Një komb, një gjuhë!

E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Një komb, një gjuhë!

Kongresi i Drejtshkrimit shënon një ngjarje të rëndësishme për gjuhësinë shqiptare, për kulturën shqiptare, për kombin shqiptar. (Çeliku, 2001:108)

U mbushën 49 vjet nga koha e mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit (20-25 nëntor 1972).

Në këtë forum të lartë shkencor u paraqit për diskutim e miratim,  në formën e projektit, i pari kod drejtshkrimor i njësuar i shqipes.

Kjo u arrit pasi “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”(projekt), u diskutuan brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Para dhe gjatë Kongresit, u miratuan dhe u ligjësuan, duke marrë formën e plotë e përfundimtare në botimin e vitit 1973 me titullin “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”.   (Kostallari, 1972:11)

Shkrimi i njësuar dhe gjuha standarde shqipe nuk janë thjesht fryt i një akti të vetëm, siç ishte Kongresi i Drejtshkrimit; ato janë kurorëzim i përpjekjeve dhe i punës së disa brezave, shkrimtarëve, gazetarëve, gjuhëtarëve  etj., që çuan në një standard.

Historia e gjuhës së çdo  populli është njëkohësisht historia e tij. Përpjekjet e shqiptarëve për të krijuar, stabilizuar dhe njësuar gjuhën e tyre letrare, që në plan të parë të alfabetit e të drejtshkrimit të saj, janë të lidhura ngushtë me punët dhe lëvizjet e mëdha politiko-shoqërore e kulturore, në programin e të cilave lufta për mbrojtjen, lëvrimin dhe ngritjen e gjuhës amtare zinte një vend të dorës së parë.

Kongresi i Drejtshkrimit është pa kurrfarë dyshimi kurorëzimi i të gjitha përpjekjeve të mundimshme e shumëshekullore jo pa flijime e dëshmorë. (Ajeti,1972:195)

Që nga viti 1973, drejtshkrimi zbatohet nga të gjitha fushat e veprimtarisë shtetërore e shoqërore, arsimore etj.

Gjithashtu është detyrë e çdo shqiptari që të zbatoj rregullat e drejtshkrimit e të kujdeset për standardin.

Gjuha standarde shqipe është një pasuri e madhe e kombit shqiptar. Ky standard është kombëtar, ka kaluar me sukses një stazh të gjatë pranimi si gjuhë e folur, gjuhë shkrimi dhe mjeteve të komunikimit masiv. Duke u parë si simbol patriotizmi e bashkimi (një komb-një gjuhë), standardi përqafua menjëherë nga të gjithë.

(Çeliku, 2001:11)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 