Rastet me COVID në Komunitetin Shqiptar në Melburn, thirrje për vaksinim

E enjte, 25 Prill, 2024

Situata e COVID -19 vazhdon të jetë e rëndë për komunitetin shqiptar në Melburn. Mendohet se shifrat e larta janë të lidhura me nivele të ulëta të vaksinimit dhe keqinformimin rreth rrezikut të kësaj sëmundjeje. Situata vazhdon të përkeqësohet dita-ditës dhe po rriten të infektuarit që kanë nevojë për hospitalizim. Megjithatë ka shenja se numri i vaksinimeve dy javët e fundit është rritur, por gjithsesi është vonë, pasi numri i të infektuarve është i lartë.

Doktoreshë Anida Hanxhiu shprehet se është shumë e rëndësishme të aplikohet vaksina: “COVID është një sëmundje e rëndë sigurisht që duhet të merret seriozisht. Kemi ndërmarrë disa aksione për të sensibilizuar komunitetin shqiptar që të vaksinohet. Unë për shkak të punës kam parë raste të ndryshme COVID  dhe mund të them që është një smundje që nuk njeh moshë. Një 20 vjecarë nga komuniteti ynë është gjithashtu në gjendje shumë të rëndë.”

Doktor Ardian Latifi gjithashtu thekson se individët duhet të sensibilizohen për efektet positive të vaksinës dhe të kenë frikë vetëm nga virusi. Mënyra e vetme që mund të mbrohemi në këto raste është vaksinimi: “Ky grip është serioz sepse shkakton probleme të rënda shëndetësore dhe nuk duhet neglizhuar. Njerëzit janë të painformuar dhe ndaj hezitojnë të vaksinohen. Në ditët e sotme kemi probleme shumë të mëdha të informacionit, ndaj informacioni nuk është gjithmonë i saktë”./ Nga Majlinda Lulo – SBS Radio

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 