Jashar S. Erebara, itinerari i një patrioti pak të njohur

E premte, 29 Mars, 2024

Viti 1912 është i lidhur me një ngjarje të madhe për popullin shqiptar, i cili do të bëhet një pjesë më vete e shoqërisë ndërkombëtare, edhe pse e kundërshtuar nga fqinjët dhe fuqitë e mëdha. Pavarësia e Shqipërisë, mbas shumë diskutimesh, u njoh në një nivel ndërkombëtar nga Konferenca e Ambasadorëve e cila u mbajt në Londër nga dhjetori 1912 deri më korrik 1913. Ashtu siç e ka nënvizuar dhe Profesori Stefanaq Pollo, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, gjatë takimit shkencor kushtuar 70-vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë dhe të krizës ballkanike nga 1908 deri më 1912, në Institutin Studimeve orientalistike (INALCO) : “Ajo [viti 1912-të] i vuri fund një epope luftash shekullore që tronditën pushtimin e huaj duke mbrojtur integritetin territorial… Ai nënvizoi edhe se “Ajo [viti 1912-të} fillon nga ana tjetër një epope të re… për shtetin shqiptar”. Komuniteti shqiptar në vendet e huaja luan një rol kryesor në mbështetjen e lëvizës kombëtare. Intelektualët shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme jashtë Perandorisë osmane do të përqendrojnë forcat në ndërtimin e identitetit kombëtar. Në Ballkan, personalitete të shquara por pak a shumë të izoluara nga mjedise të cilat nuk i përkrahin, do të përdorin të gjitha energjitë e tyre në krijimin e shteteve të reja. Zhvillimi i institucioneve dhe mësimi i gjuhës amtare do të nxisin krijimin e gazetave dhe revistave të cilat mbështesin zgjimin e shtresave popullore. Me rastin e simpoziumit organizuar nga Instituti i Studimeve orientalistike (INALCO) në Paris, kushtuar 100-vjetorit të shtetit Shqiptar , na është dukur me interes të kujtomë rrugën e një patrioti shqiptar pak të njohur si Jashar Sadik EREBARA (1875-1953), gazetar, mësues i gjuhës shqipe, funksionar i Perandorisë, pastaj në shërbim të Shtetit të ri Shqiptar, pjesëtar dhe themelues të shoqatave patriotike, deputet i rrethit të Dibrës në Shqipëri, nga 1924 deri më 1939, …për të cilin shumë pak materiale historike janë publikuar deri këto kohë të fundit. Por situata ndryshoi me rastin e 100-vetorit të gazetës “SHKUPI”, ku Skënder Asani dhe Ardian Limani botuan dokumente për gazetën Shkupi si dhe vetë gazetën (100- vjetori i gazetës “Shkupi”, Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Shkup, 2011), gjithashtu edhe botimi i dokumenteve të mbledhur nga Skënder Asani dhe Ardian Limani me titull : « Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Shkup 1908-1912 » Shkup,2012. Po ashtu në Shkup, Bukurie MUSTAFA botoi librin me titull “Rreth tipareve gjuhësore të gazetës “SHKUPI”(1911-1912)” tetor 2013 në Shkup nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturorë të Shqiptarëve – Shkup. Aktiviteti patriotik i Jashar S. EREBARËS bëhet, për një pjesë të mirë të jetës së tij, në “diasporë”. Kjo do të thotë jashtë trojeve të populluara tradicionalisht nga shqiptarët në Perandorinë Osmane. Zgjimi i një vetëdije kombëtare tek intelektualët shqiptarë do të zhvillohet përgjatë krijimit të shtetit shqiptar në një situatë të pafavorshme në Ballkan. Mund të gjendet mjaft material të dokumentuar me botimin e librit mbi lëvizjet kombëtare të shënuar më parë. Jeta dhe aksioni i Jashar S. EREBARËS janë, mendoj unë, të një natyre të veçantë. Është ndoshta një personazh pak i njohur, por ai del në dritë në një epokë kyçe për krijimin e një shteti, një ngritje dhe një ndërgjegje kombëtare. Ai na jep disa mësime mbi formimin e një legjitimiteti të ri kulturor, i cili i hap dyert procesit të formimit identitar si një princip krijues të modernitetit.

Më shumë se jeta e një njeriu, ai përfaqëson një rrymë të intelektualëve shqiptarë në një periudhë të veçantë duke përshkruar rrjetin ku ai jep kontributin e tij. Cili është vendi i tij në këtë rrjet? Si të analizojmë këtë rrjet dhe përse, cili ishte kapaciteti i tij për t’u adaptuar dhe si ishin raportet me pjesët ose komponentët e tjera të popujve të Ballkanit ?

Prezantim i shkurtër i jetës të Jashar S. EREBARA

Jashar S. EREBARA ka lindur rreth viteve 1875 dhe ka vdekur në Tiranë më 1953. Ai duhet të ketë lindur në Mostar, në Hercegovinë, ku ka kaluar vitet e para të fëmijërisë. Prindërit e tij janë me origjinë nga Kosova (nga Podujeva). Babai i tij ishte një funksionar i postave të Perandorisë Osmane. Ai duhet të ketë ardhur nga Podujeva (Llap ) në postë-telegrafin në Mostar disa vite para formimit të Lidhjes shqiptare të 10 qershor 1878. Kjo lidhje mblodhi në Prizren (Kosovë) disa qindra përfaqësues të territoreve shqiptare të Sanxhakut të Bosnjës. Nga një punëtor i thjeshtë, babai i Jasharit do të ngrihet në një post drejtues të postë-telegrafit, siç e përshkruan Jashari në disa letra të tij . Çështja shqiptare del në arenën diplomatike ndërkombëtare me rastin e nënshkrimit të traktatit të Shën Stefanit më 3 mars 1878, i cili, veçanërisht për popullin shqiptar, trajton çështjet territoriale. Perandoria Osmane lëshon provincat e populluara nga Shqiptarët. Sanxhaku i Prishtinë i jepet Serbisë, regjionet e Ulqinit dhe të Hotit i jepen Malit të Zi. dhe regjionet e Korçës, Pogradecit dhe Dibrës i jepen Bullgarisë . Pas luftës ruso-turke të 1878, ku Serbia fiton pavarësinë dhe merr qytetin e Mostrar-it, i cili i përkiste Perandorisë osmane, familja e Jasharit të vogël (babai i tij Sadik FEJZULLAHU, nëna Hëna, vajza e tyre Fatima dhe vëllai i tij i madh Zenel) vendosen në Dibër të Madhe, ku, në fillim, gjejnë strehë në xhaminë Bajram Beu, dhe më pas strehohen në shtëpinë e një prej familjeve më të rëndësishme të Dibrës, ajo e Sejfulla EREBARA, sipas dokumenteve konsultuar në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe takimeve me nipin e Jasharit. Në moshën 6 dhe 7 vjeç, Jashari hyn në sistemin shoqëror dhe shkollor turk të shkollës fillore8 në Dibër, dhe më vonë në ciklin e lartë të fillores të Manastir-it (Bitola) , i cili përgatit nxënësit që do të bëheshin funksionarë. Mësimi zhvillohet në gjuhën turke. Kjo shkollë do t’i shërbejë më vonë, kur ai do të punojë si gazetar apo “publiçist” siç quhej në atë kohë, dhe do të vërë të gjithë talentin e tij në shërbim të shtetit të ri, që nga viti 1912. Jashari fliste shqipen në shtëpi. Ai mësoi serbisht në Manastir dhe turqisht në shkollë në Dibër, i thellon njohuritë në gjuhën shqipe në drejtimin e një mësuesi, gjithashtu militant i lëvizjes kombëtare, Z. Said NAJDENI. Ky i mëson Jasharit të lexojë e të shkruajë në shqip kryesisht falë disa librave të publikuara nga diaspora në Bukuresht. Në këta libra shkollorë, i riu Jashar familjarizohet me idetë e lëvizjes kombëtare*. Duhet nënvizuar fakti se një nga kërkesat e shoqërive patriotike në Perandorinë Osmane ishte në mënyrë të theksuar, e drejta për të mësuar në gjuhën shqipe në shkollat shtetërore. I riu Jashar S. EREBARA i përket një shtrese modeste, por të shkolluar të shoqërisë së asaj kohe. Fëmijëria e tij shënohet nga vdekja e prindërve të tij kur ai nuk ka veç se dhjetë vjeç. Ai adoptohet nga kryetari i familjes EREBARA, i cili ka strehuar familjen e tij. Nga ky moment, Jashari merr mbiemrin EREBARA.

Formimi intelektual dhe patriotik i Jasharit

Në çerekun e fundit të shekullit XIX-të, shtytjet kombëtare vijnë nga rrethet intelektuale shqiptare të cilat edhe pse të vogla, shtrihen në jug dhe në veri të Shqipërisë të sotme, gjithashtu në diasporën e instaluar jashtë Perandorisë Osmane, por mbi të gjitha ajo e bazuar në Stamboll. Zgjimi kombëtar i shqiptarëve kalon në radhë të parë nëpërmjet ndikimit të intelektualëve të cilët kanë një eksperiencë jashtë vendit. Ata ndërmarrin edukimin e shtresave të popullatës më pak të kultivuar duke u mbështetur tek diaspora shqiptare. J. EREBARA vazhdon shkollën e mesme në Manastir. Në një mjedis ku vijnë shumë patriotë, ai do të njihet me Qerasim Qiriazin, i cili më vonë do të jetë një mësues dhe publicist, dhe që mund ta ketë prezantuar Jasharin Sami Frashërit. I riu Jashar mund ta ketë takuar gjatë një udhëtimi të shkurtër në Stamboll, një nga qendrat politike dhe kulturore më aktive e intelektualëve shqiptarë. Me sa mund ta dimë deri tani, Jashari e kryen këtë udhëtim me Beqir Plangaricën. Pasi mbaron shkollën e mesme, ai kthehet në Dibër, ku lidh miqësi me Dervish Himën, i cili do të këtë një influencë të madhe në ngritjen e ndjenjave patriotike të Jasharit. Së bashku ata mundohen të shpërndajnë idetë patriotike në mes patriotëve shqiptarë në qytetin ku bëjnë studimet. Nën rrezikun e arrestimit nga autoritetet osmane, ata detyrohen të largohen. Rruga i çon në Durrës dhe në Tiranë e më pas në Elbasan. Më 1893, ata kanë rreth 20 vjeç. Njihen me Nikolla Naçon] në Durrës. Rreth viteve 1890, N. Naço ka arritur të mblidhte një grusht të rinjsh të cilët kishin kryer një shkollë dhe u propozon të shkojnë të vazhdojnë studimet në Bukuresht, në një institut që punon si një shollë normale dhe përgatit mësuesit e ardhshëm në gjuhën shqipe si në gjuhën rumune. Jashar S. EREBARA hyn në këtë institut të kualifikimit të mësuesve të ardhshëm, i cili gjendet në lagjen Campo Lungo të Bukureshtit. Atje një numër jo i vogël të rinjsh të cilët i përkisnin shoqërisë patriotike, kryejnë studimet. Është interesant fakti se gjatë këtyre viteve, ndjenjat atdhetare nuk duken shumë të hapura apo të kuptueshme nga të gjithë shqiptarët. Në fakt, këto ndjenja kanë ecur dalëngadalë nëpërmjet mentaliteteve me një solidaritet të zhvilluar më shumë në diasporë, jashtë trojeve të populluara me shqiptarë. Ndjenjat patriotike do të shoqërohen me mësimin e gjuhës shqipe, me përhapjen e një materiali pedagogjik dhe me krijimin e shoqatave.

Hapat e para të Jashar S. EREBARËS në gjirin e lëvizjes kombëtare shqiptare

Ndryshe nga lëvizjet greke, serbe apo bullgare, lëvizja shqiptare nuk mund të mbështet tek një shtet i cili do të ishte formuar. Kjo lëvizje përkrahet nga intelektualë të shpërndarë në vende të ndryshme, dhe shumica jashtë territorit të Perandorisë osmane. Me mbështetjen e shoqatës patriotike të Stambollit, EREBARA përkryen mësimin e gjuhës shqipe në koloninë e Bukureshtit. Nga fillimi i shekullit XIX, Bukureshti, që ndodhej jashtë Perandorisë osmane, është një nga qendrat më të rëndësishme të përhapjes të ideve dhe lëvizjes politike, patriotike, kulturore dhe arsimore e intelektualëve shqiptarë si dhe te popujt e tjerë. Qeveria otomane i ndaloi shkollat në gjuhën shqipe midis viteve 1887 -1892. Si konsekuencë, autoritetet e Portës së Lartë nuk lejojnë të gjithë ata që kanë shprehur hapur ndjenjat patriotike të hyjnë në vendin e tyre. J. ERERABA është nëpërmjet atyre që ndjekin rrugën e mërgimit. Ai jeton gjatë dhjetë vjetëve në Bukuresht, ku takohet me shumë personalitete. Dr. Nexhat Abazi në librin e tij botuar më 1997, flet mbi arsimin në Maqedoni midis viteve 1830 dhe 1912. Për të, Jashar S. EREBARA është : “bashkëkohësi, patrioti, bashkëpunëtori dhe miku i Josif Bageri, Said Najdeni, Dervish Hima, Doktor Ibrahim Temo, Hamdi Ohri, Kristo Dako, Asdreni dhe shumë të tjerë që përgjatë dy dekadave të lëvizjes « Rilindja », do të japin kontributin e tyre në arsim, shkencë, letërsi, gazetari dhe sektorë të ndryshëm dhe shkruan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”. Një mërgim i gjatë e pret EREBARËN. Ai do të kthehet në vendin e tij vetë vetëm pas njëzet vjetësh, më 1912. Nga afërsisht dhjetë studentët shqiptarë që mësojnë në këtë institut në Bukuresht, disa vendosen në këtë qytet, disa shkojnë në Sofje ose shpërndahen nëpër Ballkan. JASHARI rri dhjetë vjet në Rumani, ku boton në disa gazeta rumune, siç ishte Asdreni, Dropetul ou Lassa, por edhe në shqip në botime të shoqatave të tjera patriotike.

 Jashar S. EREBARA, një patriot i panjohur gjatë pavarësisë

Mund të shohim tri etapa në jetën e ERABARËS në moshën e rritur: – gazetar, dhe më pas pronar shtypi midis 1895 dhe 1910-1912 – instalimin e tij në Shtetin e ri shqiptar si funksionar rreth viteve 1912 dhe më pas deputet midis 1924 dhe 1934 ; – i harruar, në mes të vitit 1940, nën diktaturën komuniste ku ai përfundon jetën e tij më 1953 në harresë të të gjithëve dhe në varfëri të plotë.

Roli i shoqatave, i arsimit, i shtypit dhe gazetarisë në zgjimin kombëtar

Gjatë fundi të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, nga prizmi shoqëror dhe arsimor, ndërtimi kombëtar e shqiptarëve bëhet e pazëvendësueshme dhe mbështetet kryesisht nga shoqatat, klubet dhe komitetet të cilët japin kontributin e tyre duke nxitur frymën kombëtare dhe mbështetur interesat e atdheut tek fuqitë politike të asaj kohe. Së bashku me shoqatat, krijohen gjithashtu botime periodike që sjellin jo vetëm dituri të ndryshme, por dhe direktiva. Zhvillimi i gazetarisë është një nga nismëtarët kryesor e shpërndarje së ideologjisë kombëtare. Shtypi dhe gazetaria luajnë një rol kryesor në përhapjen e diturive themelore. Ato kanë për qëllim të ngrenë ndjenjën e përkatësisë së përbashkët në gjirin e popullit. Për kombin shqiptar, ashtu si dhe për pjesën më të madhe të kombeve, procesi i formimit të identitetit kombëtar ka si bazë mësimin e gjuhës amtare në shkollë. Në të gjitha komunitet shqiptare të shpërndara jashtë Perandorisë osmane, disa personalitete do të dallohen. Një pjesë e mirë e tyre do të marrin rrugën e gazetarisë për të mbështetur idetë e lëvizjes shqiptare. Më 1900, Jashar S. EREBARA bashkëpunon me revistën e themeluar në Bukuresht nga miku i tij Dervish HIMA: Indipendente Albania, një revistë me përmbajtje të përgjithshme, e cila do të botohet vetëm dy herë.

Botimi i revistës « Albanija » (1901 – 1906)

Nga viti 1901 deri më 1906, Jashar S. EREBARA nxjerr revistën Albanija. Shkipnija é Shqiptarevét në Beograd. Ky publikim është i veçantë sepse ka për qëllim të nxisë tek folësit shqiptarë, por pak a shumë dhe tek kancelaritë e huaja, mirëkuptimin midis shqiptarëve dhe serbëve që u përkasin qarqeve të emancipuara. E krijuar në një ambient që duket i pafavorshëm dhe me kërkesa për të drejtat e kombit shqiptar, në fillim qëllimi i kësaj reviste është të shpërndahej përgjatë kufirit serb deri në Prishtinë, Mitrovicë, Novipazar, etj. Një analizë e hollësishme të asaj revistë në atë mjedis serb nxjerr në dritë kontributin e saj në zgjimin e ndjenjave kombëtare, pasurimin e politikës dhe linguistikës të shoqëruar me përkthime të artikujve që kanë për qëllim të përshkruajnë fillimin e zgjimit kombëtar shqiptar në Ballkan. Ky proces është studiuar në një Master kryer në universitet në Paris. Është interesant fakti se, duke u shoqëruar me diplomatët që jetojnë në Beograd, EREBARA merr njohuri të thella mbi çështjet ballkanike të rretheve diplomatike të fillimi të shekullit XX-të. Këto njohuri do t’i shërbejnë jo vetëm për lëvizjen kombëtare para se të shpallet pavarësia, por dhe kur ai do të jetë deputet i shtetit të ri shqiptar nga viti 1924 deri më 1939, në vitin kur del ai në pension. ERABARA zhytet në një pjesë të mirë të jetës së tij në një ambient armiqësor. Ai lëkundet « midis utopisë dhe tragjedisë » siç thotë dhe Jean-Paul Champseix. Veprimtaria e EREBARES është me të vërtetë interesante nga mënyra se si ai ngrihet kundër propagandës së asaj kohe. Këto veprime intelektuale të tij zhvillohen në dy drejtime të ndryshme në opozitë me njëra-tjetrën. Sigurisht, kjo duhet vërtet ta ketë komplikuar punën: të ndikojë nga jashtë dhe nga brenda hapësirës të populluar nga shqiptarët. Shqiptarët nuk dinë se si të bëjnë për të ekzistuar dhe të krijojnë një vend në gjirin e vendeve të sapokrijuara në një Evropë të dominuar nga Fuqitë e Mëdha. Ata shikohen me sy të keq nga fqinjët e tyre, të cilët dëshirojnë të marrin copa të territorit ku jetojnë, ose ngandonjëherë ata kanë aleatë, por të largët, që ndikohen nga lidhje e ndryshme me Fuqitë e Mëdha.

Jashar S. EREBARA në kthesën e viteve 1908-1913

Aksioni i klubeve, shoqërive dhe organizatave

Me shtimin e klubeve, shoqatave dhe organizatave të shpërndara jashtë dhe brenda Perandorisë osmane, është tepër e vështirë për udhëheqësit e lëvizjes të krijojnë një qendër të përbashkët dhe të kontrollojnë lëvizjen shqiptare, edhe pse ka një shoqatë të fortë e krijuar në Stamboll sipas programit të Lidhjes së Prizrenit. Klube do të këtë në Bukuresht, Sofje, Shkup, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Kumanovë, etj. Kongresi i Manastirit përpilon alfabetin e sotëm shqip me shkronja latine. Është një bazë e rëndësishme e unifikimit të shqiptarëve në fushën e gjuhës si dhe në aspekte të shumta. Akti i Kongresit të Manastirit është një nga projektet e Lëvizjes kombëtare shqiptare. Duke u bazuar në dokumente të arkivave të asaj kohe që i kemi konsultuar, një pjesë e mirë et tyre në Bibliotekën e Tiranës, dhe gjithashtu në botime që trajtojnë këtë temë, është e mundur të ndjekim pjesëmarrjen e Jashar S. EREBARAS në aksionet e ndërmarra nga përfaqësuesit e lëvizjes kombëtare, mbi të gjitha në takimet ndërkombëtare. Thellimi i klubeve të shumtat në vilajet shqiptare i japin një hov zhvillimit arsimor e kulturor të kombit. Këto klube shërbenin si vatra shkollore dhe kulturore, në të cilat botohen libra dhe gazeta shqipe, dhe janë marrë vendime të rëndësishme. Më 1908, pas shpalljes së Kushtetutës nga Xhonturkut, EREBARA shkon në Kumanovë (sot në Kosovë) ku emërohet si llogaritësi në administratën lokale. Siç është analizuar nga dokumentet të studiuar deri tashti, ai është detyruar nga autoritetet turke të mos lëvizte nga Kumanova. Megjithatë, ai vazhdon aktivizimin e tij në favor të çështjes shqiptare. Më 29 janar 1909, ai themelon shoqërinë patriotike Bashkimi në Kumanovë. Klubi shqiptar i Kumanovës është çerdhja e parë të arsimit dhe të kulturës shqiptare në këtë trevë. Në këtë kontekst, në fillim të vitit 1909, fillon arsimi në gjuhën shqipe edhe në rajonin e Kumanovës. Më 31 janar të të njëjtit vit, ERABARA lajmëron botimin e revistës Lirija. Ndryshe nga komiteti i Beogradit, i cili kishte një drejtim politik, duket se qëllimi kryesor i këtij klubi është përhapja dhe leximi i shqipes me anë të alfabetit të aprovuar në Manastir. EREBARA hap kurse nate në Kumanovë ku jep mësim, përveç Jashari vetë, edhe Anastas Albanski, i cili është me origjinë nga një fshat pranë Rekës. Më korrik 1909, Bedri Pejani bën një vizitë në këtë shkollë, e cila pret, me sa duket, rreth njëzet fëmijë çdo ditë. Njoftimin e parë për hapjen e kësaj shkolle e gjejmë në një letër të datës 1 mars 1909 ku, në formë poshtëshënimit gjendet data 27. 02. 1909, siç e shënon z. Sevdail DEMIRI në artikullin e tij mbi klubin Shqiptar të Kumanovës në botimin e revistës shkencore Kërkimeve Historike 5-6 nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni më 2012. Në letrën e cila me sa duket ia është drejtuar Klubit të Manastirit ose ndonjërës prej shoqërive të kolonisë së Bukureshtit, me të cilat Jashar EREBARA mbante lidhje, thuhet se: “Ju bëjmë të dit se ne këtu hapmë një klub e shkollë shqiptaresh”. Megjithatë, sipas Dr Naim ALIMIT nuk përjashtohet mundësia që kjo shkollë ose kurse nate mund të ishte hapur edhe më parë, në fund të vitit 1908. Më 1911, EREBARA boton edhe një alfabet në Kumanovë, i cili njihet si “Abetarja e Jashar EREBARËS”, dedikuar për ta shpërndarë në Kosovë. Jashari hap shkollën e parë në gjuhën shqipe në Kumanovë, ku jep vetë ai mësim. Në fakt, ai tërheq vëmendjen e autoriteteve turke që reagojnë rreptë. Ata e përjashtojnë nga puna e tij në Kumanovë, siç e raporton gazeta Liria e Shqipërise te nr 7 të botuar më 20 maj 1911. EREBARA detyrohet të kërkojë një punë tjetër në Shkup, ku mendon se do të ketë mundësinë të vazhdojë aktivitetin e tij patriotik në favor të lëvizjes shqiptare. Rrethet patriotike i kanë besuar Nikolla Ivanajt botim e një reviste në gjuhën shqipe për të mbrojtur interesat e kombit shqiptar, me mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Bukuresht, Konstanca, Korçë, Selanik dhe Stamboll. Por, për shkak të prishjes së rendit nga revolta e Lëvizjes xhonturk, ai nuk ia arriti qëllimit.

Botimi i revistës “Shkupi” (1911 – 1912)

Jashar S. EREBARA boton revistën javore « Shkupi » nga viti 1911 deri 1912. Kjo është e para revistë në gjuhën shqipe botuar në Vilajetin e Kosovës. Nga fundi i periudhës osmane, shqiptarët jetojnë jo vetëm në Shqipërinë e sotme, por gjithashtu dhe në territore të tjera ballkanike, ashtu si në Kosovë, në pjesën lindore të Malit të Zi dhe në Maqedoninë e lartë perëndimore dhe gjithashtu në Epir. Me mbërritjen e tij në Shkup në maj 1911, EREBARA përkushtohet i kokë e këmbë përgatitjes së botimit të revistës Shkupi, ku numri i parë do të dalë më 29 gusht të të njëjtit vit. Publicistë (gazetarë) të shumtë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Danish Efendiu N. Draga marrin pjesë në mënyrë tepër aktive në nxjerrjen e këtij botimi, i cili përcjell edhe një herë idetë e lëvizjes shqiptare. Artikujt nuk janë të nënshkruar, në mënyrë që të mbrohen autorët nga hakmarrja e censurës.

« Shkupi » publikohet nga data 29 gusht 1911 deri më 19 shtator 1912, vetëm pak ditë para fillimit të luftës së parë ballkanike. Vendimi për të botuar këtë revistë ishte marrë në Kongresin të dytë të Manastirit /Bitolës, i mbajtur në mars dhe prill të vitit 1910. Nën presidencën e Bedri Pejanit, një mësues i gjuhës shqipe në shkollën Meçtebi Eteb në Shkup, ky kongres, në radhë të parë krijon mundësinë që t’i jepet forma përfundimtare alfabetit të gjuhës shqipe. Por fillimi i tij shtyhet për gjatë dy vjetësh për shkak të kryengritjes nga udhëheqësit e grupeve të Kosovës nën flamurin e Idriz Seferit dhe Isa Boletinit kundër autoriteteve osmane më 191035. Botimi përmbante katër faqe me një format 26 X 36 cm. Dy faqet e para, para dhe mbrapa, janë në gjuhën shqipe në alfabetin e “Bashkimit”, ashtu siç u vendos në Kongresin e Parë të Manastirit, mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Dy faqet e fundit, nga para dhe mbrapa, janë në turqisht me shkrim arab. Tekstet e publikuara në gjuhën shqipe kanë një përmbajtje politike në favor të ideologjisë të shoqatave patriotike shqiptare.

Zj. Bukurie MUSTAFA nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup i ka kushtuar gazetës « Shkupi » një studim shumë të imët, që është botuar në shtator 2013.

Në këtë rast nuk do të hyj thellë në prezantimin e kësaj reviste. Do të nënvizojmë veten dy-tri të dhëna për sa i përket temave që pasqyron revista në numrat e saj. 57. Artikujt e “Shkupit” japin mundësinë e përhapjes të koncepteve politike themelore të cilat bëjnë pjesë në përhapjen e ideve në favor të çështjes shqiptare. Ja disa nga tematikat themelore të cilat mund t’i gjejmë në këtë revistë: – aspiratat politike dhe sociale të lëvizjes kombëtare shqiptare, sidomos për sa i përket autonomisë dhe pavarësisë – ide të përgjithshme mbi shtetin, demokracinë, përfaqësimin e popullit – tema mbi kulturën historike – tezat mbi lëvizjen kundër autoriteteve dhe partive politike turke – çështja e gjakmarrjes – tezat e mbrojtura nga lëvizja shqiptare kundrejt pikëpamjeve të fqinjëve të cilët kërkojnë të shtrijnë territoret, por dhe kundrejt Fuqive të Mëdha. Për ne ka qenë e vështirë të mbledhim informacione të sakta për sa i përket numrit të tirazhit të Shkupit dhe popullaritetit të vërtetë të kësaj reviste. Duhet nënvizuar fakti se asnjë shënim nuk gjendet në revistë dhe dokumentet që kemi konsultuar nuk na kanë lejuar të mësojmë mbi tirazhin. Por duke ditur se kjo revistë është mbështetur nga rrethi i EREBARËS dhe nga bashkëkombësit e tij, gjithashtu edhe nga shoqëritë patriotike të qendrave më të rëndësishme shqiptare, mund të themi se kjo revistë nuk ka qenë pa lexues. Nga ana teknike, fakti se Shkupi është shtypur në shtypshkronja të cilat përdorin shkronjat me plumb, na lejojnë të themi se tirazhi ka patur një numër minimal, i cili mund të shkojë nga pesëdhjetë deri në treqind copë. Në mungesë të të dhënave të sakta, është e vështirë për ne të japim më shumë shpjegime. Është interesant fakti se si revistë e parë në gjuhë shqipe botuar në Vilajetin e Kosovës, Shkupi i përgjigjet një kërkese për një shtyp shqiptar në një territor i cili mbulon Kosovën e sotme me qëllim që të zgjojnë ndjenjat kombëtare përmes lexuesve të cilët ndodhen larg qendrave kulturore jashtë Perandorisë osmane dhe larg censurës së saj. Gjithashtu është e vështirë të njohim me saktësi të ardhurat e revistës. Në mungesë të dokumentacionit për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të mendojmë se të ardhurat ishin të pakta dhe se vinin nga lëvizja kombëtare shqiptare. Është interesant fakti se në fillim të shekullit XX, shtypi shqiptar pothuajse nuk ekzistonte. Sipas Nathalie Clayer : “më 1903-1904, në të gjithë Vilajetin e Kosovës, dy revistat më të lexuara Drita dhe Albania, mbërrinin në numër shumë të vogël (15 për të parin 2 për të dytin), në mënyrë të veçantë me anë të Konsullatave të huaja. Pjesa më e madhe e rrethit të lexuesve ishin katolikë, si në Prizren ku Drita dhe Albania lexoheshin me shumë interes në Konsullatën Austriake nga katolikët e qytetit. Në vendet e tjera të Fushë Kosovës dhe Metohisë, shpërndarje e këtyre gazetave pothuajse nuk ekzistonte. Këto dy revista nuk mbërrinin veç se ndonjëherë në Gjakovë dhe Pejë”.

Në këtë drejtim, një nga ngjarjet më të rëndësishme në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare ka qenë, me të vërtetë, krijimi në Stamboll, më 12 tetor 1879, i “Shoqatës së botimit dhe shtypit shqiptar”, që njihet më shumë me emrin “Shoqata e Stambollit”, e drejtuar nga Sami Frashëri. Të mos harrojmë se puna mobilizuese e vëllezërve Frashëri, si në planin ideologjik në favor të çështjes shqiptare, por dhe mbështetja teknike përgjatë disa dhjetëvjeçarësh është një përkrahje e padiskutueshme për të gjitha degët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Në përgjithësi, publicisti shqiptar Blendi Fevziu nënvizon, në veprën e tij mbi historinë e shtypit shqiptar, se titujt e lëvizjes kombëtare shqiptare do t’u nënshtrohen kushteve teknike dhe ekonomike të vështira. Në mungesë të një shpërndarjeje të organizuar, të nxjerrjes së rregullt, të një tirazhi të përshtatshëm për lexuesit e rregullt, shumë tituj kanë hasur shumë vështirësi për të mbërritur deri tek lexuesi, mbi të gjitha në Shqipëri ku shpërndarje e gazetave dhe revistave nuk ishte tepër e zhvilluar. Një tjetër çështje teknike ka kushtëzuar gjithashtu suksesin e botimeve: ajo e shtypshkronjave. Shtypi nuk mund të ekzistojë po nuk pati shtypshkronjë të zhvilluar. “Disa kanë qenë të detyruar të kërkojnë tek punëdhënësit, te firma të reja ose të gjejnë bashkëpunëtorë, me një fjalë të anashkalojnë vështirësitë. Kështu do të bënte dhe Jashar Erebara…”

SI PËRFUNDIM

Jashar S. EREBARA ka vazhduar veprën e tij në krijimin e shtetit shqiptar duke shkuar në Shqipëri ku ai do të fillojë një karrierë të re. Ai vë eksperiencën e tij administrative në shërbim të komunës së re të Tiranës. Pasi zgjidhet në parlament më 1924, ai do të jetë deputet i Dibrës përgjatë 15 vjetësh. Në favor të bashkimit midis Kosovës dhe Shqipërisë ai merr pjesë në disa komitete revolucionare, të shpërndara në të gjithë Ballkanin, për të mbrojtur interesat e bashkatdhetarëve të tij. Ai ndërron jetë më 1953 në Tiranë. Në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera, historia do të shkruhet ndryshe nga një gjeneratë tek tjetra. Ajo i përgjigjet objektivave të cilat lidhen me njohuri më pak ose më shumë të thella mbi të kaluarën. Duke u interesuar mbi jetën e panjohur të Jashar S. EREBARËS, duke u bazuar në dokumente origjinale të asaj kohe, objektivi ynë është të njohim rrugën e veçantë që ky personazh ka marrë, çfarë përfaqëson ai në “Shtetin shqiptar në krijim”, dhe çfarë ka sjellë në gjirin e qeverisjes se Shtetit shqiptar. Si të bëjmë në mënyrë që të bashkëjetojnë identiteti evropian dhe një ndarje brenda dhe jashtë Perandorisë osmane.

*Botuar fillimisht në “Studime Albanologjike 8”, botim i “Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 