Hapat drejt standardizimit të gjuhës shqipe

E premte, 19 Prill, 2024

Vendosja e një alfabeti të vetëm e mbylli odisenë e alfabeteve të shqipes. Ky njësim i shërbeu “si përparimit të gjuhës, si të përhapurit të diturisë ndër ne”. (Kostallari 1973:54)

Ky alfabet në krahasim me të kaluarën i afroi aq shumë dy variantet letrare në shkrim, saqë nga albanologët më të shquar të kohës u vlerësua si një hap i barabartë me vendosjen e një drejtshkrimi të njëjtë. (Pedersen, “Yll’i i Mëngjezit” 1917/2:235)

Por ky përfundim i studiuesve të shqipes do t’i shkonte për shtat të shkuarës, pasi rrugëtimi i drejtshkrimit të shqipes do të vazhdonte edhe disa dhjetëvjeçarë pas Kongresit të Manastirit.

Unifikimi i alfabetit do të hapte rrugën drejt standardizimit të gjuhës shqipe, dhe pikërisht fillon me Komisinë Letrare të Shkodrës ( 1916-1917), e cila arriti të bënte një kodifikim të konvergjencës gjuhësore. ( Kostallari, 1973:55)

Kjo Komisi qe një përmbushje e dëshirës së anëtarëve të Kongresit të Manastirit  që pas dy vjetësh të mbahej dhe një kongres tjetër “për orthografi dhe literaturë të gjuhës shqipe” . (Kostallari, po aty)

Këto vendime i ofruan mjaft të dy variantet në shkrim, dhe pasi u miratuan nga Kongresi i Lushnjës më 1920, u bënë baza e shkrimit të shqipes deri pas viteve 1940-të. Në vitet e para të çlirimit të Shqipërisë nuk kemi ndonjë mbledhje a temë diskutimesh mbi normëzimin e shqipes, kjo sipas prof. B. Becit “do të fillojë në Institutin e Shkencave në Tiranë pas viteve ’50-të .” ( Beci,2011:15).

“Ortografia e gjuhës shqipe” ( A. Xhuvani, E. Çabej, K. Cipo; Tiranë, 1951). Që në fillim të kësaj faze përcaktohen vijat e përgjithshme për zgjidhjen teorike dhe praktike të drejtshkrimit- baza e tij të ishte struktura fonetike e shqipes, përdorimi më i përhapur i trajtave morfologjike dhe afrimi i dy dialekteve, afrimin e dy varianteve letrare etj.

Në 1952-shin do të mbahej në Tiranë Konferenca Kombëtare për Letërsinë Shqipe u hodh ideja për kalimin nga një drejtshkrim në dy variante në një të vetëm. (Kjo ide u hodh dhe në 1953-shin).

Në 1953-shin në Tiranë do të mbahet Konferenca e Ortografisë, e cila theksonte gërshetimin e parimit fonetik me atë morfologjik dhe historik atje ku duhej. Sipas prof. A. Kostallarit kjo bëri që të harrohej Ortografi e gjuhës shqipe” (A. Xhuvani, E. Çabej, A. Kostallari, M. Domi), kësisoj zgjidhjet dyvariantëshe u pakësuan. (Kostallari 1983: 59)

Ortografia e 1956-ës ishte një shkallë e re jo vetëm në rrugëtimin e njësimit të rregullave, por edhe trajtimin e tyre në një kuadër më të gjerë. Të gjitha këto përpjekje të gjuhëtarëve do të çonin në një arritje mbarë kombëtare: atë të shqipes standarde. Hapi i rëndësishëm ishin“ Rregullat e drejtshkrimit të shqipes” (Projekt 1967). Këto rregulla vërtetuan se ne mund të kishim një drejtshkrim të vetëm. Diskutimi i këtyre rregullave u bë në Shqipëri por edhe në trevat e shkëputura të saj.

Do të ishte pikërisht Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968, që si një këshillim i gjuhëtarëve, i mësimdhënësve dhe i intelektualëve të tjerë, përfaqësues të institucioneve shkencore, mësimore, botuese, pastaj të revistave e gazetave, do të merrte vendime me ndikime afatgjate për interesin e përgjithshëm kulturor të një pjese të kombit tonë. Ata vendosën të pranonin Rregullat e Drejtshkrimit të vendit ëmë. (Kosova deri në këtë kohë kishte një Ortografi të 1964-s ( Çeliku, 2001:97).

Këto vendime ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta, sepse synonin që në Kosovë të zbatohen rregullat gjuhësore dhe drejtshkrimore të gjuhës shqipe të parapara në Projektin që e kishte hartuar Komisioni Profesional i Gjuhëtarëve në Tiranë. Në këtë mënyrë Kosova po bënte një hap vendimtar drejt forcimit të integritetit të saj dhe po hapte rrugën e sigurt të zhvillimit në planin e përgjithshëm arsimor e kulturor brenda identitetit të saj të pandashëm të etnisë shqiptare. Ky vendim ishte një përcaktues i kahershëm në rrugën e zhvillimit dhe të bashkimit kombëtar të popullit tonë.

Për pesë vite rresht shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve do të punonin me rregullat e reja të drejtshkrimit. Kjo u kurorëzua pikërisht me Kongresin e Drejtshkrimit në nëntorin e vitit 1972, ku me përfaqësi të shqiptarëve kudondodheshin u vendos standardi i sotëm. Standardi është një ndër arritjet më të mëdha dhe i dëshmoi botës se ne jemi një Komb dhe kemi një gjuhë. (Çeliku, 2010:123)

Për këtë do të thirrej Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe që u mbajt më 20 nëntor – 25 nëntor të vitit 1972. Ky kongres u mbajt me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe me qëllim që të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.

Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia, emra të njohur të albanologjisë, të shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare.

“Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.” ( KDGjSh/I, 1972:17)

Ditën e fundit të punimeve, pikërisht më 25 nëntor 1972, kongresi do të hartonte rezolutën e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 