Si shpëtuan nga një zhdukje e sigurt “Rubairat” e Nolit

E premte, 26 Prill, 2024

Kushdo mundon veten që, pas çdo pseudonimi të gjejë lidhjen midis emrit të vërtetë  dhe atij të rremë, si dhe të mësojë arsyet dhe logjikën e këtij pseudonimi. Me sa di, megjithëse është marrë gjatë dhe njeh në detaje jetën dhe veprimtarinë politiko-letrare të Nolit, shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi ende nuk ka mundur të shpjegojë pse Noli zgjodhi si pseudonim Rushit Bilbil Gramshi për rubairat e Omar Khajamit. Në një variant thuhet se me Rushit Noli ka patur parasysh Rrushin që në rubairat rrushi dhe vera janë simboli relaksues i jetës, domethënia e përkohshmërisë  së saj; Bibil, ëshë vetë Omar Khajami, këngëtari, poeti i jetës; Gramshi (gra), është ajo që ka të bëjë me vazhdimësinë, me kuptimin e jetës, gruan.

Rubairat e Omar Khajamit

Sido pak i qepur, ky variant nuk është bindës. Nga miku im, poeti Xhevahir Spahiu kam dëgjuar një histori interesante mbi rubairat e Nolit që mund të çojë te shpjegimi i pseudonimit të mësipërm. Noli, kur ishte kryeministër, pas qershorit të vitit 1924, ka jetuar në katin e dytë të një banese që, fatmirësisht, është edhe sot në këmbë, në pjesën lindore të 15-katëshit (ndërtesa e parë në anën e majtë kur vështron nga Dajti dhe që ka poshtë një pikë shitje gazetash). Kur Zogu i ndihmuar nga jugosllavët dhe biellogardistët hyri në Shkallë të Tujanit, Noli bashkë me një shpurë shoqëruesish u detyrua të lërë Tiranën e të shkojë drejt Durrësit. Në mes të rrugës kujtohet se kishte harrurar një gjë shumë të rëndësishme dhe duhet të kthehej ta merrte. Shoqëruesit nuk qenë dakord të kthehej. I pari i tyre, shoqëruesi që rrinte vazhdimisht pranë Nolit, tha se do të shkonte ai në Tiranë për të marrë atë plaçkën, që në fakt ishin kopja e vetme e “Rubairave” në dorëshkrim. Megjithëse në Tiranë kishin hyrë forcat e Zogut, shoqëruesi mundi t’i merrte fletoret e dorëshkrimeve pa u vënë re e t’ia çonte të zotit, i cili u gëzua shumë kur i ranë përsëri në dorë. Xhevua në një hamendësim, që e përsërit shpesh, thotë: “Mos ai shoqëruesi është quajtur Bilbil a Rushit dhe ka qenë nga Gramshi dhe Noli në nder të aktit që ai kreu, ka përdorur emrin e tij si pseudonim”!? Çfarë s’bën vaki, gjithsesi kjo ngelet një hamendje…

Dashnorja spiunon Zogun te Noli

Ministri fuqiplotë Ali Kolonja, simpatizant i Nolit, njofton qendrën se “një damë, e cila kishte marrëdhënie intime me Ahmet Zogun”, kish arritur të zbulonte planin sekret që Zogu po përgatiste me ndihmën e qeverisë jugosllave për të ndërhyrë ushtarakisht në Shqipëri. Gruaja e panjohur i jepte këto të dhëna kundrejt një shpërblimi prej 20000 dinarësh dhe pretendonte për informacione të mëtejshme. Të dhënat e saj flisnin se në operacion do të merrnin pjesë jo vetëm ‘mercenarë shqiptarë të rekrutuar’, por dhe ushtarakë dhe oficerë rusë, të mbështetur nga forcat ushtarake serbe. Madje, sipas tij, dashnorja e Zogut ishte aq e sigurt, sa jepte 10 dhjetorin si datë të fillimit të ofensivës ushtarake.

Iku për të mos u kthyer kurrë më

Fan Noli, i shoqëruar nga një personel prej mbi 70 vetësh, përfshi ministrat e qeverisë së tij, i hypën anijes në Vlorë, kalon ngushticën e Otrantos dhe mbërrin në Brindizi. Mes atyre që ikën me peshkop Nolin, dhe që u përhapën nëpër kryeqytetet e Evropës, ishin sekretari i tij personal, Sejfulla Malëshova, Lazar Fundo dhe Tajar Zavalani; këta të tre nga Brindizi shkuan në Moskë; Mustafa Kruja shkoi në Romë, dhe Ali Bej Këlcyra u vendos në Paris. Më 30 dhjetor, Fan Noli shkoi në Romë dhe në takime me zyrtarë të qeverisë italiane dhe gazetarë, shprehu çudi dhe keqardhje që Italia nuk e kishte mbështetur atë kundër Zogut dhe jugosllavëve. Ish-kryeministri Noli deklaroi se do të kthehej në Amerikë, dhe kurrë nuk do të merrej më me politikë. Nga Roma, Noli shkoi në Vjenë, pastaj në Amerikë, por në Shqipëri nuk u kthye kurrë më. / Dita

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 