Forum/ 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Bashkim Shehu

E premte, 29 Mars, 2024

Në javën kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell mendimin e specializuar të gjuhëtarëve, studiuesve dhe lëvruesve të njohur të gjuhës.

Përmes një interviste të shkurtër, figura të rëndësishme të gjuhës shqipe, u përgjigjen pyetjeve lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nëse nevojiten politika shtetërore në këtë drejtim dhe sesi duhen orientuar ato etj.

BASHKIM SHEHU: “Gjuha shqipe është e rëndësishme për të mbajtur gjallë kontaktin me vendin e origjinës… …para së gjithash, shqipja është gjuha me të cilën bëj letërsi.”

BASHKIM SHEHU: “…duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Varet nga zgjedhja individuale e secilit. Por mendoj se në përgjithësi është e rëndësishme dhe e dobishme për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në mërgim. Është e rëndësishme për të mbajtur gjallë kontaktin me vendin e origjinës, për çka mendoj se përbën një pasurim shpirtëror, dhe gjithashtu ngaqë, sa më shumë gjuhë të dish, aq më mirë. Për më tepër, njohja e shqipes i shton oportunitet, ngaqë hap mundësinë që i mërguari të kthehet një ditë prej ditësh për ta ndërtuar jetën e tij në Shqipëri.

  1. Gjuha shqipe ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Kurrsesi nuk është pengesë. Ndërsa ndihmesë, për mendimin tim, mund të jetë kryesisht për një pakicë individësh, për ata që mund të bëhen ura kulturore midis vendit pritës dhe Shqipërisë. Për të tjerët mund të jetë vetëm tërthorazi, duke qenë se përbën një pasurim shpirtëror.

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

Për këtë duhen pyetur komunitetet e të mërguarve. Unë, për vete, besoj se po. Nga ana tjetër, duke qenë se njohja e shqipes hap mundësinë që i mërguari të kthehet, kjo mund të jetë me interes për Shqipërinë, sidomos në raste personash të kualifikuar.

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

Mendoj se për këtë mund të luajnë rol komunitetet e të mërguarve dhe shoqatat e tyre kulturore. Madje, së paku në një rast që di unë, pikërisht një komunitet emigrantësh krijoi një shkollë ku fëmijëve të tyre u jepeshin mësime të gjuhës shqipe.

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Për mua, para së gjithash, është gjuha me të cilën bëj letërsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 