Mjeket e ASMAI Zaçe e Hoxhaj në vijën e parë të angazhimit

E enjte, 28 Mars, 2024

Artikulli më i fundit i blogut online “Joint Albania” (që del në italisht) trajton karrierën profesionale të mjekeve e kërkueseve shqiptare në Romë, Drieda Zaçe e Ilda Hoxhaj, ndër nismëtaret e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Itali. Blogu, bashkërenduar në dy vitet jetë nga ekspertja e ndërkombëtarizimit të sipërmarrjeve Brunilda Moçka, synon të nxisë këto sipërmarrje italiane të investojnë në Shqipëri por gjithashtu të promovojë nisma e personazhe shqiptare në Diasporë.

ASMAI (akronimi italisht për Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Itali) lindi në 2020-n, në mes të zhvillimit të pandemisë globale të COVID-19. Ky pagëzim formues në një periudhë emergjence globale e përfshiu menjëherë në rrugën e kërkimit shkencor mbi pandeminë. Ky angazhim u mundësua përmes ndërlidhjes së ngushtë profesionale të anëtarëve të tij.

Blogu “Joint Albania” ka parë nga afër veprimtarinë profesionale të dy prej tyre: Drieda Zaçe, kryetare e Shoqatës, e Ilda Hoxhaj, bashkëthemeluese e koordinatore organizative.

Të dyja nga Shqipëria e Jugut (Zaçe nga Kuçova e Hoxhaj nga Vlora), diplomohen për Mjekësi të Përgjithshme në Tiranë (2016); transferuar më pas në Romë për vazhdimin e studimeve, mbyllën sivjet doktoraturën në Shkencat Biomjekësore Bazë e Shëndet Publik pranë Università Cattolica del Sacro Cuore.

Drieda Zaçe është kërkuese shkencore pranë këtij universiteti dhe mbulon një rol drejtues tek qendra e tij kërkimore CeRiSSaP, pranë të cilit edhe Ilda Hoxhaj bashkëpunon si kërkuese shkencore. Gjithashtu Hoxhaj është kërkuese shkencore pranë Fondacionit Poliklinika Universitare Agostino Gemelli. Kjo lidhje e ngushtë profesionale është forcuar me bashkëpunimin e të dyjave në projektin “Intensifikimi i aftësive të kërkimit shëndetësor në vendet e Ballkanit Perëndimor”, financuar nga BE e bashkërenduar nga Hoxhaj. Mes punëve të shumta shkencore ku kanë bashkëpunuar të dyja po veçojmë dy ndër më të rëndësishmet: e para (që rendit mes autorëve profesorin e mirënjohur italian Walter Ricciardi) fokusohet tek qasja e sistemeve shëndetësore ndaj pandemive në kohë (dhjetor 2020), ndërsa e dyta ka të bëjë me ndërhyrjet në përballimin e kazistikave të shëndetit mendor tek operatorët shëndetësorë gjatë periudhës së përhapjes së sëmundjeve infektive. Të dyja botimet kanë hyrë në arkivin e librarisë më të madhe biomjekësore botërore National Library of Medicine.

Misioni i ASMAI-t qendron në krijimin e një rrjeti bashkëpunimi shumëdisiplinor e ndërsektorial mes mjekëve shqiptarë që zhvillojnë veprimtarinë profesionale në Itali dhe bashkërendim veprimtarish me shoqata të tjera që kanë qëllime analoge në Shqipëri e vende të tjera. Lindja në periudhën akute të pandemisë e futi në veprimtari të menjëhershme, si për shëmbull organizim e pjesëmarrje në evente online mbi menaxhimin e emergjencës në Ballkan, veçanërisht në pjesën shqipfolëse të Gadishullit. ASMAI bashkëpunon me një grup studiuesish ideatorë të platformës Covid19Balkans me qëllim informimin e qytetarëve ballkanikë në gjuhët e tyre kombëtare mbi pandeminë dhe me Universitetin e Montrealit mbi një pyetësor në lidhje me përvojën e shqiptarëve gjatë krizës. Mjekët e Shoqatës kanë pjesëmarrë në konferenca profesionale me mjekët shqiptarë në Gjermani e Mbretërinë e Bashkuar. Shoqata ka kultivuar edhe marrëdhënie me institucionet diplomatike shqiptare më Itali. Bashkë me të tjerë kolegë mjekë, dy doktoreshat kanë ndihmuar në përshtatjen në shqip të një udhëzuesi mbi aftësitë psikosociale për personat që punojnë në përgjigje ndaj COVID-19 (redaktuar nga entet e OKB-së IASC e OCHA), si edhe kanë ndërhyrë në TV shqiptare për të informuar publikun mbi ecjen e pandemisë në Itali.

Përvoja e Drieda Zaçes e Ilda Hoxhajt në fushën mjekësore e ASMAI dëshmon një pjekuri të plotë të profesionistëve shqiptarë në diasporë, në kuadrin e një angazhimi të modernizuar nga ana organizative e mediatike dhe që synon t’i kthejë në pjesëmarrës e bashkëpunëtorë të ndërlidhur në një përfshirje të frytshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 