Greqi/ Bllokohen certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve

E enjte, 25 Prill, 2024

Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, akoma dhe të Pfizer e Astra Zeneca. Dëshmitë e para tepër shqetësuese, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por nga mjaft vizitorë të vendit nga shtete jo-anëtare të BE-së, kanë arritur tashmë tek autoritetet greke. Për çështjen është pozicionuar zyrtarisht zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, kopetent për Lehtësimin e Procedurave, Jorgos Jeorgantas.
Çfarë ka ndodhur është se në Greqi njihen vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara në BE, kështu që shtetasit shqiptarë me vaksinën kineze nuk konsiderohen të vaksinuar në Greqi.
Përveç kësaj, po brenda këtyre ditëve është zbuluar një rrjet certifikatash false nga Bullgaria, e konsideruar si një nga arsyet e fluksit të madh të ditëve të fundit në vend. Situata e shkaktuar nga certifikatat false të vaksinave si Pfizer e Moderna është tepër dramatike, sidomos në Selanik e Greqinë Veriore.
Ndërkohë që zv/ministri Jeorgantas ka pranuar se sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate në botë. Sistemi i BE-së përfshin edhe 16 vende jo-anëtare, por mesa duket në këtë sistem nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria. Për këtë arsye, akoma edhe vizitorët shqiptarë të vaksinuar me Pfizer, ka shumë mundësi të mos njihet kodi përkatës gjatë kontrollit të autoriteteve greke.
Jeorgantas ka deklaruar se brenda kësaj jave, me procedurë urgjente do të paraqitet reformë ligjore dhe vendim i posaçëm i ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Qeverisjes Dixhitale greke për dy sisteme të reja regjistrimi elektronik, një për certifikatat e vaksinimit jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, e një i dytë për sa vizitorë vendosin të marrin dozën e tretë (dozën kujtesë) të vaksinës në Greqi.
Regjistri elektronik i ri ku do përfshihen edhe shtetasit shqiptarë, do të ketë identifikim të dyfishtë dhe kontroll special për vërtetësinë e certifikatës së vaksinimit, për të shmangur çdo certifikatë false, ka bërë të ditur zv/ministri grek. Procedura parashikon evidentimin, përpunimin e të dhënave për vërtetësinë e certifikatës së vaksinimit dhe në rast se rezulton në të saktë, atëherë automatikisht personi do të pajiset me certifikatë vaksinimi të BE-së dhe do të mundet të bëjë dozën e tretë të vaksinës në Greqi.
Në këtë mënyrë dhe vetëm kur të funksionojë ky regjistër i posaçëm do të mund të qarkullojnë lirshëm edhe vizitorët nga Shqipëria, që po përballen me këtë pengesë javët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 