Zvicër/ Hapet Shkolla Shqipe në Baar të Kantonit Zug

E enjte, 28 Mars, 2024

Në Zvicër ka çelur dyert për fëmijë edhe një tjetër shkollë e mësimit të gjuhës shqipe. Pas hapjes së Shkollës shqipe në Cham, në kantoni Zug tani radha është në Baar.

“Prindërit shqiptarë e duan dhe e ruajnë gjuhën amtare. Ata i udhëzojnë fëmijët e tyre që ta mësojnë sa më mirë gjuhën e të parëve, apo siç i themi ndryshe, gjuhën e nënës. A ka gëzim më të madh se të shohësh buzëqeshjen e këtyre fëmijëve, të cilët edhe pse të lindur larg atdheut, dëshirojnë të mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Këta nxënës kanë arsye të buzëqeshin sepse kanë filluar me mësimet në gjuhën shqipe. Mësuesja Minire Azemi, së bashku me nxënësit e saj në shkollën shqipe në Baar, të Kantonit Zug të Zvicrës” thuhet në njoftimin e shkollës.

Hapja e klasave të mësimit të gjuhës shqipe janë një përpjekje e vazhdueshme e mësuesve të Shkollës Shqipe në Zvicër dhe prindërve të cilët u bënë një mbështetje e fortë e këtyre përpjekjeve këmbëngulëse, për ta bërë shkollën shqipe sa më të afërt për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër solli rezultate të dukshme, rezultate me të cilat duhet të krenohemi të gjithë.

“Edhe ky vit shkollor 2021/22, po vazhdon të sjell buzëqeshje të ngrohta në orët mësimore të shkollës shqipe. Këtë të premte me 23 tetor 2021, u  hap pika shkollore në, Baar, të Kantonit Zug, në Zvicër, në të cilën punon mësuesja Minire Azemi. Që nga dita e parë, ata kishin edhe librat të cilat iu kishin ardhur nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.  Dhe kjo e premte solli buzëqeshje në fytyrën e nxënësve të shkollës shqipe; Erisa, Semina, Leoni, Viola, Robini, Elma, Rona, Lindi, Leoniti përcjellin me vëmendje ligjëratën e mësueses dhe shpjegimet e saj rreth gjuhës shqipe.

Po ashtu vlen të përmendet se në javën e ardhshme kësaj pike shkollore do t`i bashkëngjiten edhe disa nxënës të tjerë, të cilët do t`i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.

Shkolla shqipe në Zvicër ashtu siç kishin paralajmëruar mësuesit dhe veprimtarët e saj po vazhdon me një përkushtim të veçantë me hapjen e shkollave shqipe, me moton “aty ku janë fëmijët shqiptarë, jemi edhe ne”, shkruhet në njoftimin e shkollës.

 Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 