Zvicër/ 82-vjeçari shqiptar promovon botimet e tij në Diasporë

E enjte, 25 Prill, 2024

Se nuk ka moshë që mund të pengojë dashurinë njerëzore, vullnetin dhe pasionin për të pasuruar letrat tona me vepra të reja, këtë e dëshmoje së fundmi edhe shkrimtari Kolë Çeta me prejardhje nga Gjakova, i cili ndonëse ka mbushur mbi tetë dekada jetë ende është në kulmin e krijimtarisë së tij e që kjo u dëshmua edhe në promovimin e librave të tij të premten e kaluar në Lucern të Zvicrës, ku edhe jeton prej vitesh.

Të premten e kaluar në lokalet e Qendrës për Kulturë dhe integrim të Zvicrës Qendrore në Lucern, pata rastin të jem i pranishëm në një promovim tejet interesant, për disa arsye: ngase autori është një mërgimtar i moshuar, që është ballafaquar me shumë sfida në në jetë, të cilat nuk i mundësuan as një shkollim të rregullt të lartë, por që nuk u ndalë së vepruari që nga ditët e rinisë për tu marr aktivisht me krijimtari letrare, sa sot të kurorëzojë një vepër jetësore me gjithsej 17 botime në gjini të ndryshme.

Në këtë mbrëmje pasiqë, poeti Sabit Gecaj, e hapi evenimentin dhe përshëndeti të pranishmit në mesin e të cilëve edhe konsullen e e Republikës së Kosovës në Cyrih, zonj. Shukrije Ramadani, për profilin krijues të Kolë Çettës foli kryetari i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër- SHKSHZ, poeti Bujar Salihu. Po kjo shoqatë e krijuesve bashkë me Shoqatën e Biznesmenëve Shqiptarë në Zvicrën Qendrore, që drejtohet nga Florim Huseini, ishin bashkorganizator të këtij promovimi, që zgjoi mjaft interesim nga të pranishmit, e ku edhe zonja Shukrije Ramadani, me këtë rast i uroi shëndet e mbarësi në punën e tij krijuese, autorit Kolë Çetta. Ndërsa që disa nga poezitë e autorit i lexoi i biri i tij, Jeronim Çetta.

Më pastaj pati një bashkëbisedim shumë të afërt e të këndshëm me autorin, i cili ndonëse në moshë është përplot vullnet, humor e vitalitet, sa ta kënda të jesh me te edhe në ndeja më të gjata. Aq më parë që ai ka nxjerr edhe disa botime me mendime dhe fjalë të arta shumë përmbajtjesore dhe përplot mesazhe mbresëlënëse.

Ja edhe ca rreshta për jetën e këtij autori, që krijimtaria artistike me gjasë nuk e lenë as të plaket: Kolë Çetta u lind në vitin 1939 në Gjakovë, ku edhe kreu shkollën fillore e të mesme. Por gjatë jetës së tij u përballë me shumë sfida jetësore, shkaku i gjendjes ekonomike, ndaj edhe herret e mori rrugën e kurbetit më parë në Kroaci për të vazhduar në Gjermani, Libi dhe përfundimisht në Zvicër, ku migroi 1987, ndërsa që u pensionua në vitin 2000. Përkundër punës së mundimshme në ndërtimtari, Kola duke pas një shpirt krijuesi, pavarësisht që nuk pat mundësi të vazhdojë shkollimin e mëtejshëm nuk u shkëput asnjëherë të shkruarit, madje këtë pasion e pati dhunti që nga fëmijëria e tij e hershme.

Nga një prej 17 librave të tij, mësojmë se poezitë e para i botoi në revistat “Shëndeti”, “Zëri i Rinisë” , “Qëllimi”, “Fidani e të tjerë. Por me të migruar në Zvicër ai zgjeroi fushëveprimtarinë e krijimeve të tija artistike, madje edhe në prozë.

Me këtë rast mësuam se Kolë Çetta, pas pensionimit pjesën më të madhe të kohës e kalon qoftë në Zvicër apo Kosovë, duke pas përherë mbështetjen e madhe të familjes, e sidomos të djemëve të tij, të cilët e shoqëruan edhe gjatë kësaj mbrëmjeje promovuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.