Suedi/ Aktivitete letrare një javore me lexime të librave në gjuhën shqipe

E enjte, 25 Prill, 2024

Në vijim të aktivitetit letrar njëjavor të organizuar në Stokholm të Suedisë nga Biblioteka Kungsholmens dhe koordinatorja e mësuesja e gjuhës shqipe në Suedi znj. Arta Emiri në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën, shkrimtarja e librave për fëmijë, znj. Rudina Çupi, pjesëmarrëse në këtë aktivitet, ishte e pranishme ditën e djeshme në një takim me mësues, prindër e fëmijë në Bibliotekën Kista.

Në këtë takim u diskutua për vlerën e madhe të librave në gjuhën shqipe në diasporën shqiptare në Suedi, për punën e mësuesve, për pajisjen me tekste në gjuhën shqipe nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe për nevojën për të pasur një shkollë shqipe, e cila t’i shërbejë si një qendër këtij komuniteti.

“Për të vegjlit lexuam libra, dhuruam kartolina e spila me personazhe, ata mësuan fjalë të reja, luajtën me lojërat “Rroketoke” e “Mos u nxeh” dhe me shumë kureshtje panë sesi vihet një vulë dylli me inicialet e autorit e u larguan me libra në duar”, shprehet ndër të tjera Rudina Çupi në postimin e saj.
Në këtë aktivitet shkrimtarja Rudina Çupi prezantoi edhe librin e saj të ri për fëmijë “Piratë dhe paratë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 