Intervista/ Entela Tabaku: Ikja ma shkundi jetën, emocionalisht dhe gjuhësisht

E premte, 29 Mars, 2024

Entela Tabaku lindi në Shkodër më 1971, ku studioi për violinë në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe për gjuhë-letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Në vitin 1993 u diplomua si mësuese e  gjuhës shqipe dhe e letërsisë, si dhe punoi si asistente pedagoge pranë departamentit të letërsisë në të njëjtin universitet deri më 1998, vit kur u shpërngul në Suedi. Në vitin 2006 u diplomua si mësuese e italishtes dhe anglishtes në Universitetin e Upsalës  (Uppsala) dhe punoi si mësuese në gjimnaz. Në vitin 2014 mbrojti doktoraturën në Gjuhësi italiane pranë Universitetit të Stokholmit dhe punoi si ligjëruese e italishtes pranë këtij universiteti. Nga viti 2017 punon si ligjëruese e shqipes në Universitetin e Upsalës. Entela Tabaku është poete. Ajo përkthen nga suedishtja në shqip, ku përmendim: “Kur Findusi ishte i vogël dhe u zhduk” nga Sven Nordqvist, “Udhëtimi  i rrezikshëm” nga Tove Jansson, “Deri në frymën e  fundit” nga Anne Swärd, “Një Lojëndërr” nga August  Strindberg dhe shumë tituj të tjerë.

Letërsia, shkrimësia, për ju, çfarë është?

Leximi ka qenë dhe është bashkudhëtar i përhershëm i jetës sime. Në flakërimet e para të kujtesës që kam, jam duke luajtur me libra ose po dëgjoj dikë që “këndon” nën zë vjersha të kahershme. Nuk di se si është jeta pa letërsi, kam lindur mes saj dhe jam tërhequr gjithmonë vetëm nga njerëz të letrave. Letërsia më ka shoqëruar kaq gjatë dhe intensivisht, sa nganjëherë më duket se kufiri midis meje dhe saj zbehet, se ditët më futen në ndonjë novelë, si të isha ndonjë personazh i Tokarczuk. Ose novelat më hyjnë në ditët e mia, për të mirë a për të keq. Me shkrimin kam një lidhje më të komplikuar. Jemi njohur herët dhe, si të gjitha lidhjet rinore, kemi nevojë të ndahemi nganjëherë për të zbuluar veten dhe të tjerët, por gjendemi gjithmonë, sepse krijimi është një kënaqësi e madhe e jetës, një ndër ato që kur i provon nuk i harron kurrë e kërkon t’i përsëritësh.

Si mund përshkruhet kontradikta e një shkrimtari që i ngjan një peme me rrënjët në Shqipëri e degët gjetiu?

Nuk e shoh si një kontradiktë, më shumë si zhvillim. Të gjitha rritjet kurorëzohen me degë që rriten përtej rrënjëve, ndryshe nuk do të kishte lulëzim. Por për mua çudia më e madhe qe sepse rrënjët shqiptare i ndjeva vetëm kur lëviza. Sa kohë isha në Shqipëri, nuk di të kem pasur dy mendime të njëpasnjëshme mbi rrënjët e mia shqiptare. Ndoshta sepse ishin të vetëkuptueshme, meqenëse në Shqipëri nuk jemi rritur me identitet shqiptar të kërcënuar, ndryshe, për shembull, nga shqiptarët e Kosovës që u është dashur gjithë kohën ta mbrojnë identitetin e vet shqiptar. Ose ndoshta sepse ne që u rritëm para viteve ‘90 kemi lëvizur pak; udhëtimi im i parë jashtë shtetit ishte në moshën 25-vjeçare. Kuptohet që vloja nga dëshira për të dalë, për të ikur. Rrënjët shqiptare ishin shqetësimi im më i fundit. Më shumë se një pemë me rrënjë diku e degë diku tjetër, më përshtatet më shumë metafora e placentës. Kur lëviza, atëherë e kuptova se njeriu lind me kërthizën të lidhur me një placentë, e cila na ka ushqyer krijimin e qenies tonë bazë. Kjo kërthizë/ kordon, që na e presin kur lindim, sikur na e vendos cakun sa larg mund t’i ikësh placentës së dikurshme, pa u tërhequr prapa si me llastik. Për një shkrimtar, ai llastiku është edhe më i fuqishëm, sepse placenta ia ka ushqyer atë që e bën shkrimtar: gjuhën.

A ndryshojnë temat e një shkrimtari në momentin që ikën nga vendi i vet?

E mendoj shpesh se ç’do të ndodhte me poezinë time në qoftë se nuk do të ikja. Në vitin 1996, pak para se të ikja, kisha botuar përmbledhjen me poezi “50 poezi dhe 5 intermexo”, që më duket tipike për një poete të re të Shkodrës së atyre viteve: me gjuhë simbolike e hermetike, të ndikuar nga poezia italiane e fillimshekullit, por e sapozbuluar prej nesh; me vdekjen dhe zhgënjimin si tema qendrore; me estetikë elitare; në gegnisht. Ndoshta, po të kisha qëndruar, do të kisha vazhduar të shkruaja kështu. Ka mundësi që poezitë e sotme nuk do t’i dalloja dot nga poezitë e mia të para 25 vjetëve. Vetëm datat poshtë do ta bënin dallimin. Ikja ma shkundi jetën krejt, emocionalisht dhe gjuhësisht. Aq shumë, sa pushova së shkruari për 15 vjet dhe, kur iu riktheva poezisë, nuk mund të shkruaja më, sikur të jetoja mbi retë e Olimpit poetik e ta kundroja jetën nga lart poshtë. Në këtë kuptim, mendoj se kjo lëvizje i bëri mirë poezisë sime, ia çau atë lëkurën e qelibartë të elitizmit dhe e mbushi me gjak duke ia ruajtur dellin unik, shpresoj, nën sipërfaqe. Mua më pëlqen të shkruaj një poezi të thjeshtë në lexim të parë, por me ndërlikime të mëtejshme në nënshtresa.

Cila është gjuha e shkrimit? Ç’e përcakton atë?

Kjo është një pyetje që çdo shkrimtar i përgjigjet për veten e vet. E rritur në një areal shqiptar, zgjedhja e shqipes si gjuhë e poezisë ishte krejt e vetëkuptueshme. Po ashtu edhe zgjedhja e shqipes standarde, meqenëse as që mund ta gjykoja se kishte alternativa të tjera në fillimet e mia. Gjuha e shkrimit është gjithmonë gjuha e shkollës, meqenëse shkrimi është bir i shkollimit. Në shkollë, sigurisht, lexonim Mjedën dhe Migjenin në gegnisht, por këta kundroheshin si një ekzotikë e së kaluarës. Kur zbulova poezinë moderne të Camajt, zbulova edhe se si emocioni im ishte i detyruar gjithë kohën të kapërcente hendekun që e ndante nga standardi. Nuk është ndonjë hendek i madh, kuptohet, nuk është se isha e detyruar të shkruaja kinezisht, por çdo hendek që e ndan emocionin nga gjuha është i rrezikshëm për autenticitetin e poezisë. E sidomos Letërsinë e shkruaj në shqip, ngaqë kjo është gjuha që zotëroj më mirë dhe nëpërmjet saj mund ta shpreh më mirë thelbin konotativ të fjalës. hendeku i shprehjes në poezi pa abstragimin e paskajores është gati mizor. Kërkon gjenialitet të madh, si Rreshpja për shembull, ta kapërcesh pa ia humbur vlerën emocionit dhe rrezikon gjithmonë humbjen e intensitetit. Ose kërkon motivim të fortë, si Podrimja dhe poetë të tjerë kosovarë, që shohin në standard një element bashkimi. Por në përgjithësi, poetët veriorë, që shkruajnë me të vërtetë mirë në standard, numërohen me gishta. Kjo sepse standardi i shqipes luan jo vetëm me forma alternative, siç bëjnë standardet në përgjithësi, por mohon konstrukte sintaksore që poeti i ka në krye që nga placenta. Kjo ma bën të pamundur edhe shkrimin e poezisë në gjuhë të tjera. /Letra nga Diaspora/

Botime te autores

“50 poezi dhe 5 intermexo (poezi), SHB At Gjergj Fishta, Shkodër, 1996.

“Një grusht jetë sa me vdekë” (poezi), SHB Adonis, Tiranë, 2016.

“Poemat e hueja” (poezi), SHB Pegi, Tiranë, 2017.

“Paese che vai, manuale che trovi” (studime), bashkautore, Franco Cesati editore, Firenze, 2018.

“Enciklopedia e mërgimit” (poezi), bashkautore, SHB Onufri, Tiranë, 2019.

“Katër lexime për një poezi. Doracak” (ese), SHB Pegi, Tiranë, 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 