“Connect Albania” regjistron agjentin e 13 në Itali

E premte, 19 Prill, 2024

Programi “Connect Albania” i cili funksionon pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare prej pothuajse një viti angazhon si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në Diasporën shqiptare e cila jeton në Itali.

Përmes këtij programi, Diaspora shqiptare është përpjekur të tërheqë investime të huaja duke i dhënë kështu një kontribut zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri.

Ditën e sotme “Connect Albania” ka certifikuar agjentin e saj të 13 në Itali, znj. Klodiana Çuka, sipërmarrëse, themeluese e shoqatës “Interga Onlus”, fondacionit “Brigde for Future’, ndër themelueset e lëvizjes kombëtare “Qytetarët e Rinj”  dhe që nga viti 2011 është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe Drejtorisë Kombëtare të AICCRE-së – Shoqata italiane e këshillave të bashkive dhe rajoneve të Evropës.

Kush është Klodiana Çuka

Klodiana Çuka lindi në Durrës në 13 prill 1972. Ajo arriti në Itali në vitin 1992 dhe më 24 prill 2009, pas 17 vjetësh fitoi nënshtetësinë italiane. E diplomuar për gjuhë dhe letërsi të Huaj (rusisht dhe shqip) dhe ndërmjetëse gjuhësore kulturore, e specializuar për strukturat e burgjeve, në OJQ-në “CIES Centro Informazione Educazione allo Sviluppo” (Qendra e informacionit për zhvillimin e arsimit – në Romë). Në vitin 2006 mori me maksimumin e votave doktoratën në studime ndërkombëtare për gjuhësinë dhe filologjinë shqiptare në universitetin e Kalabrisë. Anëtare e AISSE-së, “Associazione Italiana Studi Sud Est Europeo” (Shoqata Italiane e Studimeve të Evropës Juglindore). Që në momentin e parë të mbërritjes në Itali, Klodiana Cuka shpenzon veten për ata që, ashtu si ajo, janë larguar nga vendi i tyre dhe janë përballur me shumë vështirësi, me jetë në një tokë ndryshe nga e tyre. Që nga viti 1998 ka dhënë italisht për nxënës emigrantë në shkollat e Salento-s në Poxhardo (Poggiardo). Në vitin 2001 ajo ishte vullnetare në sportelin e imigracionit “Lecce Accoglie” të bashkisë së Leçes. Në 2003 themeloi “Integra Onlus”, shoqatë jofitimprurëse, ku u bë presidente.

Në tetor 2010 Klodiana Cuka ishte ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare “Qytetarët e Rinj” (Movimento Nazionale Nuovi Cittadini), e lindur për t’u marrë me rëndësinë sociale të personit, si qenie njerëzore në kuptimin e saj më të gjerë, dhe u themelua për të zgjuar ndërgjegjen e përgjumur të opinionit publik për këto çështje, dhe ajo zgjidhet presidente. Bëhet dëshmitare për dokumentarin “Mediterraneo” të Mauricio Paniçi-t (Maurizio Panici) ku janë mbledhur dëshmi të mikpritjes dhe integrimit për RaiCinema në Salento. Që nga viti 2011 është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe Drejtorisë Kombëtare të AICCRE-së – Shoqata italiane e këshillave të bashkive dhe rajoneve të Evropës.

Çfarë është një agjent zhvillim  

Agjentët e Zhvillimit janë anëtarë të Diasporës Shqiptare të cilët operojnë për të rritur investimet në Shqipëri duke tërhequr Diasporën Shqiptare dhe investimet e huaja në Shqipëri.

Mekanizmi Connect Albania shpërblen Agjentët e Zhvillimit me një bonus prej 1000 EUR për secilin punonjës të punësuar në biznesin e regjistruar në Shqipëri, në rastin kur ata kanë kontribuar në krijimin e këtij biznesi të suksesshëm në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen përkatëse të nënshkruara dhe Rregulloren e mekanizmit Connect Albania.

Ky është një program që financohet nga AICS (Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim) dhe implementohet nga IOM Albania

Kriteret për t’u bërë Agjent  Zhvillimi

Ҫdo individ nga Diaspora Shqiptare, i cili plotëson kriteret e mëposhtme mund të bëhet Agjent Zhvillimi për të ndërmjetësuar investimet e huaja në Shqipëri. Individi i cili aplikon për të marrë statusin e Agjentit të Zhvillimit i Interesuar duhet të jetë:

-jo më pak se 18 vjeç,

-të ketë leje qëndrimi jashtë Republikës së Shqipërisë për të paktën 5 (pesë) vjet,

-të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm.

Për të mësuar më shumë rreth Connect Albania klikoni këtu:   https://www.adbc.al/connect-albania/

Për tu bërë agjent klikoni ketu:

https://www.adbc.al/si-te-behesh-nje-agjent-zhvillimi/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 