Forum/ 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Xhevat Lloshi

E premte, 19 Prill, 2024

“Është e nevojshme të ketë një platformë për ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve jashtë vendit. Në këtë platformë gjuha do të ketë vendin e saj. Në qendër të kësaj platforme duhet të jetë ideja për një Qendër të Kulturës Shqiptare në ato vende ku është praktikisht e mundur. … Zotësia është që shteti shqiptar të gjejë rrugët dhe mjetet për t’i kthyer ato bërthama në qendra kulturore, për të cilat të përpunojë platforma gjithë punën e veprimtarive të tyre.”

XHEVAT LLOSHI: “Shqipja është gjuha e mëmës, është dashuria jonë për të dhe e saj për ne.”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Është shumë e dobishme që brezi i ri jashtë vendit ta zotërojë dhe ta ruajë shqipen. Në radhë të parë, bota sot ka ndryshuar dhe njeriu nuk mbetet “përtej Urës së Qabesë”, domethënë lidhjet me atdheun mbeten të dendura, për t’u kthyer ose për të ardhur te të afërmit apo thjesht për turizëm. E dyta, është e domosdoshme gjuha amtare për bashkësitë që  krijohen në vendet e tjera. Këto bashkësi bëjnë aktivitete, krijojnë klube e deri gazeta. E treta, edhe në vendet e huaja mund të gjenden punë që kanë nevojë për njohjen e shqipes, që nga shkollat e shqipes, në qoftë se ka e deri në proceset gjyqësore që për fat të keq mund të bëhen për shqiptarët e mërguar. E katërta,  me gjuhën amtare mund të vazhdohet lidhja me kulturën shqiptare, e cila ka dhe do të ketë vlera të tjera. Mjafton të them, se është tjetër gjë ta lexosh shqip Ismail Kadarenë, ndërsa po të mos e lexosh ke një humbje kulturore, sepse prandaj e përkthejnë veprën e tij në dhjetëra gjuhë. Pa e zgjatur më tej, do të përmend faktin, se sa më shumë gjuhë të dijë njeriu, aq më mirë është për të. Për shembull, është provuar se zotërimi i disa gjuhëve deri të mbron nga sëmundja e Alzhajmerit.

  1. Gjuha shqipe ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Nga sa u tha më sipër, del e qartë se shqipja është ndihmesë dhe aspak pengesë për t’u integruar në një vend tjetër. Ne po çahemi për të hyrë në Europë, kur të hapen kufijtë marrëdhëniet do të jenë mjaft të ndryshme. Çfarë pengese do të ishte shqipja, për shembull, për ata që do të merren me tregti, me turizëm etj.? Për fat të mirë, Europa e ka pranuar diversitetin e kulturave.

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

Është e nevojshme të ketë një platformë për ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve jashtë vendit. Në këtë platformë gjuha do të ketë vendin e saj. Në qendër të kësaj platforme duhet të jetë ideja për një Qendër të Kulturës Shqiptare në ato vende ku është praktikisht e mundur. Mund të përmend për shembull, se në Gjenevë ka një klub shqiptar, ku njerëzit jo vetëm mblidhen për të ngrënë e për të pirë, por edhe për disa veprimtari. Zotësia është që shteti shqiptar të gjejë rrugët dhe mjetet për t’i kthyer ato bërthama në qendra kulturore, për të cilat të përpunojë platforma gjithë punën e veprimtarive të tyre.

Ose, shqiptari në Greqi që është besimtar, lutet greqisht. Prej dy shekujsh mendjet e ndritura shqiptare kanë punuar që Bibla të jetë shqip. Shteti shqiptar duhet të miratojë një tekst të Dhiatës së re ose të Psalmeve dhe t’ua japë gjithë shqiptarëve ortodoksë që kalojnë kufirin për në Greqi. Nuk po zgjatem më tej edhe për këtë.

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

Shteti nuk mund të lihet mënjanë, por rrugë të ndryshme ka. Për shembull, ekziston ajo formë që quhet binjakëzim i qyteteve ose organizatave. Qendra duhet të bëjë hetime për të gjitha këto binjakëzime dhe të shohë çfarë ka në ato për kulturën dhe gjuhën, për librin dhe veprimtaritë kulturore e artistike. Mund t’u kërkohet stacioneve televizive dhe radiove të përpunojnë ose të hapin programe për shqiptarët jashtë vendit. Zvicra ka një organizëm Pro Helvetia për ta propaganduar vendin e saj. Le të shihet përvoja e saj dhe të zbatohet për Shqipërinë. Të hetohen gjithë organet e shtypit që janë shqip në vendet e tjera dhe t’u dërgohen atyre rregullisht materiale nga Shqipëria, si dhe të shihen rrugë të tjera bashkëpunimi me ato. Përgjithësisht i duhet hapur vendi diasporës shqiptare për t’u bërë e pranishme në Shqipëri dhe kjo do të sillte edhe përhapjen në vendet e tyre të mbështetjes nga Shqipëria.

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Gjuha shqipe është qenia e një shqiptari. Ndryshe nga shumë vende të tjera, në të cilat emri i gjuhës ka ardhur nga vendi, domethënë emri i italishtes vjen nga emri i vendit Itali, te ne emri i vendit vjen nga gjuha shqipe. Shqipja na bën shqiptarë, na bën me atdheun Shqipëri. Shqipja ruan në vetvete shekujt e historisë sonë, ajo ngulit vazhdimësinë kombëtare. Shqipja kushtëzon rritjen e  një individi si shqiptar, domethënë ajo përcakton psikologjinë dhe sjelljen tonë si individë dhe si bashkësi, karakterin me të mirat e me të metat tona, natyrën tonë që dallohet nga kombet e tjera. Me shqipen është formësuar krijimtaria folklorike dhe letërsia shqipe.

Shqipja është gjuha e mëmës, është dashuria jonë për të dhe e saj për ne.