Historia/ Si u pështatën mbiemrat e arbëreshëve në Itali

E martë, 23 Prill, 2024

Arbërit që emigruan në Itali morën me vete përveç të tjerave edhe emrat e mbiemrat. Emrat nuk kishin ndonjë gjë të jashtëzakonshme; ata ishin emra të krishterë si gjithë të tjerët, por pjesa më e madhe e mbiemrave ishin padyshim tipikë për botën shqiptare. Ndryshe nga gjuha, feja e traditat, që njerëzit donin t’i ruanin, me emrat e mbiemrat nuk mund të ndodhte kështu. Ata duheshin t’i përshtateshin sa më shpejt gjuhës në atdheun e ri. Sot e kemi të vështirë të themi se si është zhvilluar gjuhësisht ky proces, aq më tepër kur nuk e dimë se si shkruheshin emrat dhe mbiemrat arbër në atë kohë.

Ata shkruheshin patjetër, për shembull në regjistrat e pagëzimit dhe dokumentat zyrtarë të kohës, por me çfarë ortografie? Si shkruheshin për shembull: emrat Gjin, Gjon e Gjergj, me një gërmë të veçantë që shënonte tingullin gj të shqipes apo me trajtat e huaja si Johan, Georg etj.? Nuk di të jetë shkruar diçka për këtë problem. Sidoqoftë përshtatja e emrave dhe mbiemrave arbër duhet të ketë filluar me mënjanimin e atyre tingujve të shqipes që janë të panjohur për italishten si: zanoret ë, y dhe bashkëtingëlloret dh, gj, ll, q, rr, th, zh. Sigurisht që Andoni /Ndoni u bë shumë shpejt Antonio, por ç’ndodhi me Gjon e Gjin? Këta u zëvendësuan me emra të ngjashëm italianë.

Për këtë kemi një dëshmi të qartë te vetë shkrimtari i parë arbëresh. Në kopertinën e veprës së tij “E mbsuame e krështerë “ (Romë 1592) emri i autorit na del dy herë: në fillim në shqip si „… paer Lecae Matraengnae (për Lekë Matrëngnë)“ dhe më poshtë në përkthimin italisht si Luca Matranga. Po ashtu ai firmos me Luca Matranga. Emri arbër Leka mund të transkriptohej lehtë në italisht, por duke qenë i panjohur për autoritet dhe publikun italian, autori preferoi emrin Luca që ishte i njohur për të gjithë. Edhe mbiemri iu përshtat gjuhës së re duke u bërë nga Matrënga në Matranga. Ndryshime të emrave ndodhën edhe në Shqipëri.

Me kthimin e pjesës më të madhe të popullsisë në myslimane, emrat u bënë myslimanë, bile shpesh për arsye të ndryshme edhe mbiemrat. Por popullsia e krishterë ruajti në përgjithësi emrat e mbiemrat e hershëm. Prandaj në këtë pjesë të popullsisë ruhet edhe sot shtresa më e vjetër e emrave dhe sidomos e mbiemrave shqiptarë, megjithëse ka dhe shumë familje myslimane që i mbajnë ende mbiemrat e vjetër ose i dinë ata. Prandaj s’është çudi kur mjaft mbiemra i gjejmë në të dyja anët e detit. Prej kohësh prof. E.Çabej ka vënë në dukje rëndësinë e ngulimeve arbëreshe të Greqisë e Italisë për onomastikën shqiptare.

Në artikullin “Çështja e prejardhjes së ngulimeve arbëreshe të Italisë në dritën kryesisht të gjuhës e të emrave vetjakë “ai përmend priftin Kolë Keta nga Kuntisa e Palermos, i cili që para mëse dyqind vjetësh e përdori onomastikën në studimin e prejardhjes së bashkatdhetarëve të tij. Çabej përmend këtu mbiemrat më të njohur arbëreshë si Baffa, Barbati, Barci, Basile, Becci, Bellusci,Cadicamo, Candreva, Carnesi, Cucci, Damis, Dara, Dorsa, Dramis, Golemi, Helmi, Lala, Licursi, Lopes,Lucci, Manesi, Marchianò, Massaraccia, Masi, Masci, Mates, Matranga, Petta, Plescia, Rada, Reres,Ribecco, Schirò, Smílari, Staffa, Stamati, Suli, Tocci, Variboba. Një pjesë e mirë e këtyre mbiemrave, vazhdon Çabej, tregojnë trevën a katundin nga janë shpërngulur të ardhurit si Borscia Borgia (Borshi),Cacosi, Canemiti, Crávari (Kravar në qark të Prevezës), Cucci, Cudes (Kudhësi pranë Himarës), Damis (Damës afër Tepelenës), Dara (fshat në qark të Prevezës), Dirmí (Dhërmi afër Himarës), Dorsa (Dorza), Dragotta (Dragoti), Dramis (Dramës në Çamëri), Glava, Golemi, Groppa (Gropa në Kurvelesh), Jerbes (Gjerbës), Licursi (Likursi), Lopes, Masaracchia (Mazërék në Çamëri), Pillora (Pilurafër Himarës), Reres (Rërës në Mallakastër), Schciadà (Shqadhá në Çamëri), Schirò (Sqirô në qark të Vlorës), Suli, Sciales, Tocci, Variboba (Varibopi në Mallakastër dhe pranë Këlcyrës), Zarobina (Zharovina).

Disa prej tyre janë të shumëkuptimshëm nga burimi gjeografik, ngaqë në Shqipëri ka më shumë se një vend që u përgjigjet, bile edhe në Gegëri. Ka dhe emra familjesh arbëreshe, të cilave në trevat e përmendura më sipër u përgjigjen emra familjesh ose fisesh si p. sh. Andronico, Bala,Barbaci, Basta, Bellusci, Bua, Granà (Vranà), Ghisci, Loscia, Lucci, Macri, Masi, Muricchio, Stamati,Strati, Sciarra, Spata, Tanasi, Thani, Varfi, Zuppa (Zhupa). Disa prej tyre na shpien në Shqipërinë e mesme e veriore: përveç Castriota e Scura edhe Cadìcamo, Chetta, Gazullus, Gramsci, Manes (Mánëza), Mates, Miracco, Musacchi (Muzhaqi), Plescia, Polisi, Rada, Renes, Riolo. Por numri i këtyre emrave “fare lehtë mund të shtohej“, thotë Çabej, dhe kjo është e vërtetë. Kështu duke lexuar te “J. arbëreshe“ kam gjetur edhe këta mbiemra të përbashkët: Tamburi (të krishterë nga Përmeti, krh.Alessandro Tamburri), Morina (kr. Aldo Morina nga Vacarizzo Albanese me popullsi gege), Moçi (të krishterë, krh. Daniela Moccia nga Shën Benedhiti), Rafti (të krishterë, krh. Massimo Rafti), Mele (të krishterë, krh. Peshkopi Janj Mele), Trojani (të krishterë, krh. Ferdinando Trojano), Flloko (krh. Floccanë Piana), Gjura (të përzier, krh. Lluixhi e Ruzari Giura). Nga ana tjetër prej mbiemrave që përmend Çabej vetëm këta përdoren ende tek ne: Bala(j), Beçi, Belushi /Blushi, Dragoti, Dhamo, Dhrami, Gazulli, Golemi, Keta, Kuçi, Kuqi, Lala, Luçi, Mazreku, Mati, Miraka(j), Muriqi, Radi, Rrjolli, Skura,Stafa, Stamati, Strati, Suli, Shalsi, Sharra, Toçi, Thanasi, Thana /Thano, Varfi, Vasili, Zhupa. Pjesa tjetër janë shuar. Studimet onomastike në Shqipëri kanë ende shumë punë për të bërë. Pritet të dalë një fjalori mbiemrave shqiptarë nga Ç. Bidollari, por ky është vetëm hapi i parë. Pas tij do të duhej një fjalor me karakter enciklopedik për të gjithë mbiemrat arbër e shqiptarë ku të përfshihen të dhëna historike, gjeografike e etimologjike. Një lehtësim është fakti që studimet për mbiemrat arbëreshë kanë avancuar mjaft, qoftë si pjesë e botimeve për mbiemrat italianë (shih E. De Felice, Dizionario deicognomi italiani; G. Rohlfs, Dizionario dei cognomi e sopranomi in Calabria, Ravenna 1979), qoftë në botime të veçanta

(R. D’ Alifera Patitari, Casati albanesi in Calabria e Sicilia në “Rivista Storicacalabrese X-XI). Te mbiemrat arbëreshe nuk duhen harruar dhe ato katunde që sot nuk flasin më arbërisht, por ruajnë mbiemrat shqiptarë si p. sh. Tosca (Castel San Giovanni në Regio Emilia). Lidhurme këtë në internet ka shumë gjëra që duhen sistemuar. Po kështu ka dhe shumë të dhëna për mbiemrat e shqiptarëve në Ballkan. Interesant është fakti që mbiemrat në përgjithësi kanë ndryshuar shumë pak fonetikisht. Mbiemrat e përbashkët përbëjnë padyshim shtresën më të hershme të mbiemrave shqiptarë në Ballkan. Një fjalor i tillë do të sillte një kontribut edhe për studimin etoponomastikës arbre dhe shqiptare. /Ina Arapi, Vjenë/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  