Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë organizon “Ditët e Kulturës Shqiptare”

E enjte, 25 Prill, 2024

Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) organizon, pas një viti ndërprerje, një edicion të ri të manifestimeve të grupuara nën titullin “Ditët e Kulturës Shqiptare”. Ky edicion i tretë do të zhvillohet në Bukuresht dhe Konstancë në datat 26-30 tetor 2021 dhe do të përfshijë, si zakonisht, një program të larmishëm veprimtarish dhe takimesh, në përputhje me rregullat dhe masat mbrojtëse të impunuara nga pandemia.
Manifestimet do të fillojnë të martën, 26 tetor, duke filluar nga ora 19.00, në Universitetin Kombëtar të Muzikës në Bukuresht, ku do të zhvillohet një recital i romancave muzikore të kompozitorëve shqiptarë dhe rumunë. Do të luhen për herë të parë, romancat që fituan çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Kompozicionit „George Ștephănescu”, të organizuar nga ALAR, në partneritet me Shoqatën Arefu Shtëpinë Botuese Muzikore Grafoart, si dhe kompozime nga George Stefephănescu.
Të mërkurën, më 27 tetor, duke filluar nga ora 14.00, Muzeu i Historisë dhe Arkeologjisë Kombëtare në Konstancë do të presë një recital të muzikës klasike dhe poezisë shqipe, të përkthyer nga Luan Topciu dhe Renata Topciu-Melonashi në rumanisht. Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Ismail Kadare, Visar Zhiti, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Dritero Agolli, Ilirian Zhupa, Rita Petro, Luljeta LLeshanaku janë autorët që do të recitohen nga aktorë profesionistë në mjediset e Muzeut.
Të enjten, më 28 tetor, ora 17.00, në Bibliotekën e Qarkut “Ioan N. Roman” në Konstancë, do të promovohet për lexuesit vepra “Historia e Letërsisë Shqipe: nga zanafilla e saj deri më sot”, shkruar nga Dr. Luan Topciu. Do të flasin Prof. univ. dr. Angelo Mitchievici, zvendëskryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, shkrimtari dhe historiani Dr. Liviu Lungu. Promovimi do të pasohet nga një debat në të cilin do të marrin pjesë shkrimtarë dhe kritikë të njohur letrarë.
Të Premten, 29 Tetor, nga ora 14.00, në mjediset e Muzeut të Historisë dhe Arkeologjisë Kombëtare në Konstancë, do të bëhet çelja e ekspozitës fotografike, që i përket artistëve të rinj nga Konstanca: Anastasia Lungu (me origjinë shqiptare nga i ati) dhe Stefan Simion.
Edicioni i tretë i Ditëve të Kulturës Shqiptare do të përfundojë të Shtunën, 30 Tetor 2021, me një seri takimesh dhe vizita që delegacioni ALAR do të kryejë në Dobrogea, në lokalitetet me rëndësi historike për komunitetin shqiptar në Rumani. Përpos të tjerash do të vendosen kurora në bustin e patriotit të madh shqiptar Ibrahim Themo, në qytetin Medgidia, së bashku me kryetarin e Bashkisë së qytetit dhe drejtues të tjerë vendorë./Luan Topçiu
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 