1 nëntor 1901 botohej në Sofje të Bullgarisë, gazeta “Drita“

E enjte, 25 Prill, 2024

Më 1 nëntor të vitit 1901, në Sofje të Bullgarisë, nisi botimi i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja.
Gazeta e përdyjavshme “Drita” (1901-1908) ishte një gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, e cila si moto të sajën kishte “Mpron të drejtat e kombit shqiptar”.
Mbështeti idenë e bashkimit kombëtar dhe pati mjaft ndikim në zhvillimin e publicistikës shqiptare.
Shahin Kolonja i njohur gjithashtu si Shahin Teki Ypi, ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, gazetar e politikan shqiptar.
Ka lindur në vitin 1865 në fshatin Starje të Kolonjës dhe vdiq ne vitin 1919. Mbaroi arsimin fillestar në Korçë, arsim të mesëm dhe shkencë juridike në Stamboll në vitin 1895. Ka qene ndër mësuesit e gjimnazit të shtetit në Edrene, ku ishte profesor fizike dhe astronomie. Atje bënte propagandë patriotike mes shqiptarëve të atjeshëm, të cilët i organizonte dhe u shpërndante libra, gazeta dhe të gjitha mjetet propagandistike kombëtare. Pas 1897 u largua nga Edreneja dhe u emërua nënprefekt i Vlorës, por nga Vlora u vendos në Sofie pranë Kristo Luarasit, që zotëronte një shtypshkronjë. Dhe nga nëntori i 1901 botoi gazetën “Drita”.
Merita më e madhe e Shahin Kolonjës për Rilindjen shqiptare ishte puna e tij si botues dhe kryeredaktor i gazetës “Drita” nga viti 1901 deri në vitin 1908, që dilte nën moton “Shqipëria e shqiptarëve”. Ajo ishte një gazetë demokratike dhe patriotike dhe luajti një rol të madh për aktivizimin e lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare. Duke mbajtur lidhje me aktivistë të shquar në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare në vende të ndryshme Shahin Kolonja në faqet e gazetës “Drita” pasqyronte luftën dhe përvijonte detyrat që qëndronin para patriotëve shqiptarë. Jepte shumë ide dhe propozime të reja. Personalisht Shahin Kolonja mori pjesë në veprimtarinë e patriotëve shqiptarë në Shqipëri ose në vendet fqinje. Ai luajti një rol udhëheqës në klubin “Bashkimi” në Manastir, krahas Gjergj Kirijazit. Bashkë me Vëllezërit Topulli dhe patriotë të tjerë shkoi në Shkup “për ta propaganduar idenë kombëtare”. Gjatë vitit 1905 Shahin Kolonja merrte pjesë aktive në themelimin e komitetit “Për lirinë e Shqipërisë”. Ai vizitoi Bukureshtin, Kjustenxhën dhe Egjiptin për t’i bindur bashkatdhetarët e tij që të hyjnë në këtë komitet ose ta ndihmojnë veprimtarinë e tij. Jo rastësisht gazeta “Drita”, të importuar në mënyrë ilegale në Shqipëri, kishte një ndikim të veçantë mbi patriotët shqiptarë atje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 