“Virgjëresha Shqiptare”, filmi për dashurinë dhe gruan, merr 2 çmime në Varshavë

E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Kanuni, komunizmi dhe femra shqiptare bashkohen në një film artistik të Bujar Alimanit.

“Virgjëresha shqiptare” trajton fatin e një gruaje, e disa prej tyre, në veriun e vendit, gjatë komunizmit, duke shpërfaqur destine të pashmangshme mes gjakmarrjes dhe nevojës për të ngritur krye.

“Ky film është një himn për femrën jo në kuptimin e forcës që merr duk u bërë burrë, por në humanizmit dhe brishtësisë. Është një film për dashurinë në fakt. Dashuria nuk është vetëm erotika, por dashuria njerëzia që një femër ose një mashkull mund të japë”, thotë regjisori Bujar Alimani.
Luana vendos të bëhet burrë për të shmangur martesën me një vrasës dhe për të marrë hakun e babait, duke sakrifikuar jetën e saj prej gruaje dhe tundjen e një djepi.

Aktorja Rina Krasniqi thotë se “histori të tilla shqiptare autoktone, të cilat në esencë janë të dhimbshme, kërkojnë sakrificë të madhe dhe gjenerojnë emocion të sinqertë. Janë histori të nënave, grave e motrave shqiptare zëri i të cilave shpesh nuk dëgjohet. Ndërkohë që shtyllat e familjeve shqiptare, janë gratë”.

Filmi mori çmimin e jurisë dhe atë ekumenik në festivalin e Varshavës. Një kastë e njohur aktorësh si Viktor Zhusti, Nik Xhelilaj, Alban Ujkaj, Lulzim Zeqja, Gëzim Rudi, etj si edhe këngët e Eda Zarit, janë pjesë e filmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 