Forum/ 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Valter Memisha

E premte, 29 Mars, 2024

Në javën kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell mendimin e specializuar të gjuhëtarëve, studiuesve dhe lëvruesve të njohur të gjuhës.

Përmes një interviste të shkurtër, figura të rëndësishme të gjuhës shqipe, u përgjigjen pyetjeve lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nëse nevojiten politika shtetërore në këtë drejtim dhe sesi duhen orientuar ato etj. 

VALTER MEMISHA: “Duhet të ketë patjetër dhe urgjentisht një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në vendet ku janë krijuar dhe po krijohen ngulime shqiptarësh. Është tërësisht e pafalshme që në vende si Turqia, Greqia, Italia, Gjermania, Anglia etj., shkollimi i fëmijëve shqiptarë në shqip është në nivelin më të ulët të mundshëm, çdo gjë i është lënë rastësisë apo përpjekjeve individuale.”

  “Gjuha është tipari kryesor i kombit …është komponenti që bashkon shqiptarët …është mjeti i identitetit kombëtar.”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Shqiptarët pas vendosjes së pluralizmit politik dhe sistemit demokratik në Shqipëri u përfshinë në një proces emigrimi jo të zakontë. Madje vitet e fundit, pas procesit të liberalizimit të vizave, me qindra mijëra të rinj emigruan në Evropë dhe më gjerë, dikush për të ndjekur studimet e larta e të tjerë për emigrim ekonomik. Është fakt se mijëra prej këtyre emigrantëve kanë krijuar dhe jetën familjare në vendet ku janë vendosur. Ata gjenden në një gjendje dygjuhësie: në mjedisin familjar dhe në kontakte me bashkatdhetarë, së shumti,  komunikojnë me gjuhën e zemrës (me gjuhën amtare / shqipe), në mjedisin e punës apo qytetar e ndërqytetar komunikojnë zakonisht me gjuhën e vendit ku janë vendosur.

Edhe pse trysnia e gjuhës së vendit ku janë vendosur, ndaj gjuhës shqipe është e madhe, prapëseprapë brezi i ri e ruan atë, komunikon me të në gjirin e familjes (nëse  familja prindërore është bashkë me të), me njerëzit e afërt në Shqipëri përmes rrjeteve sociale (sot këto rrjete ndikojnë ndjeshëm në ruajtjen e gjuhës amtare, sepse denduria e komunikimit është shumë më e madhe se në kohën kur ato nuk ekzistonin dhe lehtësirat në këtë proces e mundësojnë këtë ruajtje), drejtpërdrejt me shqiptarët në Shqipëri kur vijnë për pushime apo për raste e ngjarje të tjera (liberalizimi i vizave e mundëson ndjeshëm këtë lëvizje) etj.

  1. Gjuha shqipe ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Jemi në kohën e globalizmit dhe të globalizimit. Gjuha shqipe nuk mund të jetë kurrsesi pengesë për integrimin e shqiptarëve në botën e jashtme. Përparësi në komunikimin e tyre vërtet fiton anglishtja apo gjuha e vendit ku janë vendosur, por gjendja gjuhësore me dy, tri a më shumë gjuhë të zotëruara e lehtëson dhe nuk e pengon procesin integrues. Madje zotërimi i sistemit gramatikor të shqipes, si gjuhë sintetiko-analitike dhe me sistem fleksioni shumë të pasur, lehtëson shumë zotërimin e strukturës gramatikore të gjuhës së huaj (të gjuhës së vendit ku mund të jenë vendosur shqiptarët emigrantë).

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

Duhet të ketë patjetër dhe urgjentisht një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në vendet ku janë krijuar dhe po krijohen ngulime shqiptarësh. Është tërësisht e pafalshme që në vende si Turqia, Greqia, Italia, Gjermania, Anglia etj., shkollimi i fëmijëve shqiptarë në shqip është në nivelin më të ulët të mundshëm, çdo gjë i është lënë rastësisë apo përpjekjeve individuale. Nuk ka shkolla të përfshira në sistemet arsimore të vendeve ku janë vendosur shqiptarët. Diku me miliona (duhet të kishte shkolla të sistemit parauniversitar e universitete me degën e shqipes, në një kohë që në Shqipëri këto vende kanë hapur shkollat në gjuhët e tyre, edhe pse numri i folësve të këtyre gjuhëve është dhjetëra, qindra e mijëra herë më i vogël se shqiptarëve në këto vende) Shteti ynë dhe institucionet përkatëse nuk kanë platforma e strategji në këtë proces. Ne kemi 1/3 e popullsisë në emigrim dhe nuk kemi ministri të emigracionit, Ministria e Arsimit duhet të punojë jo thjesht duke dhuruar tekste shkollore për fëmijët e shqiptarëve në vendet ku janë vendosur, por politikat dhe praktikave duhet të jenë në përputhje me konventat ndërkombëtare në këtë fushë.

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

Lëvizja e lirë e shqiptarëve, sidomos dhe e brezit të ri nga një vend evropian a më gjerë në një vend tjetër, lëvizja e brendshme nga një qytet në tjetrin etj., nuk mundëson zbatimin e politikave konkrete gjuhësore. Ndryshe ndodhe me ngulimet e shqiptarëve, sidomos ato shekullore. Mediet pamore etj., duhet të punojnë më shumë për ndërgjegjësimin kombëtar të emigrantëve shqiptarë, që ata të mos e ndiejnë veten inferiorë. Pa kaluar në skajshmëri, por jemi besoj të vetmit në Evropë që vëllezërit tanë nuk manifestojnë për të drejtat e tyre në shtetet ku janë vendosur. Herë frikë, herë inferioriteti, herë mungesa e formimit janë pengesë në këtë drejtim. Është çudi që në disa vende ne kemi nga 100.000 – 800.000 shqiptarë dhe ata nuk i shohim të organizuar e të kompaktësuar. Duhet të jemi ne që kërkojnë. Thotë populli, po nuk qau fëmija, nuk i jep gji e ëma!

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe? 

Gjuha është tipari kryesor i kombit, shqipja në fund të fundit është komponenti që bashkon shqiptarët. Pra është mjeti i identitetit kombëtar. E. Çabej thotë se është thesari më i çmuar, madje i vetmi thesar i përbashkët që kemi ne shqiptarët. Ajo duhet të na bëjë të ngremë kokën me krenari. Le ta zotërojmë atë sa më mirë, në Shqipëri apo në emigrim, ta pasurojmë e t’ia ngremë dinjitetin kombëtarisht e ndërkombëtarisht!