Kore e Jugut/ Gjekë Marinaj merr çmimin Letrar Ndërkombëtar “Changwon”

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptaro-amerikan Gjekë Marinaj i është dhënë ditën e sotme një prej çmimeve letraro-kulturore më prestigjioze të Koresë së Jugut, “Çmimin Letrar Ndërkombëtar Changwon KC”.
Banues në zonën e Dallasit, Dr. Marinaj është profesor në Kolegjin Richland si dhe drejtor i Mundus Artium Press.
Diaspora Shqiptare publikon fjalën e plotë të poetit gjatë ceremonsië së dorëzimit të çmimit.
***
Falënderimet e mia më të thella për kryebashkiakun e qytetit Changwon të nderuarin Huh Sungnu dhe komitetin letrar dhe kryesuesin e tij Prof. Choi Dongho që më përzgjodhën për këtë çmim të madh. Gjithashtu shpreh mirënjohjen time për njerëzit e këtij qyteti për frymën e mirëseardhjes dhe respektin e lartë që keni për idealet e letërsisë, para të cilave përulem gjithashtu.
Çmimi Letrar Ndërkombëtar Changwon KC është një nga nderimet më të rëndësishme të jetës sime.
Unë e ndaj atë me miqtë e mi të fëmijërisë, me mësuesit e mi të mëparshëm të letërsisë, me të gjithë poetët dhe shkrimtarët e botës dhe me të gjithë shërbëtorët e mëparshëm të letërsisë, të cilët qyteti juaj i ka vlerësuar me kaq hir.
Për mua, letërsia është si një oqean. Sa më thellë të futemi në të, aq më e vështirë është të largohemi.
Në fillim të jetës sime, më pëlqente të lexoja letërsi sepse ajo më ndihmoi të shpëtoja nga ndjenja shtypëse e të jetuarit nën komunizëm. Letërsia më bëri të ndihem aq i lirë, aq i pasur dhe aq tërheqës sa çdo fëmijë në botë.
Ndonjëherë, ama, dashuria për letërsinë më përkthehej në telashe të thella.
Kur isha shumë i ri, bleva një antologji të poezisë greke të sapo botuar dhe lexova të gjithë librin në një seancë. Babai im, i zemëruar me mua për neglizhimin e të korrave në favor të leximit, ma mori librin dhe më tha se do ma kthente vetëm pas pesë vjetësh – gjë që e bëri, pesë vjet më vonë. Kjo dukuri më frymëzoi të kompozoja një nga poezitë e mia të preferuara të titulluar “Libri si dhuratë nga prindërit”.
Si poet, kur fillova të shkruaja poezi, herën e parë që arrita të botoja disa prej tyre, u gjeta në telashin më të madh të jetës sime. I lodhur nga komunizmi, shkrova një poezi antikomuniste të quajtur “Kuajt”. Menjëherë pas kësaj, u detyrova të ikja nga Shqipëria në ish-Jugosllavi. Policia po më ndiqte, duke kërkuar të më arrestonte apo ndoshta edhe të më vriste për krimin e shkrimit të asaj poezie.
Pas kësaj shkova në Amerikë. Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për Amerikën, vendin ku vuajtja ime mori fund.
Më pëlqen të shkruaj sepse letërsia është për të gjithë. Letërsia ka një fuqi të bukur për të rritur jetën e secilit anëtar të racës njerëzore. Letërsia është dashuri. Është si rrezet e diellit dhe ajri, pa kufij, atje për këdo që ka nevojë për të, sepse letërsia është natyra jonë e vërtetë.
Ndonjëherë, para mërgimit tim, ndihesha shumë i zemëruar dhe u thoja prindërve të mi të dashur dhe miqve të ngushtë: “Unë nuk mendoj se i përkas kësaj bote. Do të doja që të mund të zhdukesha në një planet tjetër, diku ku dikush do të kuptonte dashurinë time për letërsinë dhe atë që po përpiqem të bëj me të “.
Kjo natë, ky qytet dhe nderi i madh i këtij çmimi vazhdojnë punën tonë të përbashkët për krijimin e një kohe, një hapësire dhe një planeti ku dashuria për letërsinë kuptohet thellë në thelb, ku letërsia ushqehet si vetë fryma e jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 