Forum/ 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Aljula Jubani  

E enjte, 25 Prill, 2024

Në javën kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell mendimin e specializuar të gjuhëtarëve, studiuesve dhe lëvruesve të njohur të gjuhës.

Përmes një interviste të shkurtër, figura të rëndësishme të gjuhës shqipe, u përgjigjen pyetjeve lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nëse nevojiten politika shtetërore në këtë drejtim dhe sesi duhen orientuar ato etj.

ALJULA JUBANI: “…Ajo që i duhet shqipes dhe shqiptarëve është një projekt i madh kulturor dhe politik. Kemi nevojë për një strategji shtetërore me një planveprimi të qartë, nëpërmjet të cilave duhet të parashikohen programe zhvillimore, që të përfshijnë institucionet shkollore dhe ato të kulturës, si stacione televizive e radiofonike, organe të medias së shkruar, platforma virtuale…”

ALJULA JUBANI:  “Gjuha amtare është një nga elementet më të rëndësishme identitare të çdo personi.”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Gjuha amtare është një nga elementet më të rëndësishme identitare të çdo personi. Nga prindërit dhe paraardhësit tanë e marrim atë si pjesë të trashëgimisë kulturore të etnosit tonë. Tullio Erber, më 1937, në studimin për arbëneshët e Zarës, shkruan ndër të tjera:  në zemrat e tyre ata janë shqiptarë dhe mbeten të dëshiruar të dëgjojnë për bashkatdhetarët e tyre. …djemtë arbëneshë dallohen për pamjen burrërore, për shikimin e tyre të ndershëm e depërtues, që duket sikur të thotë “Nuk të kam frikë!”. Sanguinë e krenarë, po aq sa besnikë, të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka për ata që i duan.” Ndërsa tek përshkruan gratë shprehet: “Askush nuk mund t’i shmanget admirimit të elegancës së gruas arbëneshe. Shpesh nuk arrin të kuptosh se si ato femra, që punojnë gjithë ditën nën rrezet përvëluese të diellit dhe kalojnë stërmundime të shumta, nuk shfaqin asnjë shenjë, as në pamjen dhe as në të ecurit e tyre.”

Arbëreshët, arbëneshët e kudo kanë emigruar në shekuj, kanë ruajtur mes vështirësish të shumta, identitetin e të parëve, së bashku me këngët, traditat, kostumet, gjuhën, nëpërmjet transmetimit të trashëgimisë kulturore, e cila i ndihmon, veç të tjerash, edhe të njohin më mirë veten, përmes kësaj trashëgimie.

  1. Gjuha shqipe ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Në parathënien e librit të prof. Altimarit, “Urat e Arbërit”, prof. Shaban Sinani shkruan: “Ndër shenjat më të vjetra – sot simbol i një Europe të njësuar – ura duhet të jetë një kryeshenjë që ka lidhje jo vetëm me letërsinë dhe traditën kulturore, por edhe me vetë etnotipin e një kombi.” Në kushtet e një Shqipërie në rrugën e evropianizimit dhe kur BE mbështet e ndihmon ruajtjen e gjuhëve dhe kulturave të vendeve prej nga vijnë emigrantët, jemi në një kuadër mjaft nxitës edhe për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ne kemi një model të shkëlqyer në nivel evropian, ku nisma dhe puna e intelektualëve arbëreshë gjeti mbështetje dhe u miratua Ligji nr. 482, i datës 15 dhjetor 1999, “Norme in materia di tutela delle minoranze linguistiche storiche ” në Itali, për ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës së pakicave historike.

Sot në vendet e BE-së është detyrim ligjor që nëpunës (mësues, avokatë etj.), veprimtaria profesionale e të cilëve lidhet me pakicat, të njohin gjuhët e tyre. Këto zhvillime nxisin emigrantët që gjuhën amtare ta kenë jo vetëm gjuhë të zemrës, por edhe u japin mundësinë ta përdorin në ecjen e tyre profesionale.

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

Ajo që i duhet shqipes dhe shqiptarëve është një projekt i madh kulturor dhe politik. Kemi nevojë për një strategji shtetërore me një planveprimi të qartë, nëpërmjet të cilave duhet të parashikohen programe zhvillimore, që të përfshijnë institucionet shkollore dhe ato të kulturës, si stacione televizive e radiofonike, organe të medias së shkruar, platforma virtuale. Vetëdijësimi, i synuar nga ky program, arrihet përmes një procesi edukimi dhe vlerësimi, më shumë se përmes masave shtrënguese. Në këtë mënyrë, pasuria gjuhësore do të vihet në pah si pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore, duke i bërë edhe më të rinjtë ta duan jo vetëm si trashëgimi, por edhe si një pasuri, me prestigj kulturor e identitar. Të tilla nisma e projekte duhet të mbështeten me buxhete, të cilat duhet të shpërndahen pas një procesi transparent konkurrimi. Kjo do të ngjallte interes në një hapësirë më të gjerë dhe do të ndihmonte të shfrytëzoheshin më së miri potencialet njerëzore e intelektuale të trevave

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

QBD po bën një punë tepër të lavdërueshme, jo vetëm përmes botimit të teksteve dhe ofrimit të platformave digjitale për mësimin e gjuhës shqipe, por, mbi të gjitha, për nxitjen dhe gjithëpërfshirjen e intelektualëve shqiptarë në botë, të interesuar për të kontribuuar në këtë çështje mbarëkombëtare.

Mendoj se çelësi i suksesit është pikërisht në identifikimin e kapaciteteve njerëzore e intelektuale të shpërndara nëpër botë. Ne jemi më shumë jashtë, se brenda Shqipërisë politike. Nëse arrijmë t’i ftojmë ato mendje brilante, që të japin idetë e tyre dhe të ofrojnë angazhimin e tyre, mendoj se shpirti patriot shqiptar, si ia ka dale në kohëra të zymta të historisë, do të arrijë edhe sot me nivelin më të lartë të profesionalizmit.

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Do të doja të kujtoja fjalët e një intelektuali të madh, Ernest Koliqit, i cili është shprehur për rolin e gjuhëve të veçanta në një shoqëri universale, ashtu sikurse është edhe shoqëria e sotme e globalizuar, pjesë e së cilës jemi: “Duhet gjetë mënyra qi trashigimi ethnik i çdo kombi të híjë në punë për dobí të përgjithëshme tue zânë vendin e përshtatun në nji rendim shoqnuer të përbotëshëm ku sejcili të jét tingulli q’i ep hije e shije njâj symfonije universale.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 