Dhespina, piktorja e njohur shqiptare në Rumani, e mbuluar nga harresa

E shtunë, 20 Prill, 2024

Atë mëngjes trokiti dera dhe në zyrë hyri Lida, sekretarja e ambasadës. Ambasador, tha ajo, do t’iu bëj një surprizë të bukur. Vështirë ta merrni me mënd. Ndërkaq, më vuri mbi tavolinë një nga organet e njohura të shtypit, të përditshmen, “Romania Libera”, pa më thënë se përse flitej, duke e hapur atë në një nga faqet e saj. Bëhej fjalë për një shkrim që ngrinte probleme të amnezisë ndaj disa artistëve të harruar rumun, duke u ndalur kryesisht te piktorja Dhespina Gjirokastra. Lexoj: “… ajo vinte nga Shqipëria e Jugut, nga Peshtani i Tepelenës…”.

Një piktore e njohur shqiptare, madje dhe bashkëfshatarja ime. Vërtetë surprizë, sa e papritur dhe e bukur! Kjo bëri që të interesohemi më tej, jo vetëm për figurën e saj, të harruar dhe nga komuniteti shqiptar që jetonte në Rumani, por dhe për ndonjë figurë tjetër me origjinë shqiptare që, për fat të keq, njiheshin pak. Harresa te ky komunitet, përjashtuar ndonjë shkrimi, vinte për faktin që bashkëkohës të këtyre personaliteteve ishin ndarë nga jeta apo në moshë tepër të kaluar, me gjuhën amtare pothuajse krejt të humbur…

Po kush është Dhespina Gjirokastra? Ajo ka lindur në Peshtan të rrethit të Tepelenës, me 28 tetor 1912. Fëmija i dytë i Thanas Dhame Kumes, pas vëllait të saj, tre vjetë më të madh, Polidehtit. Më vonë do të bëhet dhe me katër vëllezër të tjerë dhe motra, Helidona, Joneli, Sebastiani dhe Maria. Gjyshi i Dhespinës, Dhamja, tepër i njohur për veprimtarinë e tij patriotike. Ndërkohë, ai u muar qysh herët me tregti, përmes ecejakeve në Rumani, vend, të cilin shqiptarët e shihnin si një strehë bujare dhe të dashur, duke u bërë një tregtar i suksesshëm, me magazina të mëdha, i njohur aty me emrin Adam. Të dy fëmijtë, në vitin 1914, morën rrugën pas gjyshit të tyre në Bukuresht së bashku me prindërit, Thanasin, që në gjuhën rumune do t’i përgjigjej emri Atanas dhe të ëmën, Aleksandrën nga Korça, njerëzit e së cilës ishin vendosur në Braila, në qytetin tjetër rumun, ku shumë vite jetoi Naum Veqilharxhi, i cili punoi këtu për alfabetin e gjuhës shqipe. Dhespina ishte vetëm dy vjeçe. Pas do të linte Atdheun e të parëve, Peshtanin e saj, vendlindjen e dashur…, që do të mbetej veç në ëndrra të largëta, po aty, rrëzë malit hijerëndë të Golikut dhe sipër brigjeve të lumit Vjosa.

Dashuria e pakufishme për gjyshin Dhame-Adam, do të shkonte deri në adhurim. Është kjo arësyeja që punimet në pikturë të Dhespinës, qysh në moshë të hershme, për mbiemër të piktores, në më të shumtën e rasteve, do të kishin atë të gjyshit- Adam dhe së bashku me të, shumë herë dhe atë të qytetit më të njohur në zonën ku shtrihej fshati i vet, Gjirokastra: Dhespina Adam apo Dhespina Adam Gjirokastra.

Studente e talentuar, diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bukuresht, duke patur profesorët e njohur, piktorët Camil Ressu dhe Jean Steriadu dhe më tej në Shkollën Nacionale Superiore në Paris me piktorët e famshëm Pierre-Henri Ducos de la Haille dhe François Xavier Bricard. Dhespina i përfundoi shkollat e mësipërme me rezultate të larta. Ajo eksploroi qysh gjatë këtyre studimeve gjini të ndryshme të pikturës, sidomos portretin, pejsazhin, që bartin veçori të qarta individuale dhe do të ishin më të dashurit e saj, që do ta shoqëronin gjatë gjithë veprimtarisë së spikatur në këtë fushë. Në ato vite të hershme, studjues të njohur, artistë të penelit dhe jo vetëm, e evidentojnë atë si mjeshtre të ngjyrave, të mjeteve shprehëse, duke e radhitur si bashkëudhëtare me përfaqësuesit e denjë të plejadës së artistëve të arteve figurative në panteonin e artit rumun.

Impresioniste si natyrë. Pejsazhet lidhen kryesisht me inspirimet nga natyra, siç theksuam, me ngjyra të gjalla, prandaj dhe çmohen për vlerat e tyre artistike. Të bukurën e dallon lehtë në to, por dhe në zhanrin e portretit, në tematikat e natyrave të qeta, në ato punime që kanë mbetur, sidomos ato që pamë në shtëpinë e motrës, sepse shumë prej tyre, duke u trashëguar nga njerëz të tjerë, janë shitur. Autoportretet pasqyrojnë dukshëm karakterin e fortë të autores, temperament të gjallë, me shumë vullnet, por dhe kryeneçe, bukurinë fizike dhe shpirtërore të saj, ashtu sikurse na e përshkroi dhe e motra, nënë Maria, që i kishte kaluar të tetëdhjetat kur u takuam me të, më e vogla e gjashtë fëmijëve, e vetmja e mbetur gjallë.

Duke qënë shpirtërisht pranë botës shqiptare, e frymëzuar nga flamuri shqiptar, e hodhi atë me shumë dashuri në telajo dhe që dukshëm transmeton emocione të veçanta, sikurse bën dhe “Me kostumin shqiptar”, që përcjell artistikisht tiparet origjinale të veshjes shqiptare. Lidhjet me familje të njohura shqiptare ishin nga më të dëshiruarat. Sidomos ato me familjen e shumënjohur Gjika, anëtarë të së cilës përmbi dy shekuj e gjysëm kanë drejtuar principatat në Vllahi dhe Moldavi dhe më vonë në Rumani, si kryeministra të saj. Gjurmët e kësaj familje ndihen dhe shihen qartë sot në të gjithë Rumaninë. Pati miqësi të veçantë me një nga pinjollët e kësaj familje princërore, ku shihet dhe në fotografinë e mëposhtme, Vladimir Gjika, princ, prift, që do të vdiste në burg në vitin 1954, me akuzën “spiun i Vatikanit dhe i pushtetit imperialist” dhe që para pak vitesh Papa Françesku dhe Kisha Katolike konfirmuan Lumturimin e tij.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme në jetën e saj: Ftesa e Mbretit të Shqipërisë Ahmet Zogu në vitin 1937, për të qëndruar një muaj në Tiranë, në oborrin mbretëror, si artiste e njohur, përmbushi ëndrrën e kahershme të Dhespinës. Në një ceremoni të posaçme, Ahmet Zogu i dhuroi asaj një kostum popullor të qëndisur me fije ari, të cilin do ta ruante si një gjë të rrallë. Nën patronazhin e Mbretit, pas një udhëtimi në Gjirokastër, në kërkim të origjinës, ajo hapi këtu një ekspozitë, me punime në pikturë, për të cilën u fol nga shtypi i kohës.

Karakteri i Dhespinës do të ishte po ai që kemi pëmendur edhe kur shpirti iu trazua keqas. Ishte koha kur Rumania dhe vende të tjera, gjatë Luftës së  Dytë Botërore, në aleancë me Gjermaninë e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik dhe forcave anglo-amerikane, me përparimin e Ushtrisë së Kuqe, u shkëputën nga influenca e ushtrisë gjermane, duke u radhitur kundër saj. I shoqi i saj, Istrati, siç pohon dhe studiuesi rumun, Tudor Octavian, duke qënë deri atëherë gjeneral, komandant aviacioni, u akuzua tashmë “për bombardime kundër ushtrisë sovjetike, si kriminel lufte, armik i popullit dhe u dënua me pushkatim”. Artistja ishte para një depresioni të madh. Pas kësaj, në kujtim të tij, herë-herë, punimet e veta do të mbanin për autorësi “Dhespina Adam Istrati”, mbiemri i të cilit përdorej për herë të parë. Shfaqje dashurie për të, por dhe revolte të hapur ndaj atyre që shkaktuan këtë.

Sipas Albumit “Piktorët rumunë të harruar”, botim i NOI-t, 2003, ajo ka  marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe ka hapur shumë ekspozita personale, midis të cilave, ato në Tiranë, në vitin 1937, në Paris në “Grand Palais, në 1939, në Bukuresht, në “Sala Dalles”, në vitet 1941, 1943, 1944, 1945, 1967 etj.  Sot, në Muzeun Kombëtar të Arteve të Rumanisë, ruhen vetëm tri tablo të saj.

Ilustrimi i librave, revistave për fëmijë, një zhanër tjetër, nuk ka mbetur gjithashtu jashtë vëmendjes së piktores Dhespina Adam Kume, peneli i së cilës i ka bërë më të gjalla dhe tërheqëse ato dhe, siç vëren kritika e kohës, përmbushin madje dhe ndonjë mangësi të gjinive të trajtuara, duke u memorizuar lehtësisht te lexuesit. Apo, sipas vlerësimit të shtypit të atëhershëm, këto ilustrime “ishin kompozime spektakulare grafike, joshëse, me ngjyra dhe ekspresivitet”.

Por tërë veprimtaria e saj do të ndërpritej në atë ditë të 4 marsit 1977, kur Rumania u godit nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.2, i cili shkaktoi vdekjen e mbi 1570 njerëzve,  kryesisht në Bukuresht dhe të rreth 12 mijë të tjerëve të plagosur. Goditje të tillë Rumania e kishte përjetuar dhe 37 vjetë më parë, më 1940, me tërmetin prej 7.4 ballë, që goditi Vrançean, në lindje të vendit. Pallati ku banonte Dhespina, në katin e tetë, në qendër të Bukureshtit, u shëmb i tëri. Në rrënojat e tij mbeti dhe piktorja e njohur Dhespina Adam Kume, bashkë me mikeshat që kishte ftuar në ateljen e vet, të cilat do të nxirreshin prej andej pas dy ditësh. Humbën dhe punime të saj, kopja e vetme e filmit dokumentar nga vizita në Shqipëri dhe suvenire të shumëllojshme nga vende të ndryshme. Ishte humbje e madhe kjo, krahas edhe disa artistëve të tjerë, që gjetën vdekjen nga kjo fatkeqësi,  jo vetëm për njerëzit e tyre të afërt, por dhe për artin rumun në përgjithësi. Por kjo nuk do të thotë të humbasë tërë veprimtaria artistike e këtyre njerëzve të talentuar, duke ia lënë atë amnezisë dhe pas dekadash (dhe kjo, nëse ndodh) të mjaftohesh vetëm me ndonjë shkrim për ta./ Nga Leonidha Mërtiri – ish ambasador i Shqipërisë në Rumani

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 