Rikard Shpori, humanisti shqiptar i vlerësuar nga Kanadaja

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rikard Shpori, njihet për kontributin e tij vullnetar në Organizatën Humanitare mbi Moshën e Tretë “Filia” në Montreal të Kanadasë, ku nga Bashkia e qytetit ka marrë certefikatën “Mirënjohje ndaj Vullnetarëve”. Në një mandat (2014-2016) ka qenë kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal. Gjatë periudhës në të cilën ai ka drejtuar shoqatën shqiptare, ka patur një numër të madh aktivitetesh në të gjitha aspektet.

Në nëntor të vitit 2017 me rastin e 150-vjetorin e Pavarësisë së Kanadasë, ai ka qenë ndër gjashtëdhjetë e një personat që e ka pranuar Medalionin e Pavarësisë e këtij përvjetori të rëndësishëm nga Parlamenti i Kanadasë për kontibutin e tij human. Për të gjitha këto dhe shumë tema me interes, me Rikardin zhvilluam një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”.

Jeni ndër humanistët dhe aktivistët më të njohur dhe të vlerësuar nga shqiptarët në Kanada. Çfarë konkretisht bëni?

Po, konstatimi në pyetjen tuaj është i vërtetë, sepse unë jam i njohur dhe i vlerësuar, jo vetëm nga shqiptarët, por nga shumë komunitete të ndryshme këtu në Montreal. Me punën time mundohem që t’i gjindem pranë sado pak çdo familjeje në nevojë, sidomos personave me aftësi të kufizuara, që nuk mund dot të lëvizin nga krevati, apo nuk janë në gjendje që të kryejnë shërbimet e nevojshme, sidomos në këtë kohë pandemie, si dhe të moshuarve që e kanë të pa mundur lëvizjen fizike.

Keni lindur në Shkodër, jeni rritur në Fier, dhe keni emigruar në Montreal. Cila ka qenë rruga e integrimit tuaj nëpër qytete të ndryshme?

Po, unë kam lindur në qytetin më të më të bukur të Shqipërisë, Shkodër, dhe vij nga një familje e vjetër shkodrane, kurse mamanë time e kam nga jugu i Shqipërisë, Fieri dhe Vlora. Pra, jam djalë Shkodre dhe nip Vlore. Në një moshë të vogël jam larguar nga Shkodra për në Tiranë, dhe më pas vajta me banim në qytetin e Fierit, ku kalova rininë time deri në vitin 1990, ku emigrova në drejtim të Greqisë. Më pas emigrova në Francë, ku jetova në Paris për disa vite, derisa më në fund mbërrita në stacionin e fundit, në Montreal, Kanada.

Për kontributin tuaj vullnetar në Organizatën Humanitare mbi Moshën e Tretë “Filia”, keni marrë çmimin “Mirënjohje ndaj Vullnetarëve” nga Bashkia e Montrealit. Si e vlerësoni sot këtë çmim?

Që në fillimet e mia këtu në Montreal, duke menduar se sa shumë kemi nevojë për ndihmë në kur emigrojmë në një vend të huaj, unë fillova të aktivizohesha në Organizatën Humanitare jofitimprurëse të moshave të treta “FILIA”, ku gjendemi sa më pranë, të çdo personi që ka nevojë për ndihmë, si dhe sa më pranë të familjeve të sapoardhura në Montreal, që kanë shumë nevojë për ndihma të ndryshme, pa dallim race, besimi, ngjyre apo nacionaliteti, por pa lënë asnjëherë mënjanë personat me aftësi të kufizuara. Duke qenë se misioni im është që të ndihmoj njerëzit në nevojë, kam bashkëpunuar me shumë forca të ndryshme humanitare të shoqërisë sonë në Montreali, si dhe kam bashkëpunuar me shumë komunitete të ndryshme që përbëjnë Montrealin multikulturor. Puna ime është e vlerësuar disa herë nga Bashkia e Montrealit, si dhe nga disa Mini-Bashki të ndryshme në Montreal, me tituj dhe certifikata te ndryshme.

Momenti më emocional për mua ishte më 17 prill 2015, ku isha një ndër të përzgjedhurit e vitit nga Bashkia e Montrealit, kur nënkryetaja e Bashkise znj. Mary Deros më dorëzon Certifikaten e Mirënjohjes me motivanionin për angazhimin dhe kontributin në komunitet.

Në një mandat keni qenë kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal. Cilat, sipas jush, janë të arriturat e shoqatës nën drejtimin tuaj?

Jam angazhuar në Bashkësinë Shqiptare të Kebekut në Montreal në një mandat 2 vjeçar (2014-2016). Gjatë periudhës në të cilën unë drejtova shoqatën shqiptare, ka patur një numër të madh aktivitetesh në të gjitha aspektet. Vlerësoj Piknikun Veror Familjar, pastaj pjesëmarrjen në aktivitete artistike multi-kulturore në qytetin e Montrealit, pritje të personaliteteve të ndryshme tek Shkolla Shqipe “Nënë Tereza”, si Ambasadorja Shqiptare në Kanada znj, Elida Petoshati, artistë shqiptarë, shkrimtarë dhe përfaqësues nga Parlamenti i Kanadasë, përfaqësues të lartë nga Bashkia Laval si dhe përfaqësues të lartë nga Bashkia e Montrealit. Kemi rritur pjesëmarrjen në aktivitetet e shoqatave të tjera simotra, në Ottawa, Toronto dhe Boston, si dhe kemi marrë pjesë në të gjitha pritjet dhe aktivitetet që organizonte Ambasada e Shqipërisë ne Ottawa.

Gjatë kësaj periudhe është krijuar Grupit i Valleve “Shqiponjat e Kebekut”, grup që ka qenë i pranishëm në të gjitha aktivitetet që organizoheshin në komunitet dhe më gjerë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kemi hapur degën e Bashkësisë Shqiptare në Gramby, ku drejtimin e kësaj dege e mori bilbili i Kosovës z. Mehdi Isufi. Qëllimi i Bashkësisë ka qenë të siguronte koordinimin, mbështetjen, integrimin si dhe zhvillim të komunitetit shqiptar që jeton Gramby.

Kemi shtuar aktivitete sportive, jo vetëm për të mëdhenjtë, por edhe për fëmijët. Në vjeshtë organizonim udhëtime që të venim bashkë me nxënësit e Shkolles Shqipe nëpër fusha të ndryshme, për të vjelur pemët. Kemi futur në program, ndihmën e familjeve në nevojë, ku e kemi realizuar me shumë sukses. Kemi ndihmuar të gjithë individët apo familjarët, të sapoardhur në Montreal. Kemi sjellë nga Tirana, me veshjet më të bukura popullore shqiptare, Fondacionin ” TRADITA POPULLORE ” e drejtuar nga znj. Edlira Sulaj. Kam marrë pjesë, dy herë në Parlamentin e Ontarios, kur u shpall muaji nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, ku kam përjetuar emocione shume të bukura. Dhe së fundi kemi lidhur urën e bashkëpunimit me Komunitetin Mysliman Shqiptar të Montrealit, ku kemi bashkëpunuar ne ndihmë të shume rasteve të familjeve në nevojë.

Cili ka qenë projekti juaj për drejtimin e Shoqates në vitin 2014?

Projekti im që kisha për drejtimin e shoqatës ishte për të dhënë kontributin tim për anëtarët e shoqatës, si dhe për gjithë komunitetin shqiptar, që shoqata të ishte sa më pranë çdo shqiptari, jo vetëm në teori, por edhe në praktikë. Të ndihmoja çdo familje apo individ shqiptar që vinte me banim në qytetin e Montrealit.                                                                                                                        Te bashkëpunonim fort me shoqatat shqiptare, që të mbështesnim me çdo kusht Shkollën tonë Shqipe që ka Bashkësia Shqiptare, si dhe të shtonim numrin e nxënësve, me qëllim të trashëgojmë tek fëmijët tanë gjuhën, kulturën, traditat dhe historinë tonë. Të ecnim me moton një flamur, një gjuhë, një komb, duke festuar festat kombëtare të bashkuar. Të bënim aktivitete të përbashkëta me të gjithë komunitetin. Të respektojmë besimin fetar të çdo anëtari të shoqatës si dhe të çdo shqiptari. Të mundoheshim që të hapnim një llogari bankare, që të mblidhim donacione, për t’u përgjigjur sado pak në momente fatkeqësije çdo shqiptari të komunitetit tonë. Të ftonim në çdo aktivitet, personalitete të shtetit, që t’i krijonim mundësinë çdo anëtari të shoqatës që t’i takojë.

Të bënim sa më shumë aktivitete argëtimi për fëmijët. Të bashkëpunonim të gjithë së bashku që të mblidhnim fonde për të përvetësuar një objekt ndërtese, e cila do t’i shërbente komunitetit. Por për t’u realizuar projektet, duhet që të kishim një staf me vullnet të plotë për punë.

Cilat kanë qenë momentet më emocionuse që keni përjetuar në drejtimin e Bashkësisë Shqiptare në Montreal?

Emocionet kanë qenë te shumta, por emocione që kam përjetuar dhe që më kanë ngelur në mendje, janë kur me 25 shtator 2016, ku Parlamenti i Kanadasë uroi Shkollën Shqipe, duke na i dorëzuar letrën e urimit, me Deputeten Eva Nassif. Emocioni i dytë ka qenë në Parlamentin e Ontarios kur u shpall muaji nëntor si Muaji e Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Momente emocionuse kanë qenë dhe kur kanë ardhur këngëtarë shqiptarë, dhe kanë kënduar për moshat e treta për humanizëm sikurse kanë qenë: Xhoana Plaku (Xhoi), Esat Ruka, Gjon Muharremaj, Dritan Ajdini, Ilir Puka dhe Mehdi Isufi.

Sa keni udhëhequr shoqatën shqiptare në Montreal mbaj mend se keni organizuar edhe një takim me shkrimtarët dhe krijuesit shqiptarë në Kanada. A mund të na flisni më shumë për këtë organizim kulturor?

Po me rastin 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 103-vjetorit të Pavarësisë ne menduam dhe organizuam një takim me poetë dhe shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, SHBA-ja dhe Kanadaja. Takimi i shkrimtarëve dhe poetëve me komunitetin tonë në Montreal u organizua me sukses. Në këtë takim morën pjesë poeti Arqile Zguro nga Quincy, SH. B. A, shkrimtari nga Shqipëria Jani Papandile, shkrimtari Mustafa Ismaili nga Toronto, Guri Stefani, kryetar i Lidhjes së Shqiptarëve “Pena e Artë” si dhe presidenti i “Rilindasit”. Qëllimi i këtij takimi ishte që komuniteti të kishte mundësi që të takoheshin drejtëpërsëdrejti me shkrimtarët, si dhe të kishim shkëmbim eksperiencash midis shkrimtarëve. Edhe nga këndvështrimi i sotëm e konsideroj si takim shumë të suksesshëm.

Jeni gjithmonë aktiv në komunitetin shqiptar në Kanada. Sa, mendoni ju, janë të organizuar shqiptarët e këtij shteti?

Po kam qenë dhe vazhdoj të jem aktiv në komunitet, dhe mendoj se kontributi vullnetar për komunitetin është një kohë që ne ua kushtojmë shqiptarëve, por jo vetëm, sidomos tani në këto kohëra të vështira të pandemisë COVID-19. Shqiptarët këtu në Kanada, mendoj se janë shumë të organizuar, dhe kanë një frymë të madhe humanitare. Të gjitha shoqatat shqiptare në Kanada punojnë shumë për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare, duke mbajtur shkollat shqipe të hapura, ku kemi pasur dhe kemi një mbështetje shumë të madhe nga Ambasada jonë Shqiptare, ku çdo vit na kanë furnizuar me librat shkollorë.

Jeni i përfshirë edhe në organizimet kulturore e multikulturore të qytetit të Montrealit. A mund të ketë në to, në një të ardhme të afërt, edhe përfaqësim nga komuniteti shqiptar?  

Po, në Montreal janë diku 141 komunitete të ndryshme, dhe mundohemi që të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin, duke punuar e ndihmuar sa më shumë qytetarët. Kisha përgatitur një projekt, ku të organizonim një festival të përbashkët, ku do të prezantonim me muzikë nga komunitete të ndryshme, me këngetarë, muzikantë dhe instrumente popullore, por nga pandemia ngeli në pezull ky projekt. Shpresojme që në të ardhmen ta realizojmë, sepse mendoj se do të jetë diçka shumë e bukur.

Mbështesni hapur dhe jeni takuar edhe me kryeminstrin kanadez, Justi Trudeau…

Gjejmë edhe pak kohë që të merremi edhe me politikë. Unë jam mbështetes i Partisë Liberale të Kanadasë dhe kryeministrit Justin Trudeau, i cili është një mik i mirë i shqiptarëve. Takimet me kryeministrin Justin Trudeau, dhe me shumë ministra të kabinetit qeveritar, kanë qenë të shumta, dhe për arsye të ndryshme. Kam qenë, dhe jam i angazhuar në strukturat e Partisë Liberale të Kanadasë, ku dhe jam vlerësuar për punën time.

Para disa vitesh Parlamenti i Kanadasë në mesin e rreth 61 humanistëve anë e mbanë vendit, ju ka shpërblyer me “Medalionin e 150 vjetorit Pavarësisë së Kanadasë”. Çfarë nënkupton ky vlerësim për ju?

Në nëntor të vitit 2017, me rastin e 150- vjetorit të Pavarësisë së Kanadasë, isha shumë i privilegjuar, kur mora njoftimin, që isha një ndër 61 personat, i përzgjedhur, nga e gjithë Kanadaja, që do të na jepnin Medalionin e këtij përvjetori të rëndësishëm të Kanadasë.

61 veta ishim nga fusha të ndryshme të humanizmi, unë isha i përzgjedhur në fushën time, për punën dhe kontributet e mia, në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, ndihmën e shumë familjeve në nevojë, për mbështetjen e shumë familjeve të sapoardhura, pa dallim nacionaliteti, besimi apo ngjyre, si dhe për shërbimet që i bëj moshës së tretë, e kështu me radhë. Jam shqiptari i parë në të gjithë Kanadanë që e kam marrë këtë Medalion, dhe ndihem shumë krenar. Medalioni m’u dorëzua në Montreal me 19 dhjetor 2017, në një ceremoni organizuar nga përfaqësuesja e parlamentit e znj. Emmanuella Lambropoulos në Musee des metiers d’art du Québec (MUMAQ) Saint-Laurent.

Nga eksperienca juaj, cilat janë problemet më të shumta që hasen në komunitetin shqiptar?

Probleme në komunitet ka shumë, por shqetësimi më i madh është, me familjet e sapoardhura, që nuk dinë gjuhën, e kanë shumë të vështirë, mundohemi t’i gjejmë shtëpi, t’ju sigurojmë ushqime, punë, ti shoqërojmë nëpër institucione të ndryshme, shkolla, spitale e kështu me radhë, që t’ua lehtësojmë jetën sadopak. Kemi persona të moshuar që kanë shumë nevojë për ndihmë. Për t’ia arritur më shumë qëllimit, më së shumti bashkëpunoj me Organizatën e Moshës së Tretë “FILIA”, dhe gjithashtu edhe me shumë institucione të Montrealit.

Rikard, kuj ia dedikoni këtë sukses të angazhimit tuaj humanitar?

Të gjithë suksesin tim ia dedikoj familjes sime, që më kanë përkrahur gjatë gjithë kohës, në punën time vullnetare.

Dhe në fund, a do ta vazhdoni rrugën tuaj humanitare?                                                                                                                                           Misioni im është që t’i gjendem sa me pranë çdo njeriu që ka nevojë për ndihmën time. Do vazhdoj që të ndihmoj, njerëzit në nevojë, duke mobilizuar dhe bashkëpunuar me të gjitha forcat politike dhe organizata të ndryshme humanitare këtu në Montreal. Dua të theksoj se e gjithë puna dhe kontributi vullnetar që jap, e kam bërë dhe e bëjë se dëshiroj të ndihmoj ata që kanë nevojë më së shumti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 