Intervista/ Studentja që solli “Google”-in në Durrës

E premte, 19 Prill, 2024

Bota po shkon drejt revolucionit të katërt digjital e udhëhequr nga teknologjia. Dëgjojmë përditë rreth saj dhe shohim fuqinë me të cilën ka transformuar jetët tona. Shumë prej nesh e kanë bërë pjesë të jetës, duke e përdorur në biznese, aktivitetet e përditshme apo duke nisur një profesion të ri, ndërsa askush nuk e injoron dot më.

Pikërisht mundësia që ofron për karierrë industria e Teknologjisë së Informacionit është pjesa më intriguese për një ekonomi si Shqipëria, e cila vuan nga mungesa e produktivitetit. Në ekonominë e shkallës teknologjia është faktori, i cili bën të mundur të kesh një pagë të kënaqshme në çdo vend të botës.

Studimet tregojnë se ekonomitë e vogla mund ta përqafojnë më shpejt inovacionin dhe një shembull unik për këtë është Estonia, e cila pas daljes nga regjimi komunist i Bashkimit Sovjetik është kthyer në vendin më të digjitalizuar në Europë.

Edhe në Shqipëri kjo industri është duke lulëzuar, ndërsa talente të reja që po dalin nga universitetet qw po e përqafojnë me shpejtësi inovacionin duke thyer çdo barierrë. Ka edhe nga ata të rinj shqiptarë të cilët frymëzojnë me historitë e tyre personale dhe sukseset në këtë industri.

Një prej shembujve vjen pikërisht nga Durrësi. Studentja Ornela Rustaj dëshirën e saj për të themeluar një klub studentor e dërgoi deri në një nga koorporatat më të famshme teknologjike në botë si Google, duke u bërë zyrtarisht e para me grupin e saj që merr pjesë në Google Development Students Clubs, një platformë e mirënjohur për studentët e kolegjit dhe universitetit të interesuar në teknologjitë e zhvilluesve të Google.

Studentët nga të gjitha programet universitare ose pasuniversitare me interes për t’u rritur si zhvillues mblidhen në një platformë duke ndarë eksperiencat me punonjës të Google. Qëllimi final i këtij programi është rritja e njohurive të studentëve  duke ndërtuar zgjidhje për bizneset lokale dhe komunitetin e tyre.

Me poshte intervista e zhvilluar nga Business Magazine me studenten Ornela Rustaj.

Ornela përshëndetje. Kur lindi dashuria jote për Teknologjinë e Informacionit dhe si u zhvillua ajo?

Përshëndetje! Mua gjithmonë më ka shoqëruar nje interes i madh për shkencat në tërësi e një kuriozitet për të ditur më shumë rreth gjithçkaje që më rrethon. Është pikërisht ajo çka më shtyn drejt zgjidhjes së një problemi, që më mban të karikuar për të vazhduar eksplorimin.

Teknologjia e Informacionit mu bë zgjidhja e parë në kohën kur hyra në universitet dhe kuptova që impakti i teknologjisë në jetët tona është kaq i madh dhe shumë pozitiv. Përdorimet e teknologjisë që variojnë nga shpëtimi i një jete në sallën e operacionit deri te zbulimi i fillesës së jetës në tokë e planete të tjera më inspirojnë të bëhem pjesë e hulumtimeve më të thella. Si pasojë jam pëfshirë në projekte për VR, bioteknologji dhe blockchain dhe nuk do ndalem.

Si lindi ideja e një klubi studentor? Kush ishte ‘shkëndija’ e parë për të formuar një grup të tillë?

Në të vërtetë ka qënë më shumë një rrugëtim i devijuar nga disa faktorë. Që me hyrjen në universitet e kisha vendosur që doja ta shijoja këtë eksperiencë dhe menjëherë fillova të kërkoja në ëëebsite-in e universitetit për aktivitetet, shkëmbimet studentore dhe eventet që organizonin. Duke dashur të shfrytëzoj të gjitha mundësitë vendosa të aplikoja ku të mundesha, por goditja e parë që ma preu hovin ishte tërmeti i 2019, i cili më drejtoi ti bashkohesha universitetit e bashkisë si vullnetare për të ndihmuar të prekurit nga ai shkatërrim. Sapo filluam ti ktheheshim normalitetit u goditëm nga pandemia që nuk na ka lëshuar akoma. Në kohën e karantinës e ndjeva shumë nevojën e të qenurit aktive në shoqëri e duke qenë se të gjithë studentët ishin larguar në qytetet e tyre mendova ti bëja bashkë online dhe të diskutonim për teknologjinë e mundësitë e zhvillimit dhe punësimit. Kështu në nëntor 2020 u iniciua klubi studentor ‘Teknologji dhe Inovacion’ në UAMD.

Shumica e individëve në fushën e IT suksesin e kanë personal. Pse kjo zgjedhje për të përfshirë edhe komunitetin përreth teje?

E vërtetë, por unë nuk e quaj një punë sukses kur përfitoj vetëm unë. Jetoj me moton që për të qenë i lumtur duhet të jesh i rrethuar nga njerëz të lumtur, sepse lumturia as nuk fitohet e as nuk shijohet vetëm. Për mua është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë sa e vlefshme është të kontribuosh në zgjidhjen e problemeve për një të mirë të përbashkët. Përpos aftësive teknologjike ka edhe disa vlera morale si mirënjohja, mirësia, altruizmi e bashkëpunimi që unë dua t’jua përçoj të rinjve.

Në fillim klubi jonë ishte i fokusuar në intervista me profesionistë të fushës që ne ta njihnim më mirë fushën tonë dhe nga ato intervista kuptova që ishte e rëndësishme që ne të fillonim e të praktikonim njohuritë dhe të ndërtonim portofolet tona. Nuk doja që të tregohesha egoiste e ta mbaja këtë gjë për vete, sepse e dija që në të ardhmen do përballesha me kolegë të papërgatitur të cilët do ngadalësonin zhvillimin e punës. Gjithashtu, koha e lirë që kemi si studentë na e jep mundësinë të bëhemi më të aftë duke u praktikuar në projekte e na ndihmon të krijojmë një etike pune që pa dalë nga bankat e universitetit.

Sa i vështirë ishte rrugëtimi drejt përzgjedhjes nga Google si pjesë e komunitetit? Me çfarë pengesash jeni përballur?

Nga fillimi i klubit unë jam interesuar për mënyra për ta çuar përpara dhe kam ndjekur me kujdes këtë program nga Google në momentin që u njoha me të. E mora me shumë gëzim dhe e quajta të fituar që në momentin kur aplikimi i parë u pranua. Por më pas filloi një periudhë pritjeje nga intervista në intervistë e gjatë në muaj, që më bëri të dyshoj pak në do arrinte dot kjo mundësi deri në Durrës apo jo. Andaj u sigurova që gjatë intervistave të shprehja qartë pasionin që kam për të rregulluar problemet e komunitetit tim me anë të teknologjisë. Dhe më në fund në gusht 2021 unë zyrtarisht mora titullin si Google Lead në universitetin Aleksandër Moisiu Durrës. U ndjeva shumë e privilegjuar por dhe kuptova që vështirësitë vetëm sa po fillonin. E deri më tani pengesa më e madhe është mungesa e konceptit komunitet në shoqëri. Për këtë unë organizoj seanca informimi pēr të përçuar tek të rinjtë rëndësinë e motivimin e të punuarit në një grup për një qëllim të përbashkët edhe pa përfitim direkt. Kjo vlen dhe për bizneset që hezitojnë të na mbështesin e nuk investohen në afatgjatë. Gjithsesi kjo është një sfidë që do na shoqërojë sepse formimi i një komuniteti është një proçes konstant.

Cili ka qenë mbështetësi yt më i madh në këtë rrugëtim?

Nevoja e vazhdueshme që shoh në qytetin ku jetoj e në shtetin tonë për përmirësim të ekonomisë e zhvillim të mentalitetit më mban të përqendruar në këtë rrugëtim që të jap një kontribut për ndryshim. E për institucion, universiteti dhe drejtoria e karrierës janë shprehur të gatshme të na ndihmojnë në këtë iniciativë me përdorimin e ambienteve të universitetit dhe zhvillimin e netëork-ut.

Kush mendoni se është e ardhmja e industrisë së IT në Shqipëri? Ku duhet të fokusohen specifikisht të rinjtë? 

Shqipërinë nuk dua ta ndaj nga bota sepse prandaj po punojmë me klubin që të krijojmë një komunitet global e të përditësohemi në kohë reale me çdo zhvillim. Andaj them që e ardhmja është në teknologjinë e analizimit të të dhënave, Machine Learning dhe AI. Do na duhet të punojmë shumë intensivisht si shtet i tëri, që të kapim hapat e të tjerëve por nëse ky kthehet në një qëllim primar, atëherë suksesi është i sigurt.

A keni një mesazh për të rinjtë që i përkushtohen kësaj industrie?

Të gjithë të rinjtë që i përkushtohen teknologjisë i përgëzoj, sepse kanë bërë zgjedhjen e duhur në kohën e duhur. Dua gjithashtu ti këshilloj që aftësive e njohurive të tyre ti gjejnë vënd aty ku ato janë të nevojshme për të lehtësuar e përmirësuar jetesën e komunitetit.

Do të doja që të rinjtë të zgjeronin horizontin e mendimeve e të pasuronin njohuritë me zgjidhjen e atyre sfidave që nga frika e humbjes mund ti quajmë të pamundura. Studioni teknologji të tjera veç Ëeb-it dhe qëndrojini rrugëtimit tuaj besnik!

P.s. Bëni aktivitete fizike dhe mos e humbni lidhjen me botën reale. /Business Magazine/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 