Shqiptarët e Turqisë duan nënshtetësinë shqiptare, por cila është pengesa

E enjte, 28 Mars, 2024

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jetojnë jashtë vendit, të emigruar në kohë të ndryshme. Emigrantët e parë mund të themi që janë arbëreshët e Italisë të cilët mbi 500 vjet më parë shkuan drejt Italisë pas vdekjes së Skënderbeut.

Një tjetër valë emigrimi ka qenë në vitet ‘900 ku një pjesë e mirë shqiptarësh emigruan edhe në Turqi ndërkohë që vendi ndodhej nën vasalitetin osman. Shumë prej tyre ende dhe sot brez pas brezi nuk i kanë harruar rrënjët e tyre, gjuhën apo traditat e ka prej tyre të cilët dëshirojnë dhe të marrin nënshtetësinë shqiptare, por kanë një pengesë: Nuk ka dokumente arkivore të para vitit 1930, si certifikatë lindje.

Mustafa Uğur Gonulal nga Malatya e Turqisë është një prej tyre, familja e së cilit është me origjinë nga Gruda e Shkodrës me mbiemër Ivziku, e që për të mos humbur rrënjët e tij ka kërkuar të ketë nënshtetësi shqiptare.

Mustafai rrëfen për “Tirananews” historinë e emigrimit të familjes së tij. “Gjyshja ime atërore Hanife (Ivziku) Gönülal lindi në vitin 1919 në fshatin Grudë, Krahina e Shkodrës, Shqipëri. Ata merreshin me prodhimin e verës dhe blegtorinë në qendër të Shkodrës dhe në fshatin Grudë. Së bashku me babanë e saj Rrustemin, nënën Fatma dhe vëllezërit Hajrullah dhe Emrullah, ata së pari migruan në rrethin Şarköy të provincës Tekirdağ pasi kaluan kufirin dhe u bënë qytetarë. Kur emigruan, ata kishin pasaportat e tyre që nga koha e Mbretërisë Së Shqipërisë dhe dokumentet e nevojshme për emigrim. Kur u bë shtetas i Turqisë, të gjitha dokumentet iu dorëzuan autoriteteve. Pastaj u lëshuan dokumentet e shtetësisë turke. Babai i saj filloi të punojë në Hekurudhat Shtetërore të Republikës Së Turqisë, dhe më pas, pasi u emërua, ata emigruan në Malatya pasi punuan për një kohë të shkurtër në Dijarbakir. Si rezultat i politikës së strehimit të shtetit, iu dha një shtëpi dhe një ngastër toke. Gjyshja ime gjithashtu shkoi në shkollën e mamisë dhe infermierisë, e cila siguroi arsim në atë kohë, dhe punoi si infermiere dhe mami në qendrat shëndetësore dhe maternitetin për një kohë”, na tregon Mustafai.

Por sa shqiptarë janë sot në Turqi. Mustafai thotë se këto të dhëna mund të gjenden në arkivin osman që ndodhet në Stamboll dhe atë Republikan në Ankara. Dhjetë vite më parë ai nisi të kërkojë të afërmit e tij në Shqipëri, me të cilët vijon të mbajë kontakte dhe sot.

“Si shqiptarë që jetojnë në Turqi, shumë prej nesh vazhdojnë të komunikojnë edhe nëse jemi në qytete të ndryshme. Marrim pjesë në pritjen e ditës së flamurit dhe Pavarësisë Së Shqipërisë më 28 nëntor dhe shumë ngjarje të ngjashme. Në vitin 2008, fillova të kërkoja për të gjetur të afërmit e mi që jetonin në Shqipëri. Si rezultat i një përpjekjeje gati 10-vjeçare, ne ishim në gjendje të kontaktonim të afërmit tanë që jetonin në Shqipëri. Jemi ende në kontakt me miqtë e mi që jetojnë në shumë qytete të ndryshme të Shqipërisë“, thotë ai.

Lidhur me pengesat që ka hasur për përfitimin e shtetësisë, Mustafai thotë se nuk ka certifikata lindjeje të para viteve 1930, vetë Gjendja Civile i disponon pas këtij viti e mbrapa.

“Certifikata e lindjes, e cila është një nga dokumentet e kërkuara për aplikimin për shtetësi të Republikës së Shqipërisë, nuk mund të gjendet në arkivat shqiptare. Arsyeja e parë për këtë është se shumica e emigrantëve nga Shqipëria në Turqi ishin para vitit 1930. Në disa komuna dhe në drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile nuk figurojnë të dhënat e para vitit 1930. Nëse njerëzit, paraardhësit e të cilëve kanë lindur / qytetarët e Shqipërisë nuk mund ta marrin këtë dokument në arkiva, aplikantët nuk janë përgjegjës për këtë. Certifikatat e lindjes ose dokumentet mbështetëse të marra nga vendet ku kanë emigruar duhet të konsiderohen ekuivalente me dokumentet që nuk mund të gjenden në arkivat në Shqipëri. Duhet gjetur një zgjidhje për problemin e arkivit. Një alternativë duhet të prodhohet për certifikatën e lindjes. Dua që të gjithë autoritetet dhe deputetët të dëgjojnë zërat tanë për këtë çështje”, na thotë ai.

Sipas ligjit shqiptar, “Aplikim për shtetësi shqiptare me njohje“, që ka të bëjë me personat me origjinë shqiptare krahas dokumenteve të tjera kërkohet dhe ajo që vërteton se është pasardhës shqiptar deri në tre shkallë. “Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar (deri në tre shkallë) dhe se i paralinduri dhe aplikuesi nuk kanë hequr dorë nga zotërimi i shtetësisë shqiptare”, thuhet në udhëzimin për të aplikuar për nënshtetësi.

Mustafai na thotë se nuk ka kontaktuar me autoritetet shqiptare, përveçse ka ngritur zërin e tij në rrjetet sociale. Mustafai na rrëfen se nuk di të thotë një numër të saktë por gjashtë persona kanë aplikuar bashkë me të për nënshtetësinë shqiptare. “Mund të ketë shumë njerëz që duan të aplikojnë, por aplikantët mund të përjetojnë vështirësi për shkak të kushteve të tilla si ligji i ri i shtetësisë Në Shqipëri, pamundësia për të nxjerrë dokumente nga arkivi, nevoja për të aplikuar personalisht në policinë lokale në përputhje me ligjin e ri. Shumë njerëz nuk mund të shkojnë dhe të aplikojnë ose të vazhdojnë aplikimin e tyre për shkak të situatës së shkuarjes në Shqipëri dhe aplikimit personalisht“, thotë ai.

Mustafai dhe mjaft shqiptarë të tjerë në Turqi janë tashmë në pritje të një reagimi dhe një zgjidhjeje nga autoritetet shqiptare tesa nuk duan të harrojnë asnjëherë nga vijnë dhe traditat, siç thotë dhe vetë Mustafai.

“Për sa i përket gjuhës, traditave dhe zakoneve, veçanërisht Shqiptarët që jetojnë përreth Stambollit, Izmirit dhe Ankarasë kanë mundur të ruajnë për shkak të jetës së tyre të mbushur me njerëz dhe kolektive. Por për fat të keq, shumë shqiptarë që janë vendosur në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe rajonin E Detit të Zi nuk kanë qenë në gjendje të ruajnë gjuhën, traditat dhe zakonet e tyre me kalimin e kohës. Shumica e shqiptarëve, nga ana tjetër, nuk e harrojnë kurrë atdheun e tyre. Ata gjithmonë kujtojnë me mall dhe dashuri. Të gjithë thonë: “jam krenar që jam shqiptar. Shqipëria është nëna ime.”, tregon i riu me origjinë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 