Kroaci/ “Dashuria i jep ngjyra botës sonë”, mesazhi nxënësve të mësimit shqip

E mërkurë, 17 Prill, 2024

Në Ditën Botërore Për të Drejtat e Fëmijëve, nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare sipas modelit C të qytetit dhe Prefekturës së Zagrebit së bashku me mësuesen e tyre Melita Oreshkoviq, nën organizimin e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Zagrebit, në ambientet e Bibliotekës “Bogdan Ogrizović”, zhvilluan programin interaktiv: “KAM TË DREJTË-IMAM PRAVO”. Bashkëbiseduesit në program ishin: nxënësit, përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërise znj. Alma Kasa; ambasadori i Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Milaim Fetai; përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës, z. Eqrem Haziri, juristja znj. Selda Smajli, gazetari Emirat Asipi, profesorja e poetja Đurđica Ramqaj.

Pyetjet e fëmijëve ishin ë lidhura me Deklaratën dhe Konventën për të drejtat e fëmijeve të OKB-se, me respektimin e të drejtave të tyre në vendet ku ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e tjerë. Ndërsa bashkëbiseduesit në lidhje online nëpërmjet skype ishin profesorët nga Italia, Irena e Dritan Mashi, nxënësja Rozi, që solli vargjet e bukura të poemës “Bagëti e bujqësi”. Gjithashtu programin e përshëndeti edhe mësuesja nga Gjermania Etleva Gerbi Mançe, e cila theksoi se një e drejtë e fëmijëve është dhe mësimi i gjuhes amëtare. Morën pjesë online edhe mësuesja Klarita Selmani dhe nxenësja e saj Amelia nga Kreta e Greqisë; mësuesja Lira dhe fëmijët e kursit të gjuhes shqipe pranë organizatës për të drejtat e fëmijeve në Athinë, dhe të kurseve të tjera të Greqisë.

Programin, pjesëmarrësit dhe nxënësit i përshëndetën edhe fëmijët e mësimit shqip dhe mësueset e tyre pranë Shoqatës Ardhmëria të Anglise. Ndërsa nga qytetet e tjera të Kroacisë morën pjesë online në program nxënësit e mësimit shqip të Kastel Novit, Splitit, të Zarës dhe profesori i tyre Vesel Lekaj; nxenesit e Osijekut e mësuesi  Mendu Imeri; nxënësit e Krkut dhe mësuesja e tyre Suzana Jakupi.

Bashkëpunëtorë në këtë programin ishin edhe prindërit dhe gjyshërit e nxënësve, si dhe anëtarët e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Zagrebit

Numri i publikut në sallën e bibliotekës ishte i kufizuar 25-30, për shkak të masave të sigurisë të diktuara nga pandemia, por edhe audienca online bëri që kjo ditë aq e rëndësishme për fëmijët  të marri përmasa botërore.

Mesazhi i programit: Dashuria i jep ngjyra botës fëminore, ndaj t’i falim fëmijëve dashuri në familje, në shkollë, në shoqëri e kudo!

Titulli origjinal: “Dashuria i jep ngjyra botës sonë”, mesazhi i programit interaktiv të nxënësve të mësimit shqip të Zagrebit në ditën botërore të të drejtave të fëmijëve

Fotot u realizuan nga Slavica Šarović.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 