Forum/ 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Ardian Kyçyku

E enjte, 25 Prill, 2024

Në javën kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell mendimin e specializuar të gjuhëtarëve, studiuesve dhe lëvruesve të njohur të gjuhës.

Përmes një interviste të shkurtër, figura të rëndësishme të gjuhës shqipe, u përgjigjen pyetjeve lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nëse nevojiten politika shtetërore në këtë drejtim dhe sesi duhen orientuar ato etj.

Ardian Kyçyku: “Gjuha shqipe për mua është hapësira ku s’jam as askush e as tjetërkush.”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Më duket jo e rëndësishme, por e domosdoshme gjer edhe vetëm për hir të letërsisë shqipe, që ka nevojë të ngutshme për lexues të paprishur nga mendësitë e deritanishme dhe degëzimet e tyre. Njëherazi, si gjuhë e rrallë e një kombi që këto kohë ka nisur të fitojë emrin e saktë mes të tjerëve, shqipja mund t’i ndihmojë të punësohen në vende, për të cilët ka mjaft kërkesa dhe pak konkurrencë.

  1. Gjuha shqipe – ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Falë dhuntive të jashtëzakonshme të shqipes për “të mësuar” e përdorur gjuhë të tjera, sado të vështira qofshin, s’mund të jetë veçse një ndihmesë.

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

Mësimi i gjuhës amtare në mërgatë mbetet një akt “i mbyllur”, shpesh vetjak ose në grupe të vegjël, pak a shumë si vetë mërgimi dhe, për shumë arsye, nuk i ka për zemër ndërhyrjet zyrtare gjer edhe kur ato vijnë për të ndihmuar. Mes mërgimtarëve dhe zyrtarëve që veprojnë në vendlindje marrëdhëniet nuk janë gjithmonë si në shtyp, në shkresa e në këngë popullore. Nismat e të dyja palëve ndaj mësimit të gjuhës përcaktohen nga pse-ja e tij – dhe përgjigjen e zgjedh secili mërgimtar më vete. Të mos harrojmë se shqipja moderne nisi të mësohet nga jashtë brenda, jo e anasjella, përmes abetaresh e librash të shkruar e të botuar në mërgatë. Ndaj edhe nevojitet një program afatgjatë për mësimin e shqipes, tani nga brenda (kam parasysh shtetin), hartuar në bashkëpunim me ata mërgimtarë që jo vetëm e ruajnë shqipen, – se mund të ruash një gjuhë edhe duke folur me vete, derisa vdes, – por edhe e flasin dhe e shkruajnë në nivel të epërm.

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

Këmbëngulja e prindërve dhe e gjyshërve për t’i bindur pasardhësit e tyre ende-pa-gjuhë amtare se shqipja është shumë më tepër se çdo trajtë a shprehí e hapësirës së tanishme shqipfolëse. Po të rimerrnim një shprehje hebraike, do të mund të thoshim: Nuk ndihem krenar se i kam gjyshërit dhe prindërit shqiptarë, por fëmijët dhe nipërit.

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Hapësira ku s’jam as askush e as tjetërkush.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 