Lotët e gëzimit për Nënë Terezën në Kordoba

E enjte, 28 Mars, 2024

Rasti është mbreti i botës, siç thotë fjala e urtë. Pushimet tona të planifikuara në ishullin “La Palma” u penguan nga vullkani “Cumbre Vieja”, i cili shpërtheu tre javë para nisjes sonë dhe ende po hedh topa të zjarrtë llave nga brendësia e tij si një katapultë. Si alternativë të këtij destinacioni të paarritshëm, ne zgjodhëm Andaluzinë në jug të Spanjës, përkatësisht qytetin e Malagës. Ne e bëmë këtë, natyrisht, në pajtim të plotë me miqtë e dashur gjermanë që na shoqëronin. Malaga është një qytet bregdetar magjepsës me ngushticën e Gjibraltarit në mes. Për të hyrë në Gjibraltar nga ky qytet i vogël idilik, i cili shtrihet mbi “Ngushticën e famshme të Gjibraltarit” dhe  çuditërisht ende është nën protektoratin britanik, na u desh të kalonim një kufi të sapokrijuar pas Brexit-it. Dhe monumenti që na bëri më së shumti përshtypje në ato momente të paharrueshme ishte xhamia “Ibrahim-al-Ibrahim”, e cila çuditërisht jo vetëm që është ndërtuar në pikën më jugore, por është ende në funksion. Udhëtimi vazhdoi për në Tarifa, një qytet në hemisferën më jugore të Evropës. Një moment i  papërshkrueshëm, që na solli për pak çaste ndjenjën e lumturisë, ishte kreshta më e largët e bregdetit të këtij qyteti, që shtrihej në anën e majtë të tij. Sepse në anën e majtë të fytyrave tona perplasëshin pikat e ujit nga Mesdheu dhe në anën e djathtë ato nga Atlantiku. Por ende pa u çliruar nga përshtypja e pikave magjike të ujit mes detit dhe oqeanit, u shfaq papritur para nesh Bregdeti i Marokut me një bukuri të papërshkrueshme.

Në mbrëmje mbërritëm në qytetin e vogël Barbate për t’u vendosur në një apartament shumë simpatik, nga ku mund të shihnim pelikanët që arritën në këtë moçal tamam në kohën e duhur, për t’i shpëtuar ngricave të dimrit.  Aty qëndruam tre ditë rresht dhe vizituam disa qytete përreth për t’u freskuar në Atlantik. Më pas rezervuam një ditë shtesë për të vizituar gjirin e “Costa del Sol”, i cili është një atraksion për të gjithë adhuruesit e rrëshqitjes mbi dallgët e detit dhe vendi më i vizituar në botë. Na befasoi veçanërisht numri i madh i njerëzve që qëndronin mbi disa dërrasa parashutash dhe kërcenin me një elegancë të papërshkrueshme mbi dallgët bubullimë të detit, të cilave presioni i erës së fortë mbi Atlantik i jepte të gjitha format e mundshme, ndërkohë që sportistëve u jepte çdo mundësi për të bërë pirueta fantastike dhe figura fluturimi që deri atëherë i kishim parë vetëm në ekranin e televizorit.

Prej andej i thamë lamtumirë Atlantikut dhe u nisëm për në Sevilje, e njohur si trashëgimia më e vlefshme historike dhe kulturore në Spanjë. Mrekullitë e vërteta kulturore dhe historike që na lanë pa fjalë ishin katedralja madhështore dhe pallati mbretëror. Sepse po të ndalesh dhe të imagjinosh se si dhe kur janë ndërtuar këto dy monumente historike, një rrëqethje e paparë ta kaplon lëkurën dhe të kthenë në mesjetë. Këtu qëndruam dy ditë, pastaj shkuam në bjeshkët e panumërta të Andaluzisë. Së shpejti vendosëm të qëndronim në qytetin antik të Rondas për dy ditë, ku më bëri përshtypje edhe bukuria befasuese që më kujtoi jo vetëm Alpet austriake dhe zvicerane, por edhe Bjeshkët tona të Nëmura. Bukurinë e këtij rajoni e plotësonin ullishte të shumta dhe të mëdha, të cilat jo vetëm që e bënin të pakrahasueshëm me ndonjë rajon tjetër në botë, por edhe shumë mbresëlënës dhe unik. Qyteti tjetër që vizituam ishte Kordoba.

Qëllimi ynë ishte të vizitonim xhaminë/katedralen e këtij qyteti. Një objekt sa interesant aq edhe magjik. Një nga monumentet më unike të trashëgimisë kulturore dhe historike të Spanjës dhe dëshmi e gjallë e simbiozës shumë interesante midis artit dhe besimit. Një lidhje mes arkitekturës orientale, helene, romake dhe bizantine, që ju shndërron në një pjesë të një bote përrallore dhe ju bënë të kërceni tango nga lumturia. Pas ardhjes së muslimanëve në Andaluzi në vitin 532, mbi rrënojat e themeleve të Bazilikës së Shën Venedikut filloi ndërtimi i një xhamie. . .

Kjo xhami u zgjerua disa herë në vitet në vijim për t’u bërë një nga xhamitë më të mëdha në botë dhe për t’u shndërruar në kishë katolike nga mbreti Henri II në vitin 1236, ndërsa në Katedrale në vitin 1593, nga mbreti Herman Ruiz III. Në fakt, ky monument është shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s qysh në vitin 1984.  Kur mbërritëm në Kordobë, pa humbur kohë, shkuam të  blinim bileta. Papritur u befasuam nga vargu i pafund i njerëzve që prisnin të futeshin brenda. Disa persona zyrtarë na thanë pa hezitim se do të duhej të prisnim disa orë pasi vizita ishte e mundur vetëm në grupe që duhej të mbanin radhë për shkak të numrit të madh të vizitorëve.  Rreth orës 16 ishte radha jonë t’i bashkoheshim radhës së gjatë të njerëzve që mezi prisnin të hynin brenda pas kalimit të kontrollit të detyrueshëm të sigurisë.

Në të vërtetë, çdo dashamirës i trashëgimisë kulturore dhe historike do të mbetej pa frymë vetëm nga numri i madh i vizitorëve, e lëre më nga bukuria dhe madhështia e saj përrallore.  Për të mos humbur asnjë detaj, vendosëm të nisim turin në anën e djathtë të katedrales.  Më pas e përsëritëm të njëjtin raund disa herë për të kënaqur kureshtjen tonë dhe për të studiuar me kujdes dhe dashuri deri në detajet më të imta, të gjitha afresket dhe statujat që janë pikturuar dhe ndërtuar ndër shekuj. Kombinimi i motiveve orientale dhe perëndimore ishte jashtëzakonisht mbresëlënës dhe krijoi një përvojë unike për shqisat tona. Pas gjysmë ore rrugëtim nëpër kaleidoskopin shumëngjyrësh të kohës dhe hapësirës, ​​që më dukej edhe më interesant për shkak të kthesave, figurave dhe harqeve mbresëlënëse, ndalova para një konsole dhe mbeta i shtangur.

Shikova një herë përreth për t’u siguruar që nuk isha në ëndërr dhe një ndjenjë e papërshkrueshme më pushtoi trupin dhe shpirtin. Madje kisha edhe dridhje që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë në këtë formë. Para syve të mi ishte një pikturë që në pamje të parë dukej se kishte një kornizë të re. Brenda pikturës ishin disa fëmijë të sëmurë, të varfër dhe nevojtarë që kishin rrethuar nënën tonë të madhe, të shenjtë, unike dhe të dashur, Shën Terezën. Thjesht nuk u besoja syve. E thirra shpejt gruan time Besimen : “Besime, mendoj se kjo është Nënë Tereza jonë e madhe”! E pabesueshme por e vërtetë tha ajo dhe sytë i lotuan nga gëzimi. Pastaj bërtita si i çmendur nga gëzimi: Gerhad, Uëe, Inge, Tanja ejani dhe shikoni këtë foto, kjo është Nënë Tereza, nëna jonë e shenjtë shqiptare…” Më rrodhën lotët nga sytë. Ishin këta lot gëzimi që më bënë në atë çast njeriun më të lumtur në botë. Më pas analizova çdo detaj të zonës dhe u ktheva disa herë në të njëjtin vend nga i cili nuk mund të largohesha. Të impresionuar nga diversiteti magjepsës që pamë, dolëm jashtë dhe, si gjithmonë, filluam diskutimin tonë të bujshëm, ku të gjithë ndanë përshtypjet e tyre unike. Edhe unë fillova të përshkruaj ndjenjat e mia, por kur erdhi koha për të përshkruar figurën madhështore të Nënë Terezës, u tradhtova sërish nga lotët e gëzimit që më shoqërojnë akoma teksa i shkruaj këto rreshta. Së shpejti ne ramë dakord të vazhdojmë udhëtimin tonë për në qytetin Granda, ku do të vizitojmë pallatin mbretëror Alhambra …

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 