“I ngujuari” i Telemak Koçës tashmë flet edhe frëngjisht

E martë, 16 Prill, 2024

Fillimisht ky roman nisi rrugën e tij drejt lexuesit në gjuhën greke nën titullin, ”Κώδικας Τιμής” (Kodi i Nderit) i cili u kurorëzua me çmimin ”Romani më të mirë i vitit i publikuar në Greqi”, dhe më pas i përkthyer nga vetë autori në shqip, vazhdoi rrugën e tij drejt lexuesit shqipfolës nën titullin ”I ngujuari”

Në verën e këtij viti ai pa dritën e botimit në gjuhën frënge nga shtëpia botuese “Le Lus Bleu”, nën titullin ”Le code d’honneur”, i përkthyer nga Alketa Kodra, duke vazhduar tashmë udhëtimin e tij në Francë dhe në territoret frankofone të Europës dhe jo vetëm.

Kur lexoja për herë të dytë romanin «I ngujuari», të shkrimtarit Telemak Koça, në shqip, vazhdimisht më vinte në mëndje «Poetika» e Aristotelit me analizat e tij për artin e të shkruarit. «Një vepër, thuhet aty, është e plotë dhe e arrirë kur nuk i mungon asgjë e duhur, por edhe nuk i tepron kurrgjë».

Dhe gjithnjë gjatë leximit pëshpërisja me vete: Asgjë nuk është shkruar rastësisht. Vendi ku është vendosur ngjarja, distanca kohore, përzgjedhja e personazheve, leksiku i përdorur, etj.

Çdo element i kësaj vepre është në shërbim të tërësisë së saj artistike. Asnjë gur ndërtues s’është vënë gabimisht. Asgjë nuk është trill i rastësishëm i tregimtarit, që mundohet të tërheqë vëmendjen e lexuesit me ndodhi të bujshme dhe të tepërta. Isha futur në rileximin e një prej tragjedive më autentike të njeriut të sotëm, atij që jeton mes nesh, pranë nesh, por që asnjëherë nuk i dhamë rëndësinë e duhur. Mbas çdo faqeje të librit, krijohej një pazëll solid, pjesët e të cilit ishin përzgjedhur me kujdes për të ndërtuar atë pamje të plotë të një historie me një fund të pashmangshëm.

Sruktura e romanit gërsheton natyrshëm hyrje-daljet nga e tashmja, tek e shkuara; nga përhumbjet dhe menditimet e personazheve, tek përshkrimet e autorit; nga kujtimet dhe nostalgjitë, tek akti i veprimit të çastit apo dhe e anasjellta e tyre. Shihet një gërshetim fantastik i mendim-veprimeve të heronjve. Gjatë rrëfimit të gjitha rrjedhin në mënyrë të çlirët, shpenguar, me ritëm të gjallë, pa shtytje e sforcarje të jashtme, sa harron rolin tënd të lexuesit dhe fillon  përjeton  bashkë me heronjtë gjithçka, duke gjetur aty veten.

Një dyzim i vazhdueshëm: dy vende, dy popuj, dy botëkuptime, dy kushtetuta-kanune, dy breza, dy fise, bëjnë që një luftë e dukshme dhe e padukshme, të përshkruajë gjithë romanin. Luftë e brendshme karakteresh, luftë mes kulturash, luftë brezash, besimesh, përvojash.

Në të gjithë romanin dy vende, dy qytetërime, me të përbashkëtat dhe ndryshimet e tyre, gërshetohen në të përditshmen e tjetërsuar të personazheve duke udhëtuar herë në viset e largëta dhe të ashpra të veriut alpin shqiptar, herë në fushat e gjera dhe të shtruara të Greqisë. Përplasja e tyre, haptazi apo fshehurazi, fjalë për fjalë apo figurativisht, jehon në çdo përjetim të lexuesit, tashmë të shkrirë dhe të bërë një me personazhet.

Historia, në dy faqet e para të librit, fillon me udhëtimin e dy e hetuesëve të rinj, të cilët janë vetë lexuesi-spektator, pasiv i ndodhive të tilla që në thelb zjejnë nga zjarri i vullkanit të fshehur. Ata ishin aq larg problemit, aq sa ishte edhe distanca deri tek ai fshat i humbur për syrin e tyre. Ironia shpërfillëse e hetusëve, që iu intereson makina e re me të cilën udhëtojnë, apo shitësja e bukur që iu shërben, është karakteristikë mëse e zakonshme e secilit prej nesh. Anashkalojmë indiferentë zjarrin dhe zbavitemi me shkëlqimin e dritës që shpërndan.

Zefi dhe Stela, që jeta i solli krejt rastësisht pranë njëri-tjetrit, vijnë para nesh në një histori të zjarrtë dashurie.  Zefi, emigrant shqiptar që vitet e fundit jeton në Greqi;  zbulon një botë të re që nuk e kish jetuar në vendin e tij. Mbetej pa fjalë kur ..Ajo nuk e respektonte atë distancën e domosdoshme që duhet të mbante një grua nga një burrë. Në atdheun e tij ky ishte një rregull që nuk shkelej. (fq.71) Ai dashuron, dashurohet duke u munduar të ndryshojë konceptin për këtë ndjenjë të bukur .. atje , në ato male dhe gryka të thella dashuria ishte baraz me martesë. … Se dashuria pa martesë ishte diçka e rrezikshme , ishte si një pemë pa kokrra, që e prisnin, e zhduknin për të mos dëmtuar pemët e tjera. Bile nuk i thoshin fare dashuri, i thoshin kurvëri. (fq.71)   Kurse në këtë vend ..Kishte parë gëzimin e trupit të gruas, lirinë e saj. (fq. 73), por ndiente se  të gjitha këto ishin të huaja, nuk i përkisnin, nuk mund t’u afrohej. (fq. 74)

Shpesh mallëngjehej për ato çka kishin mbetur pas, për ëndrat e lëna për gjysmë, sepse ..këtu jetonte vetëm për sot. Si të mos kishte një qëllim në jetë. … vitet kalonin në një përkohshmëri të përhershme të jetës. (fq.73) Mbas ndodhisë së tij fatale në Shqipëri përpiqet të ..shkëputet nga ajo botë ku në çdo çast i dukej sikur e përndiqte (fq.56)

I ri, i bukur, i edukuar, i dashur dhe i sjellshëm; por i ndjekur nga një Kanun i ringjallur, ..u largohej gjithnjë e më shumë atyre ..maleve të përgjakshme të vendlindjes.. (fq.50) ku ..Kanuni kishte vdekur një herë dhe ishte ngjallur prapë. Ishte bërë pra lugat. Tani ishte katandisur në një mbeturinë që sa më shumë shpërbëhej, aq më e rrezikshme dhe helmuese bëhej. (fq.45)

Stela, një grua greke afër të pesëdhjetave, e kërcënuar nga rrjedha e ikjes së viteve që përshpejtojnë të nisnin tatëpjetën në heshtjen e saj vetmitare, ..ishte srehëza e tij, ngushëllimi i tij. (fq.167) ..Për Zefin vizita e saj kishte diçka të ngjashme  me vizitën në burg. (fq.66)

Dy heronjtë tanë nuk jetojnë në hënë, as ndër yje, por në tokë; të njohur, të afërt për ne, diku të parë dhe jetuar nga lexuesi. Nuk janë aspak bardhë e zi, me të djeshme dhe të sotme plot ngjyra, me ëndra dhe shpresa për të ardhmen. Por janë pikërisht këto ëndra që në kontrast me fatin e tyre të paevitueshëm, i bëjnë tragjikë.

Dëshira për t’u afruar, për t’u bërë një trup i vetëm dhe pasioni i tyre seksual, goditet shpesh jo vetëm nga gjithçka ndodh rreth tyre, por edhe nga mendimet e errta të secilit. Megjithëse Zefi ..Jetonte në një përrallë, përrallë fantastike, të çuditshme,  të pabesueshme. …i ndjekur, i shpallur në kërkim, i mbyllur në burgun më të pabesueshëm të botës. (fq.104),  përsëri diçka e rëndë i gërryente mendimet e tij ..Ishte në besë të saj… Por të një bese të pabesë, të një bese dinake, imorale, të çuditshme, fajësore, e cila tek e fundit, nuk ishte as e sinqertë derisa nuk kishte guxuar t’i rrëfente problemin e tij e më pas t’i kërkonte ta strehonte. (fq. 168) Kishte çaste kur ngrinte  krye mendimi se Zefi ishte vetëm një copë shqiptar për Stelën, apo dhe Stela një femër drejt degradimit për Zefin, një grua që nuk  përputhet aspak me prototipin që kishte Zefi deri atëherë për gruan.  Por .. Në fund të fundit, ishte ishulli i tij i lumturisë në të cilin kishte mbërritur rastësisht, aty ku e kishte nxjerrë stuhia; një ishull të cilin nuk e kishte zgjedhur, thjesht fati ia kishte nxjerrë përpara (fq.178) 

Kjo marrëdhënie njerëzore, herë si lidhje nënë e bir, herë si burrë e grua, herë si dashnorë të çmendur, mban në ekujlibër të plotë ndjesitë dhe përjetimet e lexuesit sepse secili prej heronjve tanë gjen tek tjetri atë që i mungon. Zefi  Ndodhej i burgosur, por në një burg madhështor, të bukur, magjik, të ëmbël, të dashur, në këtë qytet të bukur, të një vendi të bukur, me njerëz të bukur plot shkëlqim, plot diell, deri në verbim e, për më tepër, i shoqëruar nga një trup femre, paçka se nuk i shkonte moshës së tij. (fq.77Njëkohësisht edhe Stela kishte vrarë vetminë, ndihej e rinuar nga rinia e tij, ishin rikthyer shpresat, ëndrrat e saj.

Çaste dobësie, vuajtjeje, nevoje për njëri-tjetrin; nevojë për njeriun e afërt, atë që është pranë në të përditshmen tonë; bëri që një lidhje dashurie e kërcënuar nga çdo drejtim, të lulëzojë. Shpesh, sa më të shumta të jenë pengesat aq më të mëdha bëhen dëshirat. E ndaluara bëhet më e dëshiruar. Dhe e kërcënuara, më pasionante. Rreth tyre jeta rrjedh me ritmet e saj të pacënueshme. Gjithçka rrjedh në mënyrë të tillë sa gjithësecili që lundron në këto rreshta e  ka të pamundur të gjykojë dhe paragjykojë. Lexuesi mishërohet në rrjedhën e ngjarjes, përjeton dhe bashkëpunon. Shkallë-shkallë lidhja e tyre arrin pikën kulminante, duke ecur paralelisht me kërcënimin e kanunit ..gjakatar dhe aspak të pafajshëm (fq.119), për t’u takuar diku, në realizimin e plotë të qëllimit të tij.  Nga njëra anë një shtëpi që ndërtohet dhe nga ana tjetër një kanun që ringjallet. Një dashuri që lulëzon dhe një fantazmë vdekjeje që kërcënon. ..Gjendej nën peshën e një historie tmerri , ndjekjeje dhe paniku, por në të njëjtën kohë ndjente edhe një ëmbëlsi; një ëmbëlsi vdekjeprurëse. (fq.67)

Lufta dhe dashuria, jeta dhe vdekja bashkëjetojnë duke bërë më intesive kënaqësinë, përjetimin ..Lumturia është shumë pranë vdekjes. (fq.181)

Zefi dalëngadalë duke mos iu shmangur fatalitetit të tij bëhet pjesë e një kanuni që ..Në kohën e komunizmit, ashtu si çdo perëndi, .. ishte futur në izolim, ishte luftuar, ishte injoruar, ishte kritikuar si element resksionar, regresiv, aq sa njerëzit kishin vënë në dyshim vetë egzistencën e tij, ndërsa tani, e përqafonin me një ndjenjë pendese, me një brejtje të ndëgjegjies.. (fq. 162) 

Duke mishëruar gjithçka lexon prej tij dhe duke u bërë tashmë ingranazh lëvizës Zefi magjepset prej focës së një kanuni që ..megjithëse gjakatar, gjersa gjaku është vetë jeta e njeriut, ishte edhe pjesë e jetës. (fq.170) .. mbi kanunin e lashtë, mbi nocionin e besës, qëndron bashkimi i gjithë kombit shqiptar. Mbi lidhjen e gjakut. Fq. 194. 

Ekstaza e ndjenjave të fuqishme, dehja e tyre triumfon në ironi të hidhur për fatet njerëzore.

Shumë gjak po derdhet në këto lugje-thoshte duke thithur me afsh. 

Ah! Gjithë luftërat e botës për atë lug janë bërë. Që nga lufta e Trojës. (fq.181) 

Gjaku si një fill i kuq zbukurues mbështjell llavën e zjarrtë që fsheh në thellësi shpirti i viktimave të çdo tragjedie njerëzore.

Pra, sipas Aristotelit «Personazhet në një tragjedi janë thjesht një mjet për të promovuar historinë dhe skenarin, nuk janë objektivi kryesor i tragjedisë».

Duke u futur në botën e brendshme të personazheve, në meditimet dhe mendimet e tyre, autori na jep të plotë karakterin e tyre, pa i ushtruar aspak shtytje të dhunshme rrëfimit dhe pa deklaruar me fanatizëm karakteristikat e tyre duke u nisur nga gjykimi i tij i njëanshëm, të tipit: njeri shumë i keq, i mirë, puntor, i zoti, i vështirë, etj, etj. që me rolin përcaktues tepër të përgjithshëm, humbasin vlerën. Këta lloj mbiemrash-përcaktorë që nuk përcaktojnë aspak me përpikmëri natyrën e karaktereve, por thjesht dëmtojnë nivelin artistik të veprës, nuk zënë vend në këtë roman, por nënkuptohen dhe krijojnë një ikonë të gjallë dhe origjinale para syve tanë. Botkuptimi i personazheve thuret thjesht, por madhërishëm, duke ndërtuar kështu karaktere të kompletuar.

E gjitha proza e këtij romani është e pasuruar me një leksik të përzgjedhur që është totalisht funksional dhe në shërbim të stilit rrëfyes. Rrëfimi është në vetën e tretë por autori flet me gjuhën e personazheve, mendon me mënyrën e tyre të të menduarit, përjeton me ndjenjat e tyre, gjykon me logjikën e tyre.  Ata flasin me veten heshtur. Kur lexon prozën e Telemak Koças të duket sikur dëgjon monologun e brendshëm të personazheve, duke u trupëzuar në përjetimet e tyre, mendimet, rrjedhën e orëve, ditëve dhe viteve të jetës së tyre. Një epokë e tërë me botëkutimin dhe mënyrën e të jetuarit na del para syve tanë në meditimet e Vasil Kondojanit: Zhurma e mbytur bënte uji kur shuante plisat e zhuritur gjatë vaditjes parë ishte një kënaqësi, një muzikë tani u mungonte veshëve tij; Ndoshta nuk do të ishte keq sikur të ngrihej një monument për bukën e misrit, mendoi. Ajo bukë i kishte shpëtuar njerëzit nga uria në çdo pushtim…… I kujtoheshin kohët e vjetra, edhe dashuriçkat që bëheshin brenda xhunglës së misrit. Misri, si aleat besnik, fshihte të dashuruarit me një siguri më të madhe se ajo e Labirinthit të lashtë të Minotaurit. … Por tani që ndalimet e dashurisë nuk kishin më kuptim, misri e kishte humbur edhe këtë kuptim fq.10-12»   

Një botëkuptim i plotë të pikturohet para syve me ngjyrat e fjalës së përdorur duke dhënë një tablo sferike të çdo rrethi shoqëror në të cilin të vë të udhëtosh rrëfyesi, pa tepri, natyrshëm. Autori flet me të folurën e atyre për të cilët shkruan; përdor gjuhën e duhur edhe në mendimet e tyre, dhe jo vetëm në dialogje.

Nëpërmjet leksikut të tij pozicionohet, duke na vënë në kënde të caktuara vështrimi për të kundruar herë nga afër, si pjestarë të asaj çka ndodh, herë si shikues nga larg. Vetvetiu, pa e kuptuar, lexuesi mishërohet në çdo ndodhi, depërton në botën dhe përjetimet e çdo personazhi, duke qënë lexues aktiv.

Jo më kot,  zë vend përfundimisht në mendimet e mia, pohimi:

-Asgjë nuk është e rastësishme në këtë vepër.

Urime dhe suksese në krijimtarinë tuaj të ardhshme, zoti Telemak Koça!!

Qoftë e hapur rruga e përkthimit edhe në gjuhë të tjera!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 