Intervista/ Filolologjia shqiptare në universitetin Bullgar

E enjte, 25 Prill, 2024

Katedra “Gjuhësi e Përgjithshme, Indoevropiane dhe Ballkanike”, në universitetin  “Shën Kliment Ohridski” në Bullgari këtë vit feston një shekull. Ndonëse shqiptarët me Bullgarinë marrëdhëniet dhe zhvendosjet aty i kanë nisur herët, (ngulmimet e para datojnë në vitet 1600), edhe pse shoqëritë shqiptare kulturore e atdhetare lulëzuan në Sofjen e fillim shekullit të XX,  programi i gjuhës shqipe arriti të bëhej pjesë e universitetit shumë vonë, në vitin 1994. Anton Pançev profesor asistent në Degën e Ballkanistikës, tregon për “Diaspora Shqiptare” historikun e themelimit të kësaj katedre, formimin e albanologëve më në zë në Universitetin Bullgar, shqiptarët e Bullgarisë dhe si e sheh ai bashkëpunimin me universitetet në trojet shqiptare.

Z.Pançev si është historiku i themelimit të katedrës së gjuhës shqipe në universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Bullgari?

Katedra jonë “Gjuhësi e Përgjithshme, Indoevropiane dhe Ballkanike” është themeluar para 100 vjetësh në kuadër të Fakultetit të Filologjive Sllave. Kjo Katedër administron Departamentin e Ballkanistikës, krijuar në vitin 1994, ku gjuha shqipe dhe letërsia shqiptare janë lëndë obligative. Edhe para krijimit të Departamentit gjuha shqipe është mësuar në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” si lëndë zgjedhëse. Merita të shumta për ngritjen e Departamentit të Ballkanistikës kanë prof. Petja Asenova, prof. Zhviko Bojaxhiev, prof. Mosko Moskov, prof. Vasilka Aleksova etj. Mësimdhënës të dalluar të shqipes kanë qenë Thoma Kacorri, Sofija Popova, Zoja Kostadinova, derisa në krye të studimeve shqiptare është prof. dr. Rusana Bejleri, së bashku me shefen e Katedrës prof. dr. Ekaterina Tërpomanova.

Si ka qenë interesi ndër vite për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Duhet thëne që ka pasur momente gjatë viteve të kaluara që marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pasur luhatjeje tyre, ndaj edhe politikat pro/kundër ruajtjes së gjuhës kanë qenë të ndryshme?

Çdo vit pranojmë 15 studentë që mësojnë shqip, greqisht dhe rumanisht, së bashku me letërsitë përkatëse dhe shumë lëndë të tjera nga fusha e historisë, e gjuhësisë, e kulturës etj. Departamenti i Ballkanistikës është i gëzohet prestigjit të madh në fushën e filologjisë dhe ka studentë të mirë. Është e vërtetë se pas vitit 1961 ka pasur një zvogëlim të dukshëm të kontakteve politike dhe ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë për shkak të turbullimeve gjeopolitike, por lidhjet kulturore dhe mësimi i shqipes nuk janë ndërprerë. Në vitet ‘70-të të shekullit të kaluar kryeqendra e shkollimit të albanlogëve bullgarë u bë Universiteti i Prishtinës. Pas tranzicionit politik në vendet tona u shtuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, përfshirë edhe në fushën e arsimit dhe të shkencës dhe nuk ka më pengesa politike për komunikimin kulturor.

Ngulmime shqiptare në Bullgari datojnë që prej viteve 1400. A gjenden në katedër (arkiva) dokumenta në gjuhën shqipe/ ose për gjuhën shqipe? Cilës periudhe i takojnë? Cilat janë të dhënat e para?

Dihet se ka pasur lëvizje të ndryshme të popullsisë ballkanike sidomos pas pushtimit osman në Ballkan. Pas shekullit 15 janë formuar ngulmime shqiptare në Bullgarinë Veriore (Arbanasi, Çervena voda etj.), por ato janë djegur dhe popullata ka migruar gjatë kohës së kryengritjeve antiosmane dhe luftërave ruso-osmane. Për këto vendbanime kanë mbetur dokumente të ndryshme por jo në gjuhën shqipe. Kolonia shqiptare në Sofje, por edhe në qytete të tjera ka shumë merita për Rilindjen shqiptare në të gjitha aspektet e saj në fund të shek. 19 dhe në fillim të shek. 20. Ajo ka lënë një arkiv tepër të pasur – gazeta, libra, memorandume edhe dokumente të tjera, që janë hulumtuar në mënyrë të mirë nga shkencëtarë si Bojka Sokollova, Gerogi Georgiev e shumë të tjerë. Këto dokumente janë kryesisht në Arkivin Qendror të Shtetit, në Bibliotekën Kombëtare në Sofje, por ka dokumente edhe në arkivat dhe bibliotekat rajonale.

Komuniteti shqiptar më i madh në Bullgari gjendet në fshatin Mandricë. Cilat janë të dhënat që ju dispononi për gjuhën shqipe të folur në këtë komunitet?

Po, por edhe ky katund malor vuan nga problemet tipike për fshatrat bullgare – shpopullimi i ka prekur rëndë dhe njerëz të rinj pothuaj nuk jetojnë në këtë fshat sepse kanë shkuar në qytetet e mëdha. Kanë mbetur kryesisht plaka që e ruajnë të folmen e tyre. Këtu duhet t’i përgëzojmë pasardhësit e banorëve më të vjetër që jetojnë në Sofje dhe në qytete të tjera që kanë krijuar një shoqatë shumë aktive. Kryetari i kësaj shoqate, z. Ivajlo Petrov, ka ndërtuar një kompleks turistik “Bukor shtëpi” që jep shumë mundësi për turizëm në natyrën përrallore të Mandricës dhe për njohje me të kaluarën dhe me arkitekturën e katundit. Për të folmen e banorëve, si edhe për zakonet, për folklorin ka shumë hulumtime nga studiues si Dhimitër Shuteriqi, Bojka Sokollova, Alush Kamberi, Petja Asenova, Rusana Bejleri, Ludmill Stankov, Aleksandër Novik etj. Njerëzve që kanë interes ua rekamondoj punimet e tyre. Dihet se banorët e parë janë vendosur në këtë hapësirë gjatë shekullit 17 dhe janë të vetmit që kanë mbijetuar nga kolonitë shqiptare në Trakinë Lindore, sepse katundet e tjera shqiptare që kanë mbetur në Turqi dhe në Greqi janë djegur gjatë luftërave dhe banorët janë shpërngulur ose janë asimiluar.

Sa është interesi i komunitetit shqiptar në Bullgari për të mësuar gjuhën shqipe ne nivele akademike? Përmendët që në departamentin e Ballkanistikës jepet si lëndë edhe kultura e përgjithshme shqiptare, filologjia etj. Studentët këtë e shohin si një pjesë të programit apo si një afrim me kulturën shqiptare?

Në Departamentin e Ballkanistikës studiojnë kryesisht studentë nga Bullgaria, por edhe bullgarë nga Maqedonia e Veriut, Ukraina etj. Kemi pasur disa raste kur studentë kanë thënë se kanë prejardhje shqiptare nga ana e gjyshërve, por nuk mund të flasim për ndonjë komunitet të madh shqiptar në Bullgari, sepse bëhet fjalë për raste individuale.

Si e mendoni bashkëpunimin me Shqipërinë në nivele akademike dhe me tej, në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në komunitetin shqiptar në Bullgari?

Kemi shumë hapësirë dhe mundësi për bashkëpunime në fushën e arsimit dhe të shkencës me universitete dhe institute nga Shqipëria dhe Kosova. Në Katedrën tonë kemi 7 doktorante nga Kosova – 3 prej tyre e kanë marrë titullin “doktor i filologjisë”, derisa 4 janë po i vazhdojnë procedurat. Së bashku me doktorantët dhe studentët më të dalluar përkthejmë letërsi dhe punime të ndryshme në bullgarisht. Studentët tanë marrin pjesë rregullisht në Seminarin e gjuhës shqipe në Prishtinë dhe në Kursin e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës. Qeveria e Shqipërisë ka lëshuar dy bursa për studentë bullgarë me prejardhje shqiptare. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës na ndihmojnë përmes ambasadave të tyre me materiale dhe organizojmë së bashku aktivitete të ndryshme arsimore dhe kulturore.

Kush është Anton Pançev

Lindur më 28 dhjetor 1978 në qytetin Srednogorie Pançev kreu shkollën e mesme me profil ekonomik në vitin 1997. Ka studiuar në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ku ka mbaruar Degën e Shkencave Politike (1997-2003, Master) dhe Degën e Ballkanistikës (2000-2005, Master). Në vitin 2013 e ka mbrojtur disertacionin me temë për zhvillimet politike në Shqipëri pas vitit 1991 dhe e ka marrë titullin Doktor i Shkencave politike. Nga viti 2009 është profesor asistent në Degën e Ballkanistikës, ku ligjëron shqip dhe disa lëndë zgjedhëse për zhvillimet politike në Ballkan. Ka mbi 50 punime shkencore në shqip, bullgarisht dhe anglisht, të botuara në disa vende, në të cilat trajtohen marrëdhëniet bullgaro-shqiptare nga pikëpamje historike, politike dhe gjuhësore. Ka marrë pjesë në mbi 30 konferenca shkencore në Bullgari dhe në vende të tjera. Ka përkthyer 10 libra nga shqip në bullgarisht dhe anasjelltas dhe shumë tekste të tjera. Merret edhe me analiza politike për gazeta dhe revista, ku në fokus janë marrëdhëniet bullgaro-shqiptare. Nga viti 2013 është anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas në Sofje, që është themeluar në vitin 1923 nga intelektualë të shquar bullgarë nga Maqedonia me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe shpirtërore bullgare në territorin historik të Maqedonisë. Flet anglisht, rusisht, shqip dhe kupton greqisht dhe rumanisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 