çështje zgjedhjeje, por një e drejtë që nuk i duhet mohuar asnjë brezi, kudoqoftë e kurdoqoftë. Sigurisht, jam duke folur për ata shqiptarë që e ndiejnë veten pëotësisht shqiptarë, që kanë vetëdije për identitetin e tyre dhe që nuk kanë asnjë kompleks inferioriteti. Flas për ata bashkatdhetarë që nuk e shohin veten përmes syve paragjykues të cilitdo realiteti ose komuniteti, kudo që të ndodhen. Shqiptarit nuk i ka munguar kurrë respekti për veten dhe njohja e gjuhës shqipe është një formë e shprehjes së vetërespektit, përveçse një nga tiparet kryesore që dëshmon identitetin tonë.

Gjuha shqipe u shërben shumë brezave të rinj të shqiptarëve jashtë vendit. Së pari, është fat të kesh gjuhë amtare një gjuhë si shqipja që është nga më të vjetrat dhe më të bukurat gjuhë të botës. Së dyti, le të shohim pak edhe anën pragmatike: dygjuhësia është një përparësi e jashtëzakonshme që vetëm pak njerëz kanë fatin ta zotërojnë. Në rastin e një fëmije prindërish shqiptarë, që jeton jashtë vendit, kjo është një dhuratë e çmuar, sepse ai e zotëron domosdoshmërisht gjuhën e vendit ku jeton, ndërsa prindërit i flasin shqip dhe ai mëson mirë edhe gjuhën shqipe. Edhe shkencërisht është e vërtetuar se një fëmijë dygjuhësh ka afërsisht 30% më shumë përparësi për sa i përket kompetencës gjuhësore dhe është më i zhvilluar se bashkëmoshatarët e vet që njohin vetëm një gjuhë.

  1. Gjuha shqipe ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Më ka rënë rasti të lexoj dhe të hetoj shumë në lidhje me këtë pyetje, ndoshta sepse edhe vetë e shkuara ime dhe profesionet që kam bërë në jetë, më kanë shpënë drejt disa përgjigjeve. Kam punuar si reportere që nga fillimi i viteve ’90, kohë kur ndodhi ikja e madhe e shqiptarëve nga Shqipëria. Dy dekadat e mia në media më kanë përballur me shumë bashkatdhetarë dhe kam mudur të flas me ta për mëdyshjet që kanë përjetuar, për raportin me vendin ku kanë emigruar dhe me vendin amë, për pengesat që kanë hasur në vendet pritëse dhe për pamundësinë e kthimit pas, për format e përshtatjes atje dhe për jetën e dyfishtë midis asaj veteje që kanë lënë këtu dhe atij realiteti që kanë gjetur atje.

Në fillim të viteve ’90 shqiptarët emigruan në masë në Greqi e Itali. Nuk mund ta harrojmë kurrë atë përballje të parë me botën përtej. Ishte shumë zhgënjyese. Nuk mungoi dashamirësia e fqinjëve, por nuk mungoi as paragjykimi dhe stigma (të mos flasim për jetët e humbura dhe trajtimin brutal në kufi që shoqëroi atë ikje biblike). Kjo i bëri shumë emigrantë që të përdornin strategji të caktuara, siç ishte rasti i gënjeshtrave për identitetin fetar. Shumë shqiptarë në Greqi prezantoheshin me emra ortodoksë, sepse kështu e kishin më të lehtë të gjenin punë dhe kështu pronarët grekë do t’i shihnin ata me më pak dyshim e skepticizëm, gjë që përkthehej në një lloj qetësie dhe shpërblimi financiar më të mirë se sa të atyre që nuk bënin sikur ishin ortodoksë. Po këtë gjë e kemi hasur edhe në valën e dytë të emigrimit, pas vitit 2000, në kohën kur shqiptarët nisën të largoheshin nga Greqia e Italia drejt vendeve më në perëndim. Për shembull, shumë shqiptarë që shkuan në Britaninë e Madhe nga Italia përdorën emra italianë dhe u shtirën si italianë e kështu e patën më të lehtë të pranoheshin dhe të vazhdonin përpara pa u penguar nga paragjykimet.

Di shumë raste të frikës për të folur shqip në mjediset publike, që janë raste edhe të autocensurës. Fillimi i viteve ’90 është përplot me histori të tilla. Por shumë prindër shqiptarë nuk janë stepur dhe nuk kanë hequr dorë nga shqipja në këmbim të një rehatie dhe qetësie që të jep në dukje të qenit joshqiptar, ose refuzimi i rrënjëve të tua. Është si të shpikësh një histori që nuk është e jotja. Mendoj se ky është shkaku pse shumë prindër emigrantë nga Shqipëria nuk ua mësojnë shqipen fëmijëve të tyre, madje disa e quajnë diçka të parëndësishme këtë gjë, që në fakt është madhore. Pothuajve çdo verë pas vitit 1990 është për mua një stinë gëzimi dhe trishtimi, teksa shoh në mjediset publike fëmijë dhe gjyshër që i japin dashuri njëri-tjetrit, por që më bëjnë të keqardhem për raportin e brezave me gjuhën amtare. Edhe në familjen time e hetoj këtë gjë. Përfundimisht mund të them se gjuha amtare nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pengesë, mjaft që të jetë i mirëqenë respekti për veten dhe për prejardhjen tënde.

Nuk kam qenë kurrë emigrante, por kam jetuar mjaftueshëm periudha aq të gjata jashtë vendit, sa ta kuptoj ndjesinë e të qenit larg atdheut dhe gjuhës. Ruajtja e gjuhës është forma më e epërme e të ndjerit mirë me veten dhe me të afërmit e tu, me atdheun tënd dhe rrjedhimisht edhe me botën. Më ka mbetur në mendje trishtimi i një arbëreshi para disa vjetësh në Palermo, i cili më tregoi se nuk arrinte dot ta kuptonte si ishte e mundur që shqiptarët që patën mbërritur në Itali para 10 ose 15 vitesh të kujdeseshin me aq zell për ta harruar shqipen dhe për t’u folur fëmijëve vetëm italisht, kurse arbëreshët e ruajtën gjuhën e mëmës për shekuj me radhë. Dhe ky është një trishtim që i bashkëshoqëron sot të gjithë shqiptarët dinjitozë kudo qofshin.

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

Sigurisht që duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe botë. Në këto dekada pas ndryshimit të sistemit, gjuha shqipe është më e rrezikuara dhe dëmi i madh ndaj saj vjen edhe prej moskokëçarjes së qeverive. Nuk mund të punohet me fushata dhe me veprime të pjesshme që varen vetëm nga dëshirat e ndonjë lideri ose ish-lideri, por duhet një vizion i qartë, i sinqertë dhe i përhershëm. Jemi në një kohë kur 40% e shqiptarëve që jetojnë në Ballkan janë në emigracion. Raporti mes shqiptarëve të emigruar nga Republika e Shqipërisë me ata që jetojnë aktualisht këtu, është gjithnjë më i keq, duke shkuar çdo ditë në favor të atyre që largohen.

Është domosdoshmëri ekzistenca dhe vijimësia e një politike të gjithhershme shtetërore në lidhje me mbështetjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë. Të trishton gjendja e komuniteteve të mëdha të shqiptarëve në shumë vende të botës, ku mungon thuajse krejtësisht kujdesi për gjuhën shqipe. Mungesa e vëmendjes shtetërore është e dukshme. Duke  njohur mirë gjendjen e mësimit të gjuhës shqipe në emigracion, mund të them se mungon vëmendja pikërisht aty ku komuniteti shqiptar është më i madh. Në Greqi mësuesit vijojnë të punojnë si vullnetarë dhe shumë pak është bërë nga shteti amë për mësimin e shqipes. Në Turqi as që shtrohet fare si çështje nga ana e qeverisë sonë mësimi i shqipes, edhe pse të gjithë e përmendin komunitetin disamilionësh të shqiptarëve, kur duhet ilustruar lidhja jonë me këtë vend. Në vendet e Evropës veriore për vetë standardet e larta që ato kanë, mësimi i gjuhës shqipe ka një vijimësi e rezultat të kënaqshëm, por që nuk vjen prej kujdesit shtetëror të vendit amë.

Mund të sjell këtu edhe përvojën time si lektore e shqipes në Universitetin e Beogradit për disa vite. Në atë universitet ku ka 33 katedra të gjuhëve të huaja, shqipja është një nga më të vjetrat, e mbushi sivjet 100-vjetorin e themelimit. Nuk ka pasur dhe nuk ka kujdes shtetëror për ta parë me vëmendje këtë katedër, sikundër duhen parë në fakt të gjitha katedrat e shqipes, sidomos në Ballkan. Vëmendja ndaj këtyre katedrave është një domosdoshmëri, qoftë edhe nëse duam ta besojmë vërtet nismën e Ballkanit të Hapur.

Shumë gjuhë vijojnë të bëhen të pranishme kudo edhe nëpërmjet instituteve të kulturës. Ka ardhur koha që edhe për shqipen të punojmë në këtë mënyrë. Financimi dhe mbështetja afatgjatë e shqipes në botë nuk i ndihmon vetëm shqiptarët e brezit të dytë që të mësojnë mirë shqipen, por i shërben edhe imazhit tonë si shqiptarë, edhe njohjes, përhapjes e mbi të gjitha, vlerësimit të kulturës sonë në botë.

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

Mendoj se media dhe çdo lloj tjetër i komunikimit në epokën digjitale kanë një ndikim të konsiderueshëm dhe mund të kthehen në një ndihmesë shumë të madhe edhe për mësimin e gjuhës shqipe. Shqiptarët kudo në botë, e ndjekin me shumë vëmendje çdo zhvillim në vend dhe nuk është rastësi që ata ndjekin në kohë reale çdo gjë. Ky është një tregues i lidhje së tyre të madhe me atdheun. Po ashtu në Shkup, në Tetovë, në Ulqin e Prishtinë unë shoh përherë nëpër kafene që stacionet e televizionit ndiqen pothuajse në të njëjtën mënyrë si në Tiranë, janë po ato që janë më të ndjekurat edhe brenda Shqipërisë. Drejtuesit e televizioneve, njerëzit që merren me programet, duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për ndikimin që kanë. Ata mund të bëjnë shumë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe tërthorazi, duke ngritur vetëdijen kombëtare, me emisione që edukojnë dhe që na bëjnë të ndjehemi krenarë për veten dhe jo me emisione që bazohen te kotësia e injoranca dhe që e degradojnë brezin pasardhës. Për fat të keq, media me mënyrën e pakujdesshme të përdorimit të gjuhës, është kthyer në një bastarduese të gjuhës shqipe dhe nuk po e shfytëzon ndikimin e saj për ta ndihmuar ruajtjen e përhapjen e saj, por për ta dëmtuar atë.

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Gjuha shqipe është esenca e identitetit tim, është vendi ku merr formë ekzistenca ime dhe njëherësh ajo është puna dhe përgjegjësia ime e përhershme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 