Mediat greke: Hapet pas 218 vitesh në Sul shtëpia e Llambro Xhavellës

E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Zjarri është ndezur sërish në shtëpinë e Llambro Xhavellës në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se pas më shumë se dy shekujsh, është thyer mallkimi i Ali Pashë Tepelenës i cili kishte thënë se kjo godinë nuk do hapej kurrë më. Të dielën, u hapën dyert e kësaj godine ku janë vendosur objektet historike që ruheshin nga pasardhësit e Xhavellës.

Shiriti i inaugurimit është prerë nga zv/ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis. Konstantinos Xhavella, pasardhës i brezit të 8-të i Llambro Xhavellës theksoi: “Në këtë rrugëtim që familja jonë ka nisur 36 vite më parë, ajo ka dhënë shpirtin e saj mbi të gjitha  dhe do të bëhet një monument i mrekullueshëm i Sul dhe një pikë tërheqëse për çdo udhëtar të zonës.

Në shtëpinë e Xhavellos çdo vit do të ekspozohen objektet e vjetra të familjes sonë”.

Rezidenca u shkatërrua në 1803. Në vitin 1985 pasardhësit e Xhavellos, nisën përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me synimin për të “tymosur” sërish oxhakun e një shtëpie në Sul, duke “thyer” mallkimin e Ali Pashë Tepelenës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 