At Gjergj Fishta, lahutari i letërsisë shqipe, figurë madhore e kombit tonë

E enjte, 28 Mars, 2024

Viti 2021 është shpallur si Viti i 150 Vjetorit të Lindjes së At Gjergj Fishtës (23 Tetor, 1871 – 30 Dhjetor, 1940). Me këtë rast janë organizuar veprimtari të shumta në trojet shqiptare dhe në diasporë. Edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë me këtë rast javë më parë organizoi një simpozium. Akademia ka qenë dashtë ta bëjë këtë shumë vite më parë, sepse Fishta për një kohë të gjatë u anatemua, u baltos, u mohua nga regjimi komunist. Dy shtetet shqiptare, kombi ynë i ka një borxh, detyrim moral At Gjergj Fishtës. Shoqata jonë, e njohur për veprimtaritë e shumta kulturore e atdhetare, kishte kohë që e kishte planifikuar këtë veprimtari, por për disa arsye objektive e shtymë për muajin nëntor, muajin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. E ku ka veprimtari më të mirë për t’i filluar veprimtaritë tona për Festën tonë Kombëtare?! Ku ka flamurtar më të mirë se At Gjergj Fishta?! Ishte ky një rast i duhur e i përshtatshem për t’i nderuar e përkujtuar edhe dy figura të rëndësishme të letersisë sonë në përvjetorët e plotë të lindjeve të tyre: Migjenin (13 Tetor,1911 – 26 Gusht, 1938), me rastin e 110 vjetorit të lindjes dhe Dritëro – Agollit (13 Tetor, 1931 – 3 Shkurt, 2017), me rastin e 90 vjetorit të lindjes. Këto figura shoqata jonë i ka nderuar edhe më parë me veprimtari letraro – artistike, por këtë vit ishte diçka më e posaçme. Në fillim po i themi disa fjalë për At Gjergj Fishtën e pak më poshtë në këte shkrim edhe për Migjenin dhe Dritëro Agollin.

Veprat e At Gjergj Fishtës, vlerë e çmuar kombëtare

At Gjergj Fishta është figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të XX – të. Ai ishte një personalitet i gjithanshëm dhe shumë i sukseshëm në disa lëmi: teologji, letërsi, gjuhësi, publicistikë, diplomaci, politikë, etj. Por, mbi të gjitha, ishte atdhetar e shqiptar i madh. Tërë jetën e tij u angazhua për të mirën e Shqipërisë, përparimin dhe emancipimin e kombit tonë. Po japim në mënyrë kronologjike vetëm disa nga angazhimet e tij:

– Më 1899 – bashkëthemelues i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, së bashku me Imzot Preng Docin (1846 – 1917), Ndre Mjeden (1866 – 1937), Ndoc Nikajn (1864 – 1951) dhe At Pashko Bardhin (1870 – 1948).

– Në vitin 1902 At Fishta u emërua drejtor i shkollës françeskane të Shkodrës, ku shqipja nisi të përdorej për herë të parë, duke e zëvendësuar italishten si gjuhë bazë.

–  Më 14 – 22 nëntor, 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. Këtu Fishta luajti një rol kyç në hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë Kongres ai u zgjodh nënkryetar dhe kryetar i Komisionit për Hartimin e Alfabetit.

–  Në tetor të vitit 1913 themeloi dhe filloi të nxjerrë të përmuajshmen françeskane, “Hylli i Dritës”.

– Nga 5 dhjetori, 1916 e deri në nëntor të vitit 1918, botoi në Shkodër gazetën “Posta e Shqypnies”. Po në vitin 1916, së bashku me Luigj Gurakuqin (1879 – 1925), Ndre Mjeden (1866 – 1937) dhe Mati Logorecin (1867 – 1941), Fishta luajti një rol udhëheqës në Komisinë Letrare Shqype.

– Në gusht të vitit 1919 Gjergj Fishta u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Delegacionit Shqiptar, që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Ndërsa në vitin 1921 Fishta përfaqëson Shkodrën në Parlamentin Shqiptar, ku shquhet për gojëtarinë (oratorinë) e tij.

At Gjergj Fishta është autor i 37 botimeve letrare, por emri i tij është i lidhur kryesisht me kryeveprën e tij epike dhe njërën nga kryeveprat e gjithë letërsisë shqipe, “Lahuta e malcis” (Shkodër, 1937). “Lahuta e malcis” është një poemë epike historike me 15. 613 vargje që në qendër të vëmendjes ka luftën e shqiptarëve për autonomi e pavarësi, ngjarjet e historisë së Shqipërisë së Veriut, nga viti 1858 deri në vitin 1913. Përfshihet këtu edhe periudha e Lidhjes së Prizrenit dhe përpjekjet e luftërat e shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve të tyre nga lakmitë grabitçare të serbëve e malazezëve. Paraqiten edhe episode të veçuara heroike, siç është ajo e Oso Kukës në kullë të Vraninës (kullen e barotit), apo rasti i Tringës, që për të mbrojtur moralin, nderin dhe dinjitetin e femrës shqiptare, ajo më parë e zgjedhë vdekjen sesa të bie në duart e armikut: “Edhe dielli dheut i ra/Gjallë po Tringa Shkjaut n’dorë s’ra”. Gjergj Fishta është i njohur edhe për veprat: “Anzat e Parnasit”, “Gomari i Barbatasit”, “Mrizi i zanave”, etj. Stili i poezisë së Fishtës është i rrjedhshëm, me figuracion të pasur e fjalë të rralla, bazuar në të folmen e popullit. Është mjaft i ndikuar nga krijimtaria popullore, Kenget e Kreshnikëve. Përveç poezive lirike dhe atyre epike, Fishta është i njohur edhe për satirat e tij, të cilat e radhisin atë si njërin ndër satiristët më të mirë të letërsisë shqipe, madje edhe atë botërore. Sipas studiusit, Robert Elsie, “Lahuta e malcis” është e para ndihmesë e letërsisë shqipe për letërsinë botërore, ndërsa vetë Fishta është shqiptari i parë i emëruar për Çmimin Nobel. Regjimi komunist për gati gjysëm shekulli u mundua që ta zhdukte Fishtën nga faqet e historisë sonë kombëtare, madje edhe nga faqja e dheut, duke ia nxjerrë eshtrat nga varri e duke ia hedhur në lumin Dri. Shumë studiues janë të mendimit se komunistët e bën këtë jo për gjoja proitalianizmin e tij, por për prosllavizmin, projugosllavizmin e tyre. Por, vlerat nuk zhduken kurrë, nuk ka asnjë stuhi që i zhduk ato. At Gjergj Fishta është figurë madhore e kombit tone, vepra e tij gjithmonë do të mbetet një vlerë e çmuar kombëtare. Me punën dhe veprën e tij At Gjergj Fishta e ka siguruar vendin në majat më të larta të Panteonit të vlerave të kombit tonë. Pranda, nderimi i jetës dhe veprës së At Gjergj Fishtës do të thotë shumë edhe për atë, por edhe më shumë për ne. Edhe sot eshtrat e At Gjergj Fishtës nuk janë gjetur, por vargjet e tij kanë zënë një vend të ngrohtë në zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve qe veten e tyre e quajnë shqiptar.

Veprimtaria letraro – artistike

Veprimtaria për këto tri figura të shquara të letërsisë sonë u zhvillua ditën e Shtunë, më 13 Nëntor, 2021, në mjediset e shoqatës “Bijtë e shqipes”. Për shkak të pandemisë kishim kohë pa organizuar veprimtari të tilla, prandaj një veprimtari e tillë u prit me entuziazëm nga anëtarët e veprimtarët e shoqatës sonë. Për shkak të rrethanave të cekura, numri i pjesëmarrësve nuk ishte si në ato veprimtaritë e mëhershme, por entuziazmi, ineresimi, respekti për organizatorët ishte në nivelin e duhur. Salla ku u zhvillua veprimtaria ishte zbukuruar e përgatitur mirë. Në ballë spikasnin portretët e mëdha të At Gjergj Fishtës (pikturë origjinale), Migjenit e Dritëro Agollit. Veprimtarinë e hapi kryetari i shoqatës, z. Bujar Gjoka,i cili i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrjen dhe interesimin e tyre për këtë veprimtari. Pastaj z. Gjoka ia dha fjalën zonjës Rudina Bani, nënkryetare e shoqatës dhe mësuese në shkollën shqipe e cila ishte caktuar për ta përgatitur një material për At Gjergj Fishtën.

Një lidhje shpirtërore me Fishtën

Zonja Bani kishte bërë një vlerësim të përgjithshëm për veprën e At Gjergj Fishtës, por edhe për lidhjen e saj shpirtërore për Fishtën. Ndër të tjera zonja Bani u shpreh: “Kam një lidhje tjetër shpirtërore me Fishtën. Kur u nisa nga Shqipëria për në Amerikë, nuk e di pse shpirti im u pushtua nga vargjet:

“Lamtumire vendet e mia

Që po zhdukeni dalëngadalë

Ushton deti, gjëmon stuhia

Shkundet varka valë mbi valë…”

Duke folur për rëndësinë e figurës së At Gjergj Fishtës dhe vlerën e veprës së tij, zonja Bani vazhdoi: “Të rrallë janë ata poetë që cilësohen si poetë kombëtarë. Të rrallë janë ata poetë që krafasohen me Homerin. I tillë ishte Fishta. I cilësuar nga albanologu austriak, Maksimilian Lambreci (1882 – 1963) si “poetin më të talentauar që ka patur Shqipëria””. Për tematikën dhe motivet në veprën e Fishtës, zonja Bani pohoi: “Fishta do të na sillte dhe përjetonte në veprën e tij jo vetëm zanat, shtojzovallet, por edhe Oso Kukën që vdes duke luftuar në Vraninë për të mbrojtur trojet nga serbo malazezët, heronjtë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, etj.” Zonja Bani, si mësuese e shkollës shqipe, fjalën e saj e përfundoi me disa vargje nga vjersha e Fishtës, “Gjuha shqype”.

Migjeni dhe Dritëroi

Pastaj fjalen e mori z. Sadik Elshani njëherësh edhe shkruesi i këtyre radhëve, i cili paraqiti punimin me titull: “13 Tetori – një datë, dy poetë viganë: Migjeni dhe Dritëroi”, që është një reflektim në ditëlindjen e dy poetëve. Më 13 Tetor të vitit 1911 lindi Migjeni, ndërsa njëzet vite më vonë, më 13 Tetor të vitit 1931 lindi Dritëro Agolli – njëri në Veri, tjetri në Jug të Shqipërisë. Është kjo një rastësi e rrallë, por ndoshta edhe nuk është rastësi, që dy poetë të mëdhenj të letërsisë sonë të kenë lindur në një datë, kuptohet në kohë të ndryshme, dhe që të dy të jenë nga më të mëdhenjtë poetë të brezit të tyre. Secili në mënyrën e vet origjinale e pasuroi dhe i hapi shtigje të reja letërsisë shqipe. Fatkeqësisht, Migjeni u nda nga jeta në moshë shumë të re, pa i mbushur të njëzeteshtatat, por ishim fatlum që Driteroin e kishim në mesin tonë gjer në moshën e tij mbi 85 vjeçare.

Migjeni – drejt bashkëkohësisë, drejt modernitetit, drej Evropës

Duke folur për krijimtarinë e Migjenit, ndër të tjera z. Elshani theksoi: “Migjeni pa dyshim është njëri ndër emrat më të dashur në tërë letërsinë shqipe, sidomos është shumë i dashur nga rinia shqiptare. Ai në tërë krijimtarinë e tij artistike, si në poezi, ashtu edhe në prozë, solli diçka të re e të paparë gjer atëherë në letrat tona, solli një stil të ri, një forcë të re e të fuqishme shprehëse. Me Migjenin fillon një periudhë e re në letërsinë shqipe, ndarja nga tradicionalja dhe romantizmi dhe fillimi i realizmit kritik. Konceptet e reja që futi Migjeni në letërsinë shqipe, teknika, figuracioni, vargu i lirë dhe forca shprehëse, tematika dhe realizmi me të cilat ai i trajtoi problemet e shoqërisë shqiptare të viteve të tridhjeta i hapën letrësisë shqipe rrugën drejt bashkëkohësisë, drejt moderrnitetit. Migjeni së bashku me Lasgush Poradecin i dhanë letërsisë shqipe vendin e vet të merituar në letersinë dhe kulturën evropiane. Paraqitja e Migjenit në letërsinë tonë është një dukuri që rrallë shfaqet edhe në letërsinë botërore. Me fuqinë e tij artistike, Migjeni erdhi si një meteor në letërsinë shqipe dhe vdekja e hershme na e mori si një meteor, por me krijimtarinë e tij mbeti në qiellin tonë letrar një yll që do të shkëlqejë gjithmonë. Dhe sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më tepër ai do të shkëlqejë, sepse ka një magjepsje me vepren e tij, me jetën e tij të shkurtër. Shkoi i ri dhe do të mbetet përherë i ri, i freskët dhe aktual. Migjeni jetoi, aq sa jetoi dhe bëri atë që bëri. Atë që bëri dhe na ka lënë trashëgim, është e shkëlqyeshme, e përjetshme dhe gjer më sot e paarritshme, e pakalueshme nga askush ne letërsinë shqipe. Me 27 vite e mbylli ciklin e jetës së tij, e mbylli krijimtarinë e tij brilante”.

Dritëro Agolli, poeti që Dritëron

Në vazhdim z. Elshani i bëri një paraqitje të shkurtër edhe krijimtarisë së Dritëro Agollit, duke i bërë një analizë tematikës, stilit të poezisë dhe prozës së tij. Po shkëpusim një fragment nga kjo paraqitje: “Edhe Dritëro Agolli, së bashku me Ismail Kadarene dhe Fatos Arapin, është poeti që i ka prirë brezit të tij. Është njëri ndër shkrimtarët më të dalluar, më të dashur, më prodhimtar e më me ndikim në letërsinë bashkëkohore shqipe. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme krijuese: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenare filmash, reportazhe, etj. Por, mbi të gjitha, ai është i njohur si poet në kuptimin e plotë të kësaj fjale – mjeshtër i vërtetë i vargut. Që në krijimet e tij të para në poezi, ai u paraqit si një zë i fortë origjinal që solli një hov rinor, optimizëm e freski në letërsinë shqipe…Me vargjet e tij plot frymëzim, ai krijoi një botë të re të tijën – një botë agolliane, ku thjeshtësia e komunikimit, porositë universale (të përgjithshme) dhe shprehja e hapur e plot ndjenja, janë shtylla të forta ku mbështetet poezia e tij. Ngrohtësia njerëzore e vargjeve të tij ka bërë që lexuesi që shijon këto vargje, të njëjtësohet (identifikohet) me vetë poetin. Ky raport i ndërsjellë poet – lexues është më tepër i theksuar te Dritëro Agolli se sa te ndonjë poet tjeter në letërsinë bashkëkohorë shqipe.
Kjo frymë poetike është mjaft e pranishme edhe në prozën e tij që është mjaft e suksesshme. Vlen të theksohet, se shumicën e krijimeve të Agollit e përshkon një frymë e hollë e humorit, madje edhe në situata që mund të jenë shumë serioze”.

Vlen të përmendet se edhe tema e diplomës së Dritëro Agollit ka qenë për Migjenin: “Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni”, mbrojtur në Universitetin e Leningradit (tani, Saint Petersburg).

Recitime, diskutime, kokteli

Për të pranishmit z. Elshani recitoi një poezi të tijën origjinale në stilin e “Lahutës së malcis”, në stilin satirik të At Gjergj Fishtës, me titull: “Shqetësimi i At Gjergj Fishtës për gjendjen në Shqipëri e Kosovë”. Pra, një pasqyrim i gjendjes kaotike politike në të dy shtetet shqiptare. Poezia u prit mjaft mirë nga të pranishmit. Sidomos u pëlqyen vargjet:

“Shumë keq Kombi na asht përça
Po qysh k’shtu me u përça?!
Shqyptari Shqyptarin vlla e ka
Disa thonë jemi të majtë
Të tjerët thonë jemi të djathtë
Me këto ndasina vllazën mjaft
Se ai vetes që i thotë Shqyptar
S’duhet t’jetë tjetër, veç kombtar

Veç Shqypnin ta ketë parti
Shqyptarizmin ideologji”.

Pas paraqitjes së këtyre materialeve disa nga të pranishmit, Tatjana e Llazar Vero, Sotir Goxhaj, i shprehen mendimet e tyre për këto figura madhore të kombit tonë. Z. Llazar Vero, ish gazetar i gazetës “Bashkimi”, tregoi për takimet që kishte patur me Dritëro Agollin, pa lënë anash as gotat e rakisë. Veprimtaria vazhdoi me shfaqjen e disa videove të përzgjedhura me poezi të këtyre autorëve. Me interesim e vëmendje të madhe të pranishmit e përcollën videon ku vetë At Gjergj Fishta recitonte një pjesë nga “Lahuta e Malcis”, ndërsa në videon tjetër aktori, Reshat Arbana, recitonte poezinë e At Gjergj Fishtës, “Gjuha shqype”. Videoja tjeter ishte me poezitë e Migjenit: “Një natë pa gjumë”, “Vjeshta në parakalim”, “Ekstaza pranverore”, “Kanga e rinisë”. Këtë paraqitje të videove e mbylli Dritëro Agolli duke e recituar poezinë e tij, “Kur te jesh mërzitur Shumë”.

Me kaq pjesa “zyrtare” e kësaj veprimtarie u mbyll, për të vazhduar pastaj me pjesën pak më të lirshme, çlodhëse – koktelin tradicional të shoqatës sonë, me pije e ushqime: Bukë e kripë e zemër. Edhe gjatë koktelit u bisedua për këto figura dhe biseda tjera të lira në mes të bashkatdhetarëve.  Shoqatat krijohen për t’i ruajtur vlerat e traditat kombëtare dhe për të krijuar vlera, për të ushtruar veprimtari të organizuar të bashkësisë sonë shqiptaro – amerikane. Ne po mundohemi t’i bëjmë të gjitha këto…

Nga – Sadik Elshani është anëtar i Këshillit Drejtues dhe ish kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 