Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

E premte, 19 Prill, 2024
E premte, 19 Prill, 2024

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Ishte data 2 nëntor 2021 rreth orës 10, kur nga aeroporti i Romës, Dr. Bucaj, ish kryetari i “Vatrës” dhe editori i “Diellit”, së bashku me birin e tij Lekë Bucaj lajmëron At Belluscin, etnografin, studiuesin por edhe patriotin e madh për çështjen arbërore, për mbërritjen e tij.

Gjon Bucaj kishte ardhur apastafat për të takuar At Belluscin. Kishte qenë i biri i tij Leka, (që është pjesë e bordit të “ Guardia del Corpo” të Presidentit të Amerikës Biden, ardhur n ë Rom ë, 30-31 tetor 2021, p ër takimin e G20), duke shfrytëzuar disi hap ësirën e tij, e të organizonte këtë takim të shumë pritur midis Dr. Gjon Bucaj dhe At. Belluscit.

Mbasditen e datës 2 nëntor Leka, konfirmon se rreth orës pesë do të jenë në Frasnitë, (Frascineto, Calabria, Itali) qytezë arbëreshe.

Me të mb ërritur do të ishin mysafirë të At Belluscit. Qëndrimi i tyre do ishte dyditor.

Ashtu siç e dimë të gjithë, “Vatra” është një federatë që hodhi themelet në 24 dhjetor 1911 në Boston. Nga procesverbali i takimeve thuhet:

“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u themelua prej Shoqërive “Besa-Besën”, “”Flamuri i Krujës” Shoqërisë Kombëtare”, “Mirëbërsja” dhe “Skënderbeu”. Ndërkohë shoqatat “Dallandyshja” dhe “Malli i Mëmëdheut” nuk ishin të pranishme por konfirmuan anëtarësinë e tyre në federatën “Vatra”.

Në këtë takim historik, një bord i përkohshëm u themelua dhe pjesëtarët e tij ishin: Sekretari – Fan Noli, arkëtari – Llambi Çikozi, menaxheri i “Dielli” -Kristo Kirka, Drejtuesit e degëve të Federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi, si dhe supervizor të “Dielli”, Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili.

Vatra u njoh zyrtarisht edhe nga shteti i Massascusste në 13 qershor 1912. Certifikata origjinale tregon këta emra: Faik Konica, Llambi Çikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota. Shumë pjestarë u shtuan gjatë këtyre viteve si edhe leader të saj, një prej tyre, kryetar i saj ishte edhe Gjon Bucaj. Qëndroi në krye të saj për shtatë vjet.

Me zotin Bucaj – shton At Bellusci – jemi të dy pothuajse në të njëjtën moshë, ose për të qenë më i sakt ë Dr. Bucaj është i ditëlindjes 1935.

Ndërsa At Bellusci fliste, ndjeja që zëri i dridhej, emocionet demostronin rolin e tyre. Kështu ndodh me At Belluscin sa herë që dikush i troket në shtëpinë e tij, ku strehohet ajo bibliotekë e çmueshme që At Bellusci e quan njërën prej kreaturave më të forta të tij.

Zoti Bucaj drejtoi “ Vatrën”nga viti 2010- 2017. Gjatë periudhës që ai drejtoi u rihapën disa degë në shtete të Amerikës e në Kanada, si edhe rritur numrin e anëtareve.

Viti 2012, “Vatra” kremtonte 100 vjetorin e themelimit të saj. Kjo datë përkonte edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht për këtë ngjarje u shtrua një program: Do të mbahej një konferencë shkencore, si dhe me një darkë kremtimi, ku merrnin pjesë më tepër se 1000 vetë, pjesëmarrës nga Amerika, Kanada, Europa, si dhe nga trojet shqiptare. Kremtim është njohur si përkujtim e mirënjohje për themeluesat si dhe për ata që e mbajtën “Vatrën” gjallë gjatë nj ë shekulli, në shërbim të çështjes kombëtare.

Merrnin pjesë në atë kremtim klerikët më të lartë. Pjesëmarrja e këtyre figurave të besimeve tradicionale ka rëndësi sepse donte të dëshmonte rëndësinë që “Vatra”, në traditën e trashëguar prej Rilindjes, vazhdon të japë harmoni ndërfetare te shqiptarët dhe është si gur me rëndësi në themelin e ndërtesës së përbashkët të kombit.

Midis 12 përfaqësues të besimeve të ndryshme, atë ditë ishte edhe At arbëreshi Antonio Bellusci. Pas mbarimit të atij kuvendi, u shtrua kërkesa që të mbahej një lutje, dhe për këtë të gjithë përfaqësuesit e besimeve, si myslimane, bektashiane, ortodokse, katolikë, etje, të gjithë me një zë, zgjodhën At Bellusci. At Bellusci ishte personi i duhur. Është Arbëreshi që ngrit peshë zemrat e Diasporës në Amerikë, kur Dioguardi, me originë arbëreshe (Greci Avellino), e zgjodhi për t’iu folur arbërorëve të të njëjtit gjak me gjuhën e shpirtit, kur trajtohej çështja e pavarësisë së Kosovës.

Nga ajo foltore, ku “Vatra” dhe Pavarësia festonin 100 vjetorin kishte deklaruar edhe njëherë se Arbëria është më e lashtë se viteT e saj dhe se nuk ka rëndësi se kujt feje i përket, se në fund të fundit Feja e shqiptarit është Shqiptaria!!!

Rreth orës pesë pasdite, Doktori Gjon Bucaj mb ërrin në Frasnitë së bashku me të birin Leka. Si gjithmonë sa herë që i vijnë miq nga Shqipëria dhe trevat e saj, si edhe nga Diaspora, mbi ballkonin e shtëpisë së At Bellusci valvitet flamuri kombëtar kuq e zi e shqiponjën dy krenare. Krah ëhapur pret Motra Rinë. Vitet biologjike të saj shënojnë 84 vjeç, por zëri i saj i fort që del nga shpirti i saj, është sikur thotë: ne jemi akoma këtu, edhe pas 600 vjetësh, jemi të moshuar, por të gjallë. E nis e këndon vargjet:

Kur dy arberesh gjenden bashk

Japini dorën o vëllër

Skenderbeu vjen nga qielli vjen e rri bashk me na

japmi dorën o vëllezer se na jemi gjaku shprisht..

Janë emocione të papërshkrueshme…

Zoti Gjon Bucaj së bashku me të birin Leka, iu mbushen sytë me lot, dhe menjëherë kërkon të mësojë vargjet e kësaj kënge.

Vlerat arbërore, gjuha arbëreshe, është akoma, në këtë shtëpi modeste dhe gjigande, është në këto katunde, ku rron gjaku i shprisht- thotë Dr Bucaj.

Gjatë këtij qëndrimi, Z. Bucaj u njohë me katundet e tjera arbërore si Shën Vasili, Frascineto si edhe Ungra. Në këtë qytezë të fundit ndodhet edhe selia e Eparkisë së besimit bizantin. Këtu z. Bucaj u takua, me institucionin më të lartë, të botës arbëror, Eparkinë, përfaqësuar nga Peshkopi i Ungrës, Donato Olivieri, i cili e priti ngrohtësisht, vlerësoi dhe falenderoi rolin e “Vatrës” si edhe të revistës “Dielli”.

Me shumë interes ishte vizita e Gjon Bucaj në Bibliotekën e At Belluscit. Për orë të tëra shfletuan revistën “Dielli”, rrezet e arta të së cilës kishin ardhur deri në Kalabri.

Nuk mund të rrinte Dr. Bucaj pa shfletuar edhe revistën “ Lidhja”.

Revista “Lidhja” është alkimi, është bashkim, është unitet, është forcë, është gjuha shqipe. Ishin dhe janë këto elemente që i duheshin dhe i duhen arbëreshit dhe shqiptarit të Diasporës për të mbajtur vëllazërinë. “Lidhja” ishte Diaspora, të gjitha trevat e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë.

Kjo revistë ishte liri e plotë shprehjeje, pa dallim feje, pa ideologji. Tek i pari editorial i “Lidhjes”, si një thirrje, At Bellusci shkruante: “Ti arbëror të lidhesh me kulturën e vendit; nëse jeton në qytet duhet të krijosh lidhje me katundin tënd, ku janë varret e të parëve; të lidhesh me shqiptarët që janë në Shqipëri, me shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, me shqiptarët që janë në Greqi, me Diasporën në Europë, në Amerikë, Kanada e Australinë e largët dhe deri tek ai grup etnie Hundeza në Afganistan. E së bashku të lidheni, të ruani historinë e lashtë, rrënjët dhe gjuhën.

At Bellusci i kujton se Ideja për të krijuar bibliotekën ishte që kurrë nuk mund të shkatërrohet libri i lexuar, i mësuar dhe mbi të gjitha i transmetuar. Të godasësh me kulturë është virtyti më i lartë human. Biblioteka ndërkombëtare “A. Bellusci” e Frasnitës përmban më shumë se 6000 libra dhe 700 revista, që lidhen me albanologjinë dhe me ritin bizantin-grek i përdorur deri sot në katundet arbëreshe. Biblioteka  ësht ë nj ë shtëpi bibliotekë, ku ruhet shqipja e të gjitha kohërave, e të gjith ë shkrimtarëve shqiptarë dhe ka për q ëllim që të shpëtoje, t ë ruaj ë, t ë mbrojë dhe t’u p ërçojë brezave të ardhsh ëm kulturën tonë të çmuar, qytet ërimin dhe identitetin arb ëresh si të krishtere ortodoks të emigruar në shekullin XV nga Gadishulli Ballkanik në Kalabri dhe kudo në Diasporë e deri më sot.

Emocionet nuk kishin të sosur, kur Dr. Bucaj i dhuron At Belluscit një foto gjigande, e shoq ëruar me një kornizë për rëndësinë e aktit që përmbante; Fjalimi i që mbajti At Bellusci me rastin e 100 vjetorit të “Vatrës” e cila përkonte edhe me 100 vjetorin e pavarësisë.

Arbëreshët në vite kanë folur për kombin shqiptar kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet, sepse kombi për arbëreshët është te rrënjët e tyre shpirtërore, në besimin e tyre, në gjuhë, zakone, në kujtimet e tyre.- përfundoi gjon Bucaj

At Bellusci ngeli pa fjalë, i shkëlqenin sytë, dhe në ato momente shikimi i tij, rrëfente mijëra sy të atyre pjesëmarrësve të cilët sakrifikuan vetëm për një qëllim: Arbërinë e përjetshme, me historinë e saj e mbi të gjitha me gjuhën e saj.

Para se të largohej nga ajo bibliotekë, Dr. Bucaj, me shumë mirënjohje dhe me fjalët që i dalin prej zemre, lë në regjistrin e kujtimeve për Bibliotekën “A. Bellusci” përshtypjet e të ngrohtë.

At Bellusci i dhuroi Gjon Bucaj, të gjithë serinë e numrave të revistës “Lidhja” si edhe botimet e librave të tij. Zoti Bucaj e çmoi shumë këtë dhuratë.

U përshëndetën duke falenderuar njeri / tjetrin, për këtë takim, edhe historik, ku një katolik, dhe një bizantin, takohen, ndajnë emocionet, por janë vëllezër.

Ashtu si edhe Ju At Bellusci që shkriheni si qiriri, për të mbajtur gjallë, çështjen arbërore, dhe jo vetëm si patriot, edhe unë, që prej vitit 1951, kur u largova për herë të parë nga Shqipëria vazhdoj ti dedikohem me mish e shpirt këtij vendi, atij trualli, atij gjaku, që e kam në deje, dhe që ua kam trasmetuar edhe fëmijëve të mij ë. Arbëri rron e do të rrojë i përjetshëm.

Rroftë Arbëria, rroftë Shqipëria, rroftë Diaspora, rroftë Vatra, rroftë Dielli dhe çdo revistë e bukur, e fisme që është e lidhur me kombin, me historikun e tij, me shpirtrat e tij, më këtë popull të vuajtur por edhe antik sa është vetë njerzimi. Secili nga ne mos të harrojë, e, të bëjë sado pak për kombin e tij. Kur nuk ka mundësi të bëjë diçka të mos të harrojë të paktën gjuhën, këtë gjuhë, të kosmosit,të zanave, të alpeve, të tempujve, të varreve, të këngëve, të ninananave- përfundoi At Bellusci, ndërsa përqafonte të birin Leka!

Të dhënat e rezervuara

Ornela Radovicka