Forum/ 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Luan Topçiu

E shtunë, 20 Prill, 2024

Në javën kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell mendimin e specializuar të gjuhëtarëve, studiuesve dhe lëvruesve të njohur të gjuhës.

Përmes një interviste të shkurtër, figura të rëndësishme të gjuhës shqipe, u përgjigjen pyetjeve lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nëse nevojiten politika shtetërore në këtë drejtim dhe sesi duhen orientuar ato etj.

LUAN TOPÇIU:  “…Mendoj se është e nevojshme një përfshirje e vazhdueshme e shtetit shqiptar për përhapjen e gjuhës shqipe në diasporë për arsyet e parashtruara më sipër. Mënyrat janë shumta. Mendoj se duhen hapur lektorate të gjuhës shqipe në vendet ku numri i emigrantëve shqiptarë është i madh, dhe duhen zhvilluar kurse fizike me të rinjtë.  Besoj se do ishte e dobishme një faqe në internet, e cila të përmbajë module për mësimin e gjuhës shqipe…”

LUAN TOPÇIU: Gjuha është mëmëdheu i njeriut. Gjuha amtare është “altari” rreth të cilit bashkohen të gjithë folësit e saj. Ajo është dëshmia e ekzistencës së një kombi, hallka që i lidh njerëzit dhe i bën të quhen sivëllezër apo bashkëkombës. Gjuha përcjell memorien historike, kulturore dhe afektive të një kombi dhe siguron vazhdimësinë e tij…”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Gjuha amtare është “altari” rreth të cilit bashkohen të gjithë folësit e saj. Ajo është dëshmia e ekzistencës së një kombi, hallka që i lidh njerëzit dhe i bën të quhen sivëllezër apo bashkëkombas. Gjuha përcjell memorien historike, kulturore dhe afektive të një kombi dhe siguron vazhdimësinë e tij. Në këtë kuptim, gjuha shqipe është thesari më i çmuar që na kanë lënë të parët tanë, e pasuruar dhe përpunuar brez pas brezi.  Gjuha shqipe, që fëmijët e trashëgojnë nga prindërit e tyre, meriton të ruhet nga brezat e rinj, qofshin këta dhe brezi i ri i shqiptarëve jashtë vendit.

Identiteti i njeriut nuk mbetet i pandryshueshëm, sepse është një proces dinamik dhe i ndryshueshëm. Të jetosh nën qiej të tjerë dhe të jesh i detyruar të përdorësh gjuhë të tjera në punën tënde, kanos në njëfarë forme gjuhën amtare. Shkrimtari Mirosh Markaj më ka treguar për dajën e vet, prozatorin Mitrush Kutelin, këtë magjistar të gjuhës shqipe, se, për shkak të punës së tij si ekonomist në Bukuresht, fliste gjithë ditën rumanisht dhe shpesh i ndizej drita e alarmit se gjuha shqipe e tij po varfërohej dhe se në orët e vona të natës lexonte vepra të Kristoforidhit, Budit, Bogdanit etj., për ta mbajtur të gjallë atë.

Të mësuarit e gjuhës shqipe nga brezat e rinj të shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit është një problem i rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja identitare, por është edhe një problem politik. Provokimet e shumta historike, emigrimi i vazhdueshëm  i shqiptarëve gjatë gjithë historisë, por edhe gjatë 30 vjetëve të fundit, ka sjellë me vete rrëgjimin e identitetit kombëtar si pasojë e humbjes së gjuhës, asimilimit masiv në vendet ku janë vendosur, martesave mikse etj. Sigurisht, asimilimi është një proces i pashmangshëm për këdo që jeton jashtë vendit të vet. Impakti negativ mbi vendin tonë nuk është thjesht demografik, që nënkupton pakësimin e popullsisë, por lidhet drejtpërsëdrejti me të ardhmen e kombit. Shqiptarët në historinë e tyre kanë dëshmuar se ekziston një Shqipëri në diasporë, veçanërisht përmes letërsisë dhe shkrimit në shqip, e cila ka qenë më e pranishme sesa letërsia e zhvilluar brenda vendit. Është ndërtuar një Shqipëri, kudo ku kanë jetuar shqiptarë. Territori ku shkruhet letërsi në gjuhën shqipe është një territor i strukturuar njësoj si territori kombëtar, për aq kohë sa shkrimtarët e diasporës ndihen qytetarë të vendit të origjinës (Faik Konica, Fan Noli, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Martin Camaj, Asdreni etj., si dhe një numër shumë i madh i shkrimtarëve të sotëm). Diaspora shqiptare, historikisht, ka luajtur rol të madh për Rilindjen Kombëtare, kulturore dhe politike të Shqipërisë. Pra, ka punuar për Shqipërinë. Ky rol historik i diasporës është po aq real edhe sot. Por gjithçka fillon nga gjuha. Një shqipfolës i vendosur në një vend të huaj është vetëdije dhe ndërdije kombëtare, se sa i riu që nuk e flet më shqipen. Një diasporë shqiptare aktive, e interesuar për problemet politike të vendit, që punon për afirmim kulturor e kombëtar, sigurisht, që mbështet identitetin kombëtar dhe sot ky rol shumëfishohet për shkak të mjeteve të shumta të komunikimit dhe marrjes së informacionit. Është e nevojshme që diaspora të ketë një rol pjesëmarrës dhe të jetë e përfaqësuar në Shqipëri, duke gëzuar të drejtën e votimit, të zgjedhjes etj. Nga ana tjetër, elitat e diasporës, personalitetet shqiptare, të afirmuara në vende të ndryshme, shërbejnë për përmirësimin e imazhit të vendit, bëhen faktorë të rëndësishëm të diplomacisë publike. Diaspora duhet të mbetet aset i Shqipërisë, sepse nuk ka vend tjetër që numri i shqiptarëve jashtë kufirit shtetëror të jetë më i madh se numri i banorëve që jetojnë brenda tij.

Prindërit, origjina, atdheu, gjuha amtare janë të dhëna të pandryshueshme. Përdorimi i gjuhës amtare është në radhë të parë çështje e identitetit komunitar, por edhe i atij vetjak, por ka edhe një dobi pragmatike për të rinjtë tanë të diasporës. Mënyrat e ruajtjes së gjuhës nga të rinjtë shqiptarë jashtë shtetit janë të shumta.

  1. Gjuha shqipe ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Asnjë gjuhë amtare nuk bëhet pengesë për dikë që do të integrohet në një vend të huaj. Përkundrazi, ajo kthehet në një vlerë të shtuar, shumë herë edhe për vetë karrierën e tij. Gjuha amtare e ndihmon emigrantin të mbajë lidhje të gjalla me familjen, të afërmit, miqtë që ka në Shqipëri. Përmes gjuhës shqipe dhjetëra-mijëra shqiptarë të diasporës janë të lidhur me kulturën e vendlindjes, me ngjarjet që ndodhin në Shqipëri. Përpos familjes, mendoj se është po kaq i rëndësishëm edhe interesi i shtetit shqiptar për të hartuar politika  dhe për të krijuar disa mekanizma që të ndihmojnë të rinjtë shqiptarë jashtë shtetit të mbajnë gjallë jo vetëm gjuhën, por edhe interesin për Shqipërinë, dëshirën për të kontribuar për vendin amë. Do të rriteshin shanset që ai të kthehej për të jetuar dhe kontribuar në Shqipëri. Duke mbetur Shqipëria derë e hapur, do të thotë motivim për ruajtjen e identitetit kombëtar, do të thotë ulje e rrjedhjes demografike, dhe sidomos zvogëlim ose rikuperim i dukurisë “Brain Drain” apo „migrim i trurit”. Kjo dukuri zbutet duke mbajtur gjallë lidhjet me diasporën dhe duke e faktorizuar në proceset e modernizimit të Shqipërisë.

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

Mendoj se është e nevojshme një përfshirje e vazhdueshme e shtetit shqiptar për përhapjen e gjuhës shqipe në diasporë për arsyet e parashtruara më sipër. Mënyrat janë shumta. Mendoj se duhen hapur lektorate të gjuhës shqipe në vendet ku numri i emigrantëve shqiptarë është i madh, dhe duhen zhvilluar kurse fizike me të rinjtë.  Besoj se do ishte e dobishme një faqe në internet, e cila të përmbajë module për mësimin e gjuhës shqipe. Ky kurs mund t’u drejtohet jo vetëm të rinjve që nuk dinë shqip, por edhe shqiptarëve jashtë vendit që flasin shqip, por që nuk kanë studiuar në një institucion arsimor gjuhën shqipe, dhe duan të përvetësojnë dhe përmirësojnë njohuritë e tyre gramatikore dhe leksikore. Portali duhet të strukturohet sipas këtyre kategorive. Madje do të ishte edhe më e dobishme nëse do të përmbajë module edhe për fëmijët shkollorë dhe parashkollorë, sidomos për ata që vijnë nga familjet mikse. Kurset online do të nxisin aftësinë e të kuptuarit, dialogun, shqiptimit e saktë dhe asimilimin sa më të plotë të gjuhës shqipe. Ushtrimet dhe tekstet të shoqërohen me materiale audio dhe video, me  ilustrime, që të lehtësojnë asimilimin e gjuhës, sidomos nga fëmijët parashkollorë dhe shkollorë. Portali mund të jetë një mjet i dobishëm si për studime individuale, ashtu edhe në orët e gjuhës dhe letërsisë shqipe ku ka shkolla të gjuhës shqipe. Modulet duhet të jenë falas dhe mund të bëhen drejtpërdrejt nga faqja e internetit të Drejtorisë së Diasporës ose të një institucioni tjetër. Gjithashtu, mendoj se një Institut i Kulturës Shqiptare me qendër në Tiranë, (për të cilin flitet pafundësisht) i cili të koordinojë disa filiale në Europë, sidomos në vendet ku numri i shqiptarëve është i madh (Itali, Gjermani, Angli, Francë, Austri, Greqi, Shtetet e Bashkuara etj.), të cilat të merren ekskluzivisht me projekte kulturore për promovimin, stimulimin dhe mbështetjen e kulturës dhe gjuhës shqipe, të artistëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do të ndihmonte këtë proces. Promovimi cilësor i kulturës mund të davarisë dhe paragjykimet që kanë të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët.

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

Përtej politikave shtetërore, mendoj se vetorganizimi i diasporës shqiptare në vende të ndryshme nëpër shoqata dhe organizata, që të kenë objektiva të qarta në lidhje me rigjallërimin e gjuhës, rigjallërim të identitetit të humbur, përmes kurseve, aktiviteteve të ndryshme, do të sillte rezultate pozitive. Duhet të njohim faktin se komunitetet historike shqiptare janë asimiluar në një përqindje të madhe dhe ka humbur tradita e gjuhës. Diaspora e re, e mbas viteve 1990, rrit shanset e rigjallërimit të kësaj tradite. Gjithsesi, diaspora duhet stimuluar me forma të ndryshme. Mësimi i gjuhës shqipe duhet të mbetet prioriteti i prioriteteve, sepse ai është dhe çelësi drejt kulturës dhe vetëdijes kombëtare. Përpos punëve të tjera në fushën e studimeve të letërsisë unë jam dhe autor i dy doracakëve shqip-rumanisht, me një gramatikë minimale, i dy fjalorëve akademikë rumanisht-shqip dhe shqip-rumanisht me rreth 50.000 fjalë tituj dhe me mbi 70.000 njësi frazeologjike, idioma (bashkautor së bashku me Dr. Renata Topçiu dhe Ana Melonashi) etj. Sigurisht ekzistenca e instrumenteve bazë për mësimin e gjuhës shqipe dhe botimi i tyre atje ku mungojnë do të ndihmonte drejtpërsëdrejti në përvetësimin më të mirë të gjuhës shqipe.

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Filozofi i madh, Martin Heidegger,  thoshte se “…. qenia shkon drejt gjuhës, gjuha është vendi i strehimit të qenies, në të cilin jeton edhe njeriu. Pra gjuha, në kuptimin heideggerian, është shtëpia/vend i shenjtë/vend i strehimit të qenies. Gjuha është mëmëdheu i njeriut.  Përpos anës ekzistenciale, gjuha për mua është dhe mjeti i punës, është lënda, objekti dhe rezultati i punës, siç është për këdo që merret me shkrimin si lëvrues i gjuhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 